SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

FAHRI DAHRI: NIPI DHE GJYSHJA (*)

Itali, 22 tetor 2018: Lindi një jetë, lindi një fëmijë. Gëzim në familje dhe më gjërë. Fryt i një dashurie dhe njëherazi i një përsosmërie të përkryer. Një krijesë e vogël, por e kompletuar dhe e veçantë me krijesat pambarim të këtij planeti.

Synimi i përsosmërisë!


Njohje e nderim për ‘të, dhe dëshira për ndryshime periodike dhe në vazhdimësi, pengesa për të keqen, përkundrejt horizonteve pa kufi për të mirën. Kështu qoftë dhe u realizoftë!

Gëzim i vërtetë dallon dukshëm në fytyrat e të gjithëve, në shprehjet e shumta të urimit, edhe shtëpia, gjithshka të duken të hareshme, të gëzuara. Të gjithë të gëzuar, moral i lartë, kush e kush pa rezerva dhe individualisht, natyrshëm shfaqin gëzimin.



Gjyshja! Sa lindje të tilla ka pritur! Por, gëzimi tek ajo nuk është shteruar, ndonse mbart në jetën e saj edhe vuajtje, hidhërime, përcjellje të më të afërmve, dhembje të forta, shkëputje copash të shpirtit të saj. E, ajo, gjyshja sot është e gëzuar, shumë e gëzuar. Shpirti, zemra i gufon, thua se edhe ajo është në fillim të jetës!

Sa burim i pashtershëm qenka gëzimi! Ditët dhe netët i lënë vend njëra-tjetrës. Nis një fillim i ri, e aty ku mbaron një fillim, nis përsëri një fillim tjetër i ri, e kështu pambarim dhe për gjithshka. Mendoj se kjo është ajo që “shpirtërat nuk vdesin”.

Nipi rritet, të qarat foshnjore, këta tinguj të ëmbël çajnë ajrin dhe shkojnë edhe tek veshët e gjyshes, e ajo me buzë në gaz që edhe rrudhat e viteve duket sikur i humbin për një çast, vrapon tek nipi për ta qetësuar. Mjafton vetëm përkëdhelja e gjyshes dhe nipi fillon të sjellë buzët pak në gaz, por që gjyshes i sjellin shumë lumturi. Ajo i flet me fjalë të tilla, që edhe vetë gjyshja nuk e di nga i burojnë dhe as se ç’farë i thotë! Në anën tjetër edhe nipi bëlbëzon dhe gjyshja lumturohet shumë, shumë!

Nipi-fëmijë nuk artikulon dot fjalë me kuptim, por gjithsesi gjyshja e kupton, e don dhe e ndihmon me përkëdheli e me pamasë dashuri. Kështu nipi rritet, gjyshja madhohet, vjetërohet dhe të dy, nip e gjyshe e duan shumë njëri-tjetrin.

Sa shpejt ikin ditët e netët për gjyshen. Nipi u rrit, u madhua, gjyshja gjithnjë e më shumë plaket, fuqitë kufizohen, pamja zvogëlohet, dëgjimi rëndohet..!

Sa keq për gjyshen! Ajo ndjen fundin e fillimit të aj, shikimi, fuqia dhe dëgjimi janë afruar shumë tek kufiri i “zeros”, por dashuria për nipin mbetet e lartë, e pa tronditur. Përsëri gëzimi mbetet i lartë, burimi i tij - i pashmangshëm tek gjyshja!

Ndryshe ndodhi me nipin. Ai e don gjyshen, e respekton, por seç filluan të shfaqen mërzitja dhe durimi tek nipi, ato kanë filluar të zënë vend pak e nga pak, për atë, gjyshen e dashur - gëzim pashterurën!.

Gjyshja vdiq!

â—Źâ—Źâ—Ź

Nipi rri e mendon i penduar: “Pse vallë mërzitja për gjyshen dhe mos durimi , erdhën dhe u shtuan tek mua ndaj gjyshes?. Ajo nuk u mërzit asnjëherë, as nuk u bezdis me mua kur unë isha si “ajo”! Si është e mundshme që unë nuk arrita t’i ktheja asaj ato që ajo më fali mua?!”

Mos vallë ky është fenomen, që “natyra” e ka pjesë të përsosmërisë, për të lehtësuar dhembjen e madhe që shkakton “humbja e njerëzve të dashur” për ata që mbeten të gjallë, ndaj atyre që përfundojnë fillimin e tyre?!. Apo, mos ndoshta njeriu duhet të shlyej “detyrimin” e tij vetëm një herë, duke i dhuruar gëzimin e përkujdesjen e tij vetëm për rastet e fillimeve të reja?! Ndofta, nuk e di!

Por di se, sidoqoftë, dashuria, respekti, përkujdesja, ndihma e ndërsjelltë mes njerëzve, nuk duhet të ketë kufizime kohore. Gjithmonë duhet të kemi dashuri, dhembshuri, durim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

* Shënim: Pjesë nga libri: “Princesha e Ballkanit, botim i vitit 2009 – autor: F.Dahri”

Fahri Dahri Itali, m* 22 tetor 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks