SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

XHEVAT BISLIMI: KUSH PO THOTË SE NUK KA PËRPARUAR KOSOVA SHQIPTARE?!

Viti, 17 tetor 2018: Perandoria osmane, superfuqia e asaj kohe, per gati pese shekuj (rreth 500 vite) kishte mundur t'i ndertonte ne Kosoven shqiptare rreth 50 xhamia... Qe i bie dhjete xhamia ne çdo njeqind vjet. Numri i xhamive u shtua ne kohen e sundimit te krajlit serb, i cili per xhamia ishte treguar me dorelire se sulltanet osmane! Shqiptaret i donte "myslimane" edhe kralevina serbe, sepse keshtu i asimilonte dhe debonte per ne Turqi me lehte! Asnje shkolle shqipe nuk ishte ne kohen e kesaj kralevine! Ndersa kushdo qe guxonte te angazhoheje per shqiptari e per gjuhe shqipe ndiqeje, burgoseje, deboheje e vritej! Imamet kishin rrogat e akademikeve te kohes! Sigurisht, sepse benin pune dhe sherbim te jashtezakonshem per shpernguljen e shqiptareve dhe asimilimin e tyre ne "myslimane", "boshnajke" e "turq"! Ajo kohe nga populli njihet si koha e "dindinarit"!

Pas Luftes se Dyte Boterore numri i xhamive te ndertuara ishte i paperfillshem deri ne vitin 1981. Pas Pranveres Shqiptare te vitit 1981 Jugoserbia futi ne veprim projektin per ndertimin e xhamive ne Kosove permes bashkepunetoreve te saj shqiptare... Ne shume fshatra shperthyen nisma e aksione per ndertimin e xhamive! Nismetare dhe ne balle te aksioneve per ndertimin e xhamive ishin agjentet dhe bashkepunetoret e rryer te Jugoserbise! Natyrisht qe asnjeri prej tyre nismat dhe aksionet nuk i merrnin ne emer te shtetit pushtues, por ne emer te zotit e te fese. Por, secili i njihte pak a shume dhe i dinte per lidhjet e tyre me pushtetin keta nismetare xhamish... Keshtu, me fe e me pushtet, ia dilnin keta faqezinj te mblidhnin para dhe te fitonin mbeshtetje per ndertimin e xhamive... Qellimi i Serbise (edhe i Maqedonise se sunduar nga sllavet...) ishte t'i paraqiste shqiptaret si "myslimane" ne syte e botes perendimore! Prandaj, s'kishte pse te lodheje Evropa dhe as bota demokratike per te drejtate e ketij populli "mysliman", qe nuk meriton me shume se persekutimin, shtypjen, burgun dhe debimin qe i bente Jugoserbia! Per fatin e madh te shqiptareve Levizja Kombetare, e sidomos Levizja Popullore e Kosoves dhe Ushtria Çlirimtare e themeluar prej saj, i prishi planet e Jugoserbise dhe te miqve te saj nderkombetare (sidomos Rusise...). Lufta Çlirimtare e organizuar dhe e drejtuar nga Levizja Popullore e Kosoves nuk ra ne gracken e ideologjive fetare antishqiptare dhe antiperendimore, sepse rrenjet e popullit shqiptar dhe te qyteterimit te tij jane evropiane, jane perendimore...



Vendosja e UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-se dhe e shume organizatave te deklaruara joqeveritare, por qe benin pune qeverish e projektesh antishqiptare, krijuan terren te pershtatshem qe projekti i Jugoserbise te plotesohej nga Turqia obskurantiste e Erdoganit! Turqia erdoganiste permes TIKA-se (agjenci shteterore!) dhe permes organizatave dhe agjencicve e sherbimeve tjera, e perkrahur edhe nga bashkepunetoret e Serbise, ndermori fushaten e eger dhe teper kercenuese per identitetin dhe qyteterimin e popullit shqiptar te ndertimit te xhamive! Turqia erdoganiste operoi dhe po operon e papenguar ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine e kater vilajeteve duke ndertuar xhami turko-arabe, qe perhapin gjuhen, kulturen, doket, zakonet e ideologjite turko-arabe dhe duke rekrutuar klerin per qellimet e saj imperialiste ndaj gjuhes, kultures e qyteterimit shqiptar... Po renovon teqe, tyrbe e po"krijon" varreza turke ne truallin shqiptar! Vetem ne Kosoven e kufijve te sotem Turqia erdoganiste ka ndertuar rreth 900 xhami!!! Tash po nderton edhe "kryexhamine" ne Prishtine (rreth 40 milione euro!)! Ky projekt kaq antishqiptar u zhvillua krejt i papenguar, sepse ne Tirane nuk kishte nje qeveri kombetare, ndersa ne Prishtine e ne Shkup edhe me keq!... Populli shqiptar, si çdo popull tjeter, ka nevoje per fe e per faltore (xhami e kisha) me fytyre shqiptare dhe qe u sherbejne shqiptareve dhe interesave te tyre... Shqiptaret kane nevoje shpirterore per xhami e kisha (faltore) ku predikohet, ku thirret e ku behen lutjet ne gjuhen e Zotit, ne gjuhen shqipe. Jo ne gjuhe te huaj!

Turqia erdoganiste ka ndertuar edhe ndonje shkolle, por ne gjuhen turke, edhe pse ne Kosove nuk ka turq! Pastaj edhe dy-tri shkolla per femijet e qeveritareve dhe politikaneve e matrapazeve tane!

Ne Turqi jetojne miliona shqiptare edhe sot (kane jetuar ilire e arber edhe pa u vendosur turqit ne Turqi) pa asnje te drejte kombetare e politike! Jo vetem perkatesia kombetare, por atyre u mohohet dhe ndalohet edhe gjuha ametare, gjuha shqipe! Kam besim te kombi yne qe edhe kete situate te rende, ku e kane katandisur, do ta perballoje me energjite e tij te pashterrshme te shtresuara nder shekuj... Qyteterimi i lashte shqiptar evropian do te triumfoj. Rinia shqiptare nuk do te mundet nga obskurantizmi dhe nga ideologjite fetare te mesjetes. Dituria, shkenca, kultura, arti, zhvillimi, perparimi e drita do te ngadhnjejne mbi erresiren. Do te kete edhe imame e prifterinj patriote qe nuk do t'u sherbejne qellimeve e projekteve antishqiptare..


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks