SHKRIMI
e mërkurë, 19 qershor 2019

REXHEP KASUMAJ: ORË E RE ...

Berlin, 12 dhjetor 2018: Ndërsa rilexoja përsiatjet e gjermanit të letrave Hess, përsëri e përsëri do ndaloja njëj fjale të artë. E mbushur me shpresë, ajo thotë: dhimbja shuhet kur ngujohet në varg.

Dhe, poashtu, përsëri e përsëri, ndjesia, kujtesa mëshirëpaktë m'kthejnë tek një dhimbje e vjetër. Tek një formulë e pandryshueshme e vdekjes. Veçse jo individuale që, sado lotnajë të ketë, tretet një ditë. Nëse jo vetishëm, aherë bashkë me të zo'në e saj.

Ndaj ç'varg vallë, ç'poezi, ç'bibël e vuajtjes mund t'a ngujojë, për t'a shuar, dhimbjen e popullit tim?

Gjithë vjershnajë e botës, krejt ata tela të lashtë lahute, tërë tingujt e kitarës së plagosur a enciklopeditë e mëdha që thurin rravgimet njerëzore, nuk e përballojnë dot peshëhidhtën e saj!

Sepse, ashtu si hëna që, qysh nga akti i Krijimit, shfaq vetëm një anë të ftyrës së saj, fatloja tundej në zi ç'prej qindra vitesh...

Por erinitë e Dhéut që s'dremisin njëherë, kanë rrotulluar Orën e re shqiptare. Atë që i muzikonte Gëtes në shtratvdekje, e të cilën nuk e dëgjonin dot shpirtërat voglanë. Orën e epërme të jetës së rilindur..!


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks