SHKRIMI
e mërkurë, 19 qershor 2019

XHEVAT BISLIMI: KOHA QË SERBIA TË QETËSOHET

Prishtinë, 17 dhjetor 2018: Miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri ka ngjallur reagime iracionale në Beogradin zyrtar: "Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtri", "Rezoluta 1244 nuk e lejon Kosovën të ketë ushtri", "Me krijimin e ushtrisë së Kosovës u varros e drejta ndërkombëtare", "Krijimi i ushtrisë së Kosovës destabilizon rajonin", "Ushtri për dëbimin e serbëve nga Kosova", "Kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit", "Ushtria e Kosovës forcë okupuese në territorin e Serbisë", "KFOR-i ta shpërbëj menjeherë FSK-ne", etj.. Në të njëjtën vijë dhe me të njëjtën logjikë shoviniste dhe agresive ka reaguar edhe Moska zyrtare, e cila i është bashkuar kërkesës për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të hënën (17 dhjetor). Ishte pak për t'u habitur me reagimet e Austrisë, e cila, njësoj si Serbia e Rusia, ia mohon Republikës së Kosovës të drejtën për t'u mbrojtur, të drejtën për të ekzistuar!

Është interesant se në asnjërin nga këto reagime “kundër” dhe nga asnjëri nuk përmendet OPINIONI (MENDIMI) i Gjykatës Ndërkombëtare, që e “varrosi” Rezolutën 1244, i dha të drejtë Kosovës që kishte shpallur Pavarësinë, tha se shpallja e Pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe se ishte në pajtim dhe përputhshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare… Ky OPINION i Gjykatës Ndërkombëtare e legjitimoi edhe “ndërkombëtarisht” Pavarësinë e Kosovës. Për ironi dhe për taksirat këtë OPINION të Gjykatës e kishte kërkuar vetë Serbia! Me kaq çështja quhet e mbyllur, po të mos kishim një shtet me këta qeveritarë ala pacollçe! (Ç’t’i thuash Hashimit e hashimve tanë që pas këtij OPINIONI e bënë Pavarësinë me fusnotë?!!!) As ky OPINON, që ishte VULË për Pavarësinë e Kosovës, nuk e qetësoi Serbinë!

Prandaj, Republika e Kosovës pa ushtrinë e saj, pa forcën e saj mbrojtëse do të varej nga "mëshira" e Serbisë së armatosur deri në dhëmbë! Shteti serb vazhdon të blej armatim e avionë nga Rusia (kryesisht) dhe nga vende tjera! Për kend po armatoset Serbia? Pse po i duhet gjithe ky nam armatimi? Vuçiçi, Kryetar i Serbisë, nuk i mbajti lotët kur i pa avionët luftarakë të blerë nga Rusia! Serbia ka dhënë e stërdhënë prova se forcën e saj ushtarake e policore e ka për luftëra pushtuese, për shkatërrimin e vendeve dhe të popujve fqinj (posaçërisht të popullit shqiptar dhe tokës së tij), për vrasjen, masakrimin dhe shfarosjen (gjenocid) e popujve fqinjë e jo për t’u mbrojtur... A nuk mjaftojnë krimet, shkatërrimet dhe gjenocidi, që ka bërë Serbia vetëm në fund të shek. XX ndaj Kosovës e shqiptarëve (pa u kthyer më pas në histori!), ndaj Kroacisë e kroatëve dhe ndaj Bosnjës e boshnjakëve për të kuptuar Austria dhe ndonjë vend tjetër i BE-së domosdoshmërinë e krijimit të forcës ushtarake në Kosovë?! Na falni zotërinj pacifist, por fatin dhe jetën e popullit tonë nuk mund ta lëmë më në mëshirën e një Serbie gjenocidale! Qëndrimin e Rusisë, dëshirën e saj për influencë në Iliri dhe pretendimet e saj historike, edhe aktuale, për ndikim në Siujdhesën tonë Ilirike mund të shpjegohen por jo edhe të tolerohen...

Është koha që edhe Serbia dhe populli serb, sidomos elitatë serbe, t'i kthehen arsyes dhe ta kuptojnë se lidhja pas qerres së Rusisë, agresiviteti, shovinizmi dhe hegjemonizmi nuk do të duhejë dhe nuk janë e ardhmja e Serbisë... Klasa politike dhe shtetërore e Serbisë, por edhe elitatë kulturore e shkencore, bashkë me mediet, duhet ta ndrrojnë "faqen"-kursin dhe t'ia thonë të vërtetën popullit të tyre për Kosovën dhe viset tjera të Shqipërisë, të pushtuara nga Serbia! Krahina, qytete e fshatra të tëra shqiptare janë pushtuar dhe spastruar nga Serbia prej viti 1876 e këndej, pa i llogaritur pushtimet e mëherëshme! Territori i Serbisë ishte rreth 5 000 km katrore! Zgjerimi i saj u bë kryesisht në territoret e Shqipërisë e Hungarisë. Dua të them që serbëve duhet t’u thuhet dhe t’u shpjegohet se nuk janë shqiptarët ata që kanë pushtuar toka serbe, por është Serbia ajo që ka pushtuar toka shqiptare. Ky shpjegim dhe kjo e vërtetë do të duhej të ishte pikënisje e kthesës së madhe për mirëkuptim, paqe, njohje reciproke, stabilitet… Të gjitha këto i duhen sot, më shumë se dje dhe më shumë se nesër Serbisë në radhë të parë e pastaj edhe rajonit tonë ilirik. Serbia do të duhej të ndahejë (sa më shpejt aq më mirë) përfundimisht nga e kaluara e saj e përgjakshme, nga logjika e saj pushtuese, konfliktuoze dhe kriminale! Nëse kjo logjikë dhe kjo filozofi politike e shtetërore i ka shërbyer Serbisë për zgjerimin e saj, duke shumëfishuar territorin, nga fundi i shek. XX kjo logjikë dhe kjo filozofi politike e shtetërore ishte dhe do të jetë kurthi e laku i Serbisë dhe i popullit të saj të ushqyer me mite të rrejshme për njëfarë perandorie të paqenë serbe dhe për dofarë carësh të vetëquajtur apo të shpikur nga historianët e shkrimtarët serbë për qëllime ekspansioniste, shoviniste e neofashiste!

Por, a do të mundet Serbia të vetëkorrigjohet dhe ta marrë kthesën e t’i bashkohet harmonisë dhe paqesë me popujt fqinjë?! E gjithë historia e Serbisë ka treguar se ky vend e ky popull e ka të vështirë të shkëputet nga mitet dhe nga ëndërrat për pushtime, ripushtime e hegjemoni! Se pse nuk mund të shkëputet Serbia nga e kaluara e saj kriminale, gjenocidale e ekspansioniste fajin më të madh e ka Rusia, e cila, për qëllimet e saj gjeopolitike e strategjike, e ka nxitur e frymëzuar, e ka mbështetur (moralisht e materialisht) dhe e ka armatosur Serbinë e vogël për t’u bër Serbi e Madhe me agresion, krime, gjenocid dhe ekspansion ndaj popujve fqinjë. Rusia edhe sot po e mbështet Serbinë që të vazhdojë armiqësinë dhe politikat kërcënuese ndaj fqinjve! Kjo është edhe një rrethanë që Serbia e ka vështirë të vetëkorrigjohet dhe të shkëputet nga e kaluara e saj e ndërtuar me mite e në mite!

Prandaj, Serbia dhe populli serb duhet të ndihmohet nga fqinjët… Se si ndihmohet Serbia dhe populli serb shembulli më i mirë është Kroacia, një pjesë të së cilës e kishte pushtuar Serbia me armatën jugoserbe! Nuk e kishte pushtuar që të tërhiqejë! Madje ishte shpallur edhe «Republika Serbske Kraine»! Kroatët nga përvoja historike e dinin se si i donte «drutë Serbia», prandaj nuk ia lanë çështjen kohës, as OKB-së dhe as diplomacisë evropiane… Shtrënguan rripin, mblodhën forcën njerëzore dhe materiale me armatimin e nevojshëm dhe ndërmorën ofanzivën tashmë të njohur, «Olluja». Vetëm për katër ditë e rikthyen kontrollin në gjithë territorin e tyre. Natyrisht që kishin mbështetjen amerikane, por luftën dhe vdekjen duhet t’i bënin dhe i bënë vet për tokën e tyre! Se këtu te ne për 20 vjet është kultivuar dhe përhapur mendimi që të tjerët na mbrojnë, madje edhe vdesin për tokën tonë! Ishte «Olluja» kroate që qetësoi Serbinë dhe serbët… Prej atëherë kurrë më Serbia nuk e ka shqetësuar Kroacinë për «çështjen serbe” atje. U harrua, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë ajo «çështje»!

Ndërsa, në Kosovën shqiptare, Serbia me një pakicë absolute serbe po përpiqet të krijojë një «republika serbska»! Komuna, zona të mbrojtura e kisha «serbe», falë bashkëpunimit të «shkëlqyer» me klasën e tredhur politike në Prishtinë, tashmë i ka krijuar!

Për dallim nga Kroacia në Bosnjë i eci mirë Serbisë… Atje ia doli që, me forcën e armëve, duke vrarë, masakruar, dëbuar e shfarosur popullsinë boshnjake, ta krijonte «republika serbska» në 49% të territorit të Bosnjës e Hercegovinës! Kaq ishte forca e ushtrisë boshnjake, e cila, përveç tjerash, nuk e fitoi kurrë mbështetjen e duhur të vendeve perëndimore dhe as të SHBA-së! Populli boshnjak (i zënë “peng” edhe nga religjioni!) nuk pati fuqinë e nevojshme për ta ndihmuar Serbinë dhe popullin serb të korrigjohejë!

Fat të njëjtë pati edhe Kosova dhe kombi shqiptar! Pas fitores së shkëlqyer të vitit 1999, shqiptarët dhe parinë e tyre sikur i kapi dalldia e fitores dhe fatin e kësaj fitoreje nisën ta shohin në duart e forcave të NATO-së (KFOR) dhe Amerikës! Klasa politike shqiptare në Kosovë, por edhe Tirana zyrtare, kontribuan shumë në mbjelljen dhe përhapjen e besimit se populli shqiptar i Kosovës nuk ka pse të mendojë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij! Për këtë mendon KFOR-i, mendon Amerika! Ata duhet edhe të vdesin për ne, kurse ne të jetojmë, të pasurohemi e të bëjmë qejf! Po të shkonte në vend POROSIA (amaneti), programi dhe lufta e LPK-UÇK-së dhe e dëshmorëve, pra, po të bëhejë (arrihejë) bashkimi I Kosovës me shtetin-TRUNGUN e saj, çështja e mbrojtjes dhe e sigurisë do të ishte më pak shqetësuese… Mirëpo, kjo e drejtë jetike dhe kjo zgjidhje e drejtë edhe për rajonin u mohua nga Fuqitë e Mëdha dhe u “heshtë” nga Tirana zyrtare e nga klasa politike shqiptare e Prishtinës! Me një fjalë dështuamë ta ndihmonim Serbinë që të shkundejë nga mitet e saj për Kosovën “serbe” dhe nga ëndërra për ta ripushtuar!

U dashtën 20 vite që shqiptarët (paria e tyre!) ta kuptonin edhe njëherë se Serbia nuk qetësohet me dialog, me lutje, me koncesione e me lajka! Ata që e harruan këtë mësim të historisë i bënë dëm Kosovës dhe çështjes shqiptare! Këtë mësim të historisë, kështu po më rezulton, e kuptoi Amerika, e cila “porositi” të krijohejë ushtria e Kosovës, forca e armatosur ushtarake, kur u bind përfundimisht se Serbia nuk mund të shkoqet nga Rusia… Ç’është e vërteta Kryetari i Amerikës, Gjegj Bushi, “porosi” të qarta dhe të drejtëpërdrejta u kishte dhënë këtyre shpurdhjakve të Tiranës e Prishtinës gjatë vizitës së tij në Tiranë!... “Po, kujt me i thënë”, thoshte ai i moçmi! U bë si u bë, më 14 dhjetor, Republika e Kosovës, Kuvendi i saj (më në fund!), miratoi tri ligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kjo ishte ngjarje e dorës parë pas Shpalljes së vonuar të Pavarësisë. Ana formale u kry! Por, populli ynë thotë që “nga e thëna në të bër është një det i tërë”! Institucionet e Republikës së Kosovës këtë formalitet duhet të nisin e ta mbushin urgjentisht me përmbajtje!

Veç miratimi i këtyre ligjeve dhe hapja e rrugës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e “tmerroi” Serbinë. Reagimet e saj ishin iracionale dhe të mbushura me protestë e kërcënime! Reagimet e saj plotë agresivitet dhe iracionalitet po vërtetojnë edhe një herë se Beogradi zyrtar shpreson ende ta ndalojë ose pengojë shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Serbia po dëshmon edhe njëherë se ajo qetësohet dhe do të qetësohet (jemi gjallë e bindemi) vetëm kur Republika e Kosovës shkronjën e ligjeve në letër ta materializojë në forcë njerzore ushtarake dhe në armatim luftarak të përgatitur dhe të aftë për t’i qëndruar provokimeve dhe ekspansionit ushtarak serb… Republika e Kosovës për këtë nuk duhet të pres dhjetë vite! Pritja dhe luhatja më e vogël për materializimin e këtyre ligjeve rritë oreksin, edhe ashtu të rritur, të Serbisë së nxitur dhe mbështetur nga një Fuqi e Madhe, siç është Rusia. Për fillim mjafton t’i lëmë 10 km autostradë pa i ndërtuar. (110 milionë euro). Bëjmë edhe pa to! Mund të bëhen edhe shkurtime tjera aty ku po shpenzohet e shpërdorohet paraja publike pa hesap!

Republika e Kosovës është me fat që ka edhe shtetin tjetër të Shqipërisë,-Republikën e Shqipërisë, e cila në çdo rrethanë do të jetë në krah të shtetit tjetër të Shqipërisë,-Republikës së Kosovës. Për të qenë mbrojtja më e sigurtë dhe më gjithëpërfshirëse, Republika e Kosovës, mund të aplikojë sistemin e mbrojtjes zvicerane: të stërvitet dhe armatoset çdo qytetar i aftë për armë. Ky sistem, me një ushtri të vogël, por të pajisur dhe stërvitur mirë, do të ishte efikas dhe i mjaftueshëm për t’u përballur me agresionin e mundshëm. Duke krijuar dhe ndërtuar një ushtri dhe sistem efikas për mbrojtjen e vendit do të kontribuonim edhe në qetësimin e Serbisë, e cila do të “çlirohejë” nga miti i “Kosovës serbe” dhe nga “çështja” e serbëve në Kosovë… Nëse vazhdojmë të jetojmë si struci me kokën në rërë rreziqet nga provokimet dhe ndërhyrjet ushtarake të Serbisë do të jenë reale. Atëherë, nuk do të jetë fajtore vetëm Serbia dhe populli i saj i ushqyer me mite e legjenda. Nuk do të jenë më pak përgjegjës krerët e Republikës së Kosovës, që nuk e ndihmuan Serbinë të qetësohejë dhe ta kuptonte që Kosova është shqiptare (e Shqipërisë), siç është shqiptare Kosova Lindore dhe siç ishin shqiptare edhe qindra vendbanime e qytete deri përtej Nishit. Nuk do të lirohen kurrë nga përgjegjësia ata që në vitet e nëntëdhjeta, në vitet kur Serbia mbrehte bajonetat e mbushte pushkët për vrasjen dhe shfarosjen e shqiptarëve, predikonin dialogun, paqen e demokracinë dhe “çarmatosnin” popullin shqiptar!... Që të mos na përsëritet historia ta ndihmojmë Serbinë të qetësohet!

Xhevat Bislimi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks