SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

SKËNDER SADRI KAPITI: VETING-u DUHET TA SHKRIJË KOORPORATËN E KRIMIT GJYQËSOR NË SHQIPËRI!

Durrës, 31 tetor 2018: Pa u shkrirë, shpartalluar dhe asgjësuar korporata kriminale fitimprurëse e gjyqësorit në Shqipëri nuk dekriminalizohet politika, nuk luftohet korrupsioni, as krimi politik, as ai i organizuar dhe as ai ordiner, nuk ndërtohet shteti ligjor dhe nuk ka përparim për integrimin në BE.

Pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor në Shqipëri, pothuajse shumica e gjyqtarëve e prokurorëve e të gjitha shkallëve të gjyqësorit janë të korruptuar dhe të kriminalizuar. Dhe prandaj duhet që pothuajse minimalisht të gjithë prokurorët e gjyqtarët duhet të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, duhet të hetohen dhe t’u konfiskohen të gjitha pasuritë e fituara paligjshmërisht duke abuzuar ,vjedhur, grabitur ,pra duhet t’u konfiskohen pasuritë e fituara me krimin gjyqësor të bërë me vendimmarrjet kriminale të tyre.

Dhe jo vetëm kaq por duhet të kallxohen e të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen me burg për shklelje të ligjit dhe te krimeve të bëra prej tyre në emër të ligjit dhe në emër të Republikës.

Pas fillimit të VETTING-ut gjyqtarët e prokurorët të cilët janë akoma në detyrë jo vetëm se nuk janë frikësuar por janë bërë më agresiv dhe po bëjnë batërdinë me drejtësinë, po abuzojnë tejskajshëm sepse e dinë se e kanë të sigurtë atë se: pasoja më e madhe që u vjen atyre nga VETTING-u është vetëm dëbimi i tyre nga drejtësia dhe jo penalizimi apo ndëshkimi i tyre për antiligjshmërinë dhe për krimin që kanë bërë me drejtësinë.



Dhe atyre as nuk u bëhet fare vonë për këtë “masë” largimi e skualifikimi pasi ata e kanë siguruar mirëqënien e përjetshme të tyre ,të familjarëve dhe të të afërmëve të tyre me milionat e parave dhe me pasuritë e mëdha që i kanë siguruar dhe që i kanë fshehur shumë mirë dhe sigurt brënda dhe jasht Shqipërisë.

KËTU, NË KËTË SHKRIM PO I DREJTOJ KËTË APEL VETTING-UT

VETTING-u duhet të marrë në konsidertatë të gjitha ankesat e qytetarëve dhe të viktimave të padrejtësive dhe të krimeve gjyqësore të gjyqtarëve e prokurorëve dhe të analizojë vendimmarrjet e tyre.

VETTING-u nuk mund ta kryejë misionin e tij pa bërë hetimin , vlerësimin logjik, profesional të vendimmarrjeve të prokuroreve dhe të gjyqtarëve, pasi askund dhe askush nuk vetëlargohet, nuk del hapur dhe nuk e pranon krimin, abuzimin dhe trafikimin e ligjit dhe të drejtësisë.

VETTING-u duhet të marrë në konsideratë dhe të shqyrtojë pra të gjitha ankesat e qytetarëve, të gjitha ankesat e viktimave të krimit gjyqësor, të krimit të gjyqtarëve pasi askush nuk del dhe të thotë se unë kam abuzuar ,kam vjedhur ,kam spekuluar dhe kam trafikuar e bërë krimin e korrupsionin me Ligjin. Janë veprimet, sjelljet dhe vendimmarrjet ato të cilat tregojnë edhe qëllimin e tyre.

Nuk është e mjaftueshme kryesisht vetëm zbulimi i fshehjes dhe i mosdeklarimit të pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve të fituara në mënyrë të kundraligjshme, pasi ata si mjeshtra të korrupsionit janë edhe mjeshtra të fshehjes së pasurive të fituara nga korrupsioni, krimi dhe shitblerja e ligjit.

VETTING-u duhet të marrë në kosideratë të gjitha ankesat e qytetarëve të bëra gjatë gjithë kohës nëpër media, në KLD, te Presidenti etj.

VETTING-u patjetër duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kallximet penale të qytetarëve të cilët kanë bërë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve , pasi askush, asnjë qytetar i cili ka marrë guximin për ta denoncuar në prokurori apo ka ngritur edhe padi kundër gjyqtarëve e prokurorve , të gjithë kallximet janë pushuar dhe gjykatat gjithmonë kanë rrëzuar paditë e qytetarëve bere kundër gjyqtarëve e prokurorëve, pasi koorporata gjyqësore e krimeve gjyqësore mbron me fanatizëm antarësinë e vet, inkuizicionin e tyre, mbrojnë njëri-tjetrin pasi së bashku kanë bërë antiligjshmërinë dhe vetëgjyqësinë si ua ka dashur interesi dhe përfitimi personal.

VETTING-u duhet të shikojë edhe atë që edhe sot prokurorët e gjyqtarët po abuzojnë rëndë me ligjin ,pasi ecin me motivin, “të marrin e të zhvasim sa të mundemi se do të ikim”.

Pra VETTING-u mos ta kufizojë pastrimin e gjyqësorit vetëm me largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por u duhet bërë e qartë gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë se do të ndiqen ligjërisht për shkeljet dhe antiligjshmërinë që po e bëjnë shumë rëndë tani dhe deri në kohën kur edhe mund t’i skualifikojhë VETTING-u.

Që sistemi i drejtësisë është dhe ka funksionuar si një Koorporatë kriminale dhe korrupsioni e tregon vetë fakti se mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia dhe prej krimit gjyqësor dhe prej padrejtësive të sistemit gjyqësor shqiptarët po e braktisin Shqipërinë .

A nuk tregon fakti që më pak se 10% e shqiptarëve të cilët besojnë te drejtësia janë vetëm ata të cilët përfitojnë padrejtësisht dhe kriminalisht prej saj në dëm të mbi 90% të shqiptarëve të tjerë të cilët e kanë pësuar rëndë nga padrejtësia e drejtësisë?

Më pak se 10% e përfituesve nga drejtësia janë koorporata kriminalo-gjyqësore e drejtësisë, e politikaneve e pushtetarëve VIP-a, e atyre me lidhje nepotike, korruptive e kriminale rreth tyre, e mafiooligarkisë dhe e të të fortëve të krimit e të korrupsionit të cilët i ka bërë të fortë drejtësia dhe mbrojtja e drejtësisë së krimit e korrupsionit. Drejtësia në Shqipëri ka bërë terrorin dhe krimin e dyfishtë mbi viktimiat e krimit dhe të korrupsionit, duke mos u dhënë atyre të drejtën dhe duke mos i mbrojtur ata ,pra viktimat dhe të dobtit, të cilët kanë nevojë për drejtësinë, por duke i ndëshkuar, grabitur dhe duke ua shitur atyre të drejtat te korrupsioni, te ryshfeti dhe te paraja e të të fortëve të politikës dhe të krimit.

Nëse VETTING-u nuk e shkrin këtë sistem të drejtësisë këta gjyqtarë e prokurorë të cilët e kanë degraduar deri në këtë farë gjëndje drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë shqiptare , atëhere VETTING-u do të dështojë. Shqiptarët kanë besim te VETTING-u pasi ai është ngritur vetëm për të ndryshuar , pastruar dhe për ta vënë në funksionim drejtësinë shqiptare, dhe jo për të bërë ndonjë ndryshim e zëvëndësim të ri preferencial politik dhe oligarkik. Kjo do të ndodhë kur jo vetëm të dëbohen por edhe do të ndiqen e të ndëshkohen rëndë ligjërisht gjyqtarët e prokurorët të cilëve do t’u zbulohen pasuri të fshehura dhe veprimtaritë abuzive e kriminale të tyre me ligjin të bëra në emër të tij dhe të Republikës të cilën ky sistem drejtësie e ka kapur dhe degraduar.

Ky sistem drejtësie ka bërë krimin gjyqësor, krim i cili ka ngritur në sistem korrupsionin dhe paligjshmërinë; krim i cili kërcënon sovranitetin , imazhin dhe prestigjin kombëtar.

Ky gjyqësor është aktori dhe faktori kryesor i cili e mban prej 28 vitesh peng Shqipërinë, është shkaku kryesor i moszhvillimit dhe mosfunksionimit të shoqërisë, të demokracisë dhe të shtetit; ky gjyqësor është shkaku kreyesor i cili e mban Shqipërinë jasht BE-së. Prandaj ky sistem duhet të shkrihet dhe ngritja e drejtësisë shqiptare të fillojë nga zeroja e pastër, pa këta gjyqtarë e prokurorë të cilët gjithmonë vetëm sa do të pengojnë dhe do të infektojnë edhe juristët e rinj që do të vijnë në drejtësi.

Pra, ky gjyqësor ka bërë kështu jo indirekt por drejtpërdrejt tradhëti kombëtare.

Aq shumë rëndë është infektuar, korruptuar e kriminalizuar drejtësia, politika por edhe shoqëria civile sa që do të ishte e mira që drejtësia në Shqipëri të vihej për disa vite nën protektorat juridik ndërkombëtar , duke sjellur dhe duke ia besuar drejtësinë ekspertëve dhe gjyqtarëve profesionistë amerikanë dhe europianë në mënyrë që të bëhej i mundur vendosja e besimit të shqiptarëve te drejtësia, si dhe kulturimi dhe edukimi masiv e publik me botën e ligjeve moderne.

Shqiptarë kanë besim se drejtësinë në Shqipëri do ta bëjë VETTING-u pasi ai monitorohet nga Operatori Ndërkombëtar I Monitorimit dhe strukturat e VETTING-ut, SPAK- Struktura e Posacme Antikorrupsioin dhe BKH- Byroja Kombëtare e Hetimit.

VETTING-u ka misionin historik me rëndësi jetike dhe kombëtare për shqiptarët, që atyre tu kthehet dinjiteti, personaliteti si dhe siguria e besimi te drejtesia.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks