SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

ARIF EJUPI: NĂ‹ SHTUTGART U SHUA NGA JETA I RIU ENVER EJUPI

Gjenevë, 25 tetor 2018: Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi,nga fshati Vendenis( ish - Gllamnik) i Podujevës.

Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane, shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.

Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.

Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.



Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.

Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjestarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë,qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.

Dhembja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri ,la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi të thellë familja Ejupi,falenderon nga zemra përsonelin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Shtutgartit ,të Gjermanisë,i cili bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin ,e tyre të dashur dhe të urtë ,deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër,sot pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania,Austria,Zvicra, Franca,Italia,e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit Vendenis ( lagjeja Ejupi ) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.

Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri,të prehet në paqje dhe qetësi, në dheun e Kosovës së lirë ,të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri tjetër të kësaj bote.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks