SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

REXHEM KASUMAJ: KËNGA E MUNGUAR DHE ORË QË S'I MUNGOI VUAJTJA!

Berlin, 30 tetor 2018:

"Kosovë,

as e vajtuar

as e kënduar..."

Kështu vjershëronte poeti serb (M. B.) dhe i qante zemra që s'arriti t'a këndonte kurrë tokën e huaj.

Historia e pushtimeve dhe miteve të shpifura, s'do të prodhonte dot përhershmërinë e ëndërruar...Kur shteti i tij kishte sundimin, i mungonte populli, ndërkohë që së fundmi, i zbritur nga qielli ku mërgoi sipër krahësh pa flatra, do mbetej pa asnjë prej tyre.


Po shqiptarët?

Njëqind vjet s'patën lirinë, por kishin Dhéun amnor dhe njeriun që banonte aty bashkë me zotat e lashtë. Ndërkaq tani, në ag mijëvjeçari, ndryshe nga serbi, në dorën e vet hekurash të lodhur, ka të dyja bashkë: edhe të bekuarën, pavarësinë edhe provën e gjallë etnike për autoktoninë...

Por si do të vargnojë poeti shqiptar?

A do të këndojë, apo ndoshta ende do trishtet e ankojë:

Kosovë, edhepse e jona

njëj vule të praruar

nga bijtë e tu shkelur

ende e pa-gëzuar..!


Dhe ashtu, mot pas moti, ata presin këngën e munguar.

Veçse pritja e tillë, e gjatë dhe përulëse, është mëkatare...Si vetë ftyra e robnísë!

__________________

Berlin, fundtetor 2018

Orë që s'i mungoi vuajtja...


Ndërsa një mbrëmje të rubintë fundvere sodisja n'vetmi sheshin e Prishtinës, mendoja: ja, i miri, qyteti im. Jam sërish n'prehnajën e tij...Kafenetë, stolat, rruginat anësore, gjethurinë e parë vjeshte mbi to, kalldrëmi që dikur e kishin shkallmuar tanket, e tani gazmojnë fëmijë fluturakë, njatjetimet, buzëqeshjet e takimeve të befta, blirët dëshmitarë..

Ç'mrekulli, thashë. Të jetosh stinët e tyre. Kujtesën e gurnajës. Aromën e natyrës kur vdes...Aty. Përherë. Pa ndërhyrjen e degdisjes që, mbase, vetëm Mendje e epërme mund të ketë shpjegim...

Dhe çasti, më i shkurtër se fshâmja, formën e revoltës të merrte desh. Por, jo. Sa shpesh ngjizet thellë dhe, posa jep shenjat e shpërthimit të bukur, të zjarrtë, shuhet sakaq në votrën e errtë. Në hínin e saj pa prush. Pa fjollë tymi që pjalmin e jetës fton...

Sepse, ashtu si kthimi nga vdekja, kjo është e pamundur. Është një prerje e thellë kohësh që ka thinjat në mes...A nuk thoshte dhe Nabokov, se ata që kanë humbur njëherë atdheun, s'mund ta gjejnë kurrë më atë?..Në gjurmë të tij, si për t'i prehur bashkëvuajtësit e arratiakut hebre, Zarathustra flet: "O zemër e lashtë, po t'ndodh një fatkeqësi. Pranoje si fatin tënd dhe kënaqu me të."

Mirëpo e shumta, vetëm ca vargje mbeten si flamur i shkrumuar betejash mes dy brigjesh të largëta.

***

Kafené "grill Nani"

viti 90-të,

"grill Nani" sërish

tani mot i 10-të

milenium i ri.

Dhe midis tyre

dashuria që ikën

e dhimbja që kthehet

si zonjë e thinjur

n'shtëpi.

*
**

Ndaj dhe, çasti nuk kje aspak ligështi. Pulsim i prorshëm malli. Kurth i tij mashtrues. Është pesha e pelintë e një tëhuajsimi të dyfishtë: i huaj, atje ku as ajri s't'kupton përtej malesh të Bohemisë e, poaq, i huaj në Dhélindje ku zë në thua dhe në pragun e shtëpisë.

R. K.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks