SHKRIMI
e premte, 18 janar 2019

GJOKË DABAJ: DY SHTETE SHQIPTARE DUHET TË NXJERRIN LIGJE KUNDËR MERCENARIZMIT!

Durrës, 3 Dhjetor 2018: Është e çuditshme si nuk u “ka rënë në sy”, as parlamentarëvet, as qeveritarëvet të dy republikavet shqiptare, dukuria e mercenarizmit që po e bren nga brenda, deri në rrëzik shkatërrimi, krejt qenien e këtyre dy shteteve.

Mercenarizmi, shprehjen konkrete e ka te PARAJA: Paguhet një njeri, për t’i shërbyer, jashtë normavet të moralit pozitiv njerëzor, atij prej të cilit paguhet. Paguhet një shtetas prej një shteti të huaj, për t’i shërbyer atij shteti të huaj. Paguhet, merr PARA, por edhe privilegje, predikuesi i një ideologjie të huaj, për t’i shërbyer asaj ideologjie të huaj, në dëm të kombit ku ajo ideologji përhapet.

Në dy shtetet shqiptare janë të shumtë llojet e mercenarëvet. Nëpër qytetet tanë gëlojnë grupet dhe individët mercenarë. Të maskuar me lloj-lloj emërtimesh, ata veprojnë në të gjitha fushat. Veprojnë nëpër shoqatat tona patriotike, për t’i përçarë e çorientuar ato. Veprojnë në organet e medias, nga gazetat e portalet, deri edhe në shtypshkronjat: Një libër që do të mund të dilte në dritë për 14 ditë, ta zvarritin e ta vonojnë 14 muaj ose ta pengojnë për të mos u botuar kurrë!



Por unë do të ndalem këtu vetëm në tri kategori njerëzish TË PAGUAR, të cilat mund t’i quajmë SHTRESA SHTETASISH TË PAVETËDIJSHËM, madje të bindur se nuk po bëjnë asgjë të keqe dhe këta, fatkeqësisht, janë aq të shumtë e aq të dëmshëm, sa çdo shqiptar TË VETËDIJSHËM, duhet ta shqetësojnë deri në padurueshmëri.

1.Shqiptarët ose minoritarët grekë që marrin PAGESA të rregullta prej shtetit grek, “thjesht për t’u quajtur grekë”.

2.Shqiptarët që marrin RROGA të rregullta prej qarqevet të ndryshëm, jo vetëm për të shërbyer në ushtritë islamike, por “thjesht për t’u deklaruar myslimanë” dhe për t’u veshur simbas rregullavet të myslimanizmit.

3.Shtetasit e Republikës së Kosovës me kombësi sërbe apo malaziase, që marrin RROGA të rregullta prej shtetit sërb, me kërkesën për të qëndruar në Shqipëri, konkretisht në Republikën e Kosovës, dhe për të vepruar këtu në interes të Sërbisë.

Cilësitë e përbashkëta të këtyre mercenarëve janë dy:

1.Këta nuk mbajnë uniformë ushtarake dhe nuk mbajnë hapur armë.

2.Të gjithë këta bëjnë sikur nuk dinë ose vërtet nuk dinë, nuk u shkon mendja, që janë MERCENARË.

Sërbët, shtetas të Republikës së Kosovës, duket sikur as që e marrin mundimin t’i bëjnë pyetjen vetes: Pse po m’i jep Sërbia këto para? A sepse i kanë tepruar? A sepse s’ka njerëz të varfër në Sërbi?

Shqiptarë, vllehë, ose minoritarë grekë, shtetas të Republikës së Shqipërisë, duket sikur as që e marrin mundimin t’i bëjnë pyetjen vetes: Pse po m’i jep Greqia këto para? A sepse i dhimbsem unë, apo sepse ka ndonjë qëllim të ulët, moralisht të ndotur, ndaj shtetit shqiptar? A s’ka njerëz hallexhinj në Greqi, por gjeti mua të më “mëshirojë” shteti grek?

Shqiptarë me besim mysliman, shtetas të dy shtetevet shqiptarë, si dhe të shtetit që tash po duan ta quajnë Maqedonia Veriore, duket sikur as që po e marrin mundimin me e pyetë veten: Pse po na i japin qarqet islamikë këto para, mua dhe gruas sime, me kushtin “më kryesor”, që të vishemi si myslimanë? Meshkujt të lëshojnë mjekrat e gratë të mbulojnë kokën dhe fytyrën?! Qarqet islamikë të Lindjes, por, si duket, edhe më shumë ata të Perendimit, ç’punë kanë me ne shqiptarët, që duan me doemos të quhemi “komb mysliman”?

Parlamentet dhe qeveritë e dy shtetevet tanë, nëse edhe vetë nuk janë MERCENARË, duhet sa më shpejt të ndërmarrin masa kundër kësaj dukurie, të themi “moderne” të mercenarizmit, dhe të nxjerrin sa më parë ligjet përkatës. Thjesht edhe qartë: Kush pranon PARA prej shtetevet të huaj, qoftë në formën e rrogavet a pensionevet pa qenë kurrë i punësuar i atyre shteteve, qoftë në formën e ndihmavet mujore, qoftë në ndonjë formë tjetër, dënohet simbas ligjevet kundër mercenarizmit.

Unë nuk e di a ka dikund ligje të tillë në kohën e sotme, por di që ky lloj mercenarizmi që po “lulëzon” sot në dy shtetet tanë dhe gjetkë në Shqipëri, ku ende ka shqiptarë, po e dëmton rëndë Kombin Shqiptar. Ky lloj mercenarizmi, me fytyrë “engjëllore” e krejt “të pafajshme”, madje veshur me petkun “humanitar”, është GJARPËR NË GJI për Kombin tonë dhe, në qoftë se shqiptarët nuk alarmohen prej këtij lloj gjarpri, pickimet e tij mund ta shtrijnë një ditë përtokë krejt këtë komb të mrekullueshëm.Ta shtrijnë përtokë, në mënyrë që pastaj të mund ta shkelë kush të dojë!

Merrni si shembull ç’ndodhi para disa ditësh me të tillë MERCENARË në një fshat jugor të Republikës së Shqipërisë. E çoi vetë Greqia drejt vdekjes një djalë të ri dhe tash po e shpall hero, në mënyrë që, në vazhdim, edhe të tjerë, shtetas e joshtetas shqiptarë, të vriten për Greqinë në tokën e Shqipërisë.

Merrni si shembull sërbët në pjesët veriore të Republikës së Kosovës. Që të gjithë ata sërbë janë të ardhur dhe bëjnë sikur Shqipëria (simbas tyre Kosmeti) është atdheu i tyre. Le të bëjë dikush një studim mbi prejardhjen e secilës prej atyre familjeve dhe do të shohim që shumica e tyre, ose nuk janë vendëse, ose janë arbërore të sllavizuara në rrjedhë të shekujvet.

Sigurisht, askush prej shqiptarëvet nuk do t’u thotë sërbëvet dhe malazezëvet, të ardhur si imigrantë në vendin tonë: Ikni prej këndej! Këtë shqiptarët nuk e kanë pasur as nuk e kanë në traditën e tyre.

Por, që këta sërbë e malazezë, të ardhur këtu prej vendesh të tyre, të marrin PARA prej shtetit sërb dhe të shërbejnë si mollë sherri, si casus belli, për të hyrë një ditë ushtria sërbe e për ta pushtuar edhe njëherë këtë pjesë të Atdheut tonë, kjo s’ka pse as të tolerohet as të lejohet. Prandaj sërbëvet të Mitrovicës Veriore e të gjithë të tjerëve, duhet t’u themi jo vetëm me gojë, por edhe me ligje: O rrini e jetoni këtu, siç u ka hije shtetasvet LUAJALË, duke mos pranuar PAGA MERCENARËSH prej shtetit sërb, ose shkoni në Sërbi dhe të shihni si do të sillet me ju shteti i Sërbisë!

Kështu do të duhej të vepronin parlamenetarët dhe qeveritarët tanë ndaj të tre llojevet të mercenarëvet që i përmenda dhe ndaj të gjithë llojevet e nënllojevet të tjerë. Por kjo do të bëhet e mundur vetëm atëherë kur kjo sëmundje e rëndë do të luftohet me efektivitetin e duhur brenda vetë këtyre organizmave!

Gjokë Dabaj, Durrës 30 nëntor-2 dhjetor 2018.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks