SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

DR.FADIL MALOKU: ME SERBINĂ‹ NUK NEGOCOHET ME KLANE E GRUPE POLTRONISTE...!

Prishtinë, 6 dhjetor 2018: Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe poltroniste, por, me ekspert e politika kompetente shtetërore

1. Me çfarë mandati, (po tentojnë të futen me çdo kusht!) në ekipin e “delegacionit shtetëror”, në bisedimet me Serbinë, ca ish parashutista e ca poltronista të tanishëm klanor e partiak, kur qartë Kushtetuta e Kosovës i definon si kompetencat, ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e secilit organ përfaqësues në gjithë arkitekturën e shtetësisë së (brisht) Kosovës?

2
. Dukuria e “parashutizmit” politik, po duket po vazhdon me odisejadën e vjetër të paraluftës…,kur Kosova ende nuk kishte as institucione e as përfaqësi legale e demokratike, të dalur nga vota e qytetarit, por, kishte njerëz patriota që me përkushtimin dhe guximin e tyre intelektual, dinin denjësisht t’i artikulonin dhe mbronin si interesat ashtu edhe të drejtat uzurpuara nga ish regjimi serb.



3. Tani, në situatën e tensionuar skajshmërisht me Serbinë, të krijosh ad hoc “delegacion shtetërorë”, pa konsultën e viss maiorit Kushtetues, (për hirë të një kërkese ultimative nga Brukseli) mendoj që është jo vetëm e dëmshme, por, edhe shumë jolegjitime! E them kështu, edhe për shkak se tani kur egziston “adresa” kushtetuese, e cila në mos të parashikimeve tjera substanciale dhe situatave të procesit të shtetndërtimit të Kosovës, të pakten, e ka qartësu në vija të trasha dilemën hobsiane, të kompetencave; të gjyqësorit, legjislativit dhe egzekutivit e vendit.

4. Pra, ideja se ekskluzivisht Kuvendi (anipse, Kushtetuta aktuale, ia delegon atij të drejtën e ratifikimit të Marrëveshjeve me interes kombëtar e shtetërorë) e ka të drejtën (juridike), kompetencën (morale) dhe obligimin (politik) për ta kriju një listë njerëzish me naryrën e një farë “delegacioni” shtetërorë, që do negocoj (e çka do negocoj, s’është fare e qartë!?) me Serbinë, është e gabuar.

5. Është adresim i gabuar, sepse, shteti i Kosovës me Kushtetutën ahtisariane, anipse, mjaft denigrues për komunitetin shqiptar, i ka nda për secilën shtyllë (egzekutivi; legjislativi; e gjyqësori) “vijat e kuqe” të kompetencave dhe mandati, në raport me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Tani, nëse u adresohemi këtyre “vijave të kuqe”, kuptojmë që sjelljet tona (partiake, qeveritare) publike politike dhe juridike, duhet të jenë në koherencë taksative me te. Ndryshe, harrone kohen e “grupeve të unitetit”, ku në stilin alienist, katapultoheshin gjithfarë; patriotash kozmopolit, e “eksperta” që Kosova, edhe atëbotë i kishte mjaft edhe për eksport. Bota e sotme, funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo qefe klanore e grupore poltroniste.!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks