SHKRIMI
e premte, 18 janar 2019

DILAVER GOXHAJ: NË TIRANË U THEMELUA SHOQATA: 'PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE'

Tiranë, 17 dhjetor 2018: Më 15 dhjetor 2018, në njërin nga ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë, u mbajt mbledhja promovuese e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, miratuar nga Gjykata e Tiranës në 30 nëntor 2018, organizuar prej grupit nismëtar të kësaj Përkujdesjeje, Gjokë Dabaj, Hamdi Hysuka, Faik Xhani, Pëllumb Xhufi dhe Dilaver Goxhaj. Mbledhja u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 50 të ftuarvet.

Një numër jo i vogël i të ftuarvet nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk morën pjesë për shkaqe të ndryshme objektive. Megjithkëtë, forumi përbëhej prej njerëzish të nderuar dhe meritorë. Një arsyetim të shkurtër, pse po krijohet ky institucion i yni kulturor, si dhe projekt-shpalljen e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, me rastin e njohjes juridike që iu bë kësaj organizate kohët e fundit, e mbajti kryetari Gjokë Dabaj.

I pari që e përshëndeti këtë tubim ishte Agron Gjedia, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”. Ai i uroi “Përkujdesjes Gjithshqiptare” punë të mbarë dhe premtoi që Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” do të bashkëpunojë ngushtë me “Përkujdesjen Gjithshqiptare”.

Pëllumb Xhufi, si anëtar i grupit nismëtar të Përkujdesjes Gjithshqiptare, duke u nisur nga detyra kryesore që i ka vënë vetes ky organizëm atdhetar-kulturor: ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës sonë kombëtare, e vuri theksin te domosdoshmeria e bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe ato qeveritare, vecanërishtë në Republikën e Shqipërisë.



Kryetari i organizatës së veteranëvet të Luftës Nacionalçlirimtare për Tiranën dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, Faik Xhani, i ofroi Përkujdesjes Gjithshqiptare përkrahje të plotë nga ana e të gjithë veteranëvet të Luftës Nacionalçlirimtare.

Në emër të një grupit të akademikëve shqiptarë, që ishin të pranishëm, foli z.Emil Lafe, i cili sugjeroi edhe njëherë që Përkujdesja Gjithshqiptare duhet të ushtrojë ndikim të fuqishëm te institucionet shtetërore e qeveritare për zbatimin e rregulavet të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Eli Çollaku, kolege shumëvjeçare pune si mësimdhënesedhe anëtare e kësaj shoqate, u ndal kryesishtë në prezantimin e figurës dhe veprimtarisë pedagogjike të kolegut të saj shumëvjecar, z.Gjok Dabaj dhe shprehu bindjen që “Përkujdesja Gjithshqiptare”, falë vizionit dhe këmbënguljes të këtij intelektuali dhe atdhetari të shquar dhe të nismëtarëve të tjerë, shprehu bindjen se ky orgnizim do të arrijë pa tjetër rezultatet e dëshiruar.

Veprimtari i vjetër Agim Koçillari zbërtheu misionin e kësaj shoqate, i cili trajtohet në librin “Strategjia e shqiptarëvet” me autor z.Gjokë Dabaj.

Në fund të tubimit z.Gjokë Dabaj e vuri theksin te disa prej shqetësimevet më të pranishëm në jetën e sotme të Kombit tonë, por që, fatkeqësisht, e tërheqin fare pak ose aspak vëmendjen e veprimtarivet tona të organizuara. Ai e vuri theksin: “Ç’do të bëjmë ne me fëmijët shqiptarë që lindin e rriten në Izmir, në Stamboll, SHBA, Kanada, Evropë apo ata që lindin e rriten në trojt shqiptar si në Bujanovc e Medvegjën, të cilët gradualisht po braktisen prej banorëvet shqiptarë? Ç’do të bëjmë ne me Shkupin, të cilin, para disa dekadash e rrëzoi tërmeti dhe jugosllavët e shfrytëzuan atë katastrofë natyrore për ta kolonizuar atë qytet? Ç’do të bëjmë ne me shqiptarët që lindin e rriten në Tivar, Podgoricë e troje të tjera shqiptare në Mal të Zi që po ndryshojnë dhe kombësinë, fenomen ky i shfaqur edhe ndër emigrantët tanë në Greqi? Ç’do të bëjmë ne me të vërtetën e hidhur që shqiptarët po vrasin përditë njëri-tjetrin? A do të presim që ata të vriten njëherë e pastaj të ndërhyjmë për të pajtuar gjaqet, apo do të marrim masa përkujdesëse, që të tilla gjakderdhje të mos na ndodhin?”

Të gjithë shpenzimet e kësaj veprimtarie të radhës të Përkujdesjes Gjithshqiptare janë financuar prej dy biznesmenëvet tanë, dashamirës të kësaj nisme, Demir Rusi dhe Ali Dedolli. Shpenzimet që janë bërë deri tani prej tyre janë si më poshtë:

1.Shpenzime gjykate: 12000 l.r. (120000 l.v.)

2.Pagesë për sallën e mbledhjes: 8000 l.r. (80000 l.v.)

3.Një çantë udhëtimi për ruajtjen dhe bartjen e dokumentevet:

4.Një kuti për ruajtjen e dokumentevet: 1355 l.r. (13550 l.v.)

5.Një kasafortë metalike për grumbullimin e kontributevet në sasi të vogla: 2650 l.r. (26500 l.v.)

6.Printime e fotokopjime: 1240 l.r. (12400 l.v.)

Si dhe disa shpenzime dietash, të cilat nuk janë shlyer ende.

Ne u premtojmë të gjithë kontribuesvet se do t’i pasqyrojmë dhe dokumentojmë të gjithë kontributet e tyre

Tiranë, 15-16 dhjetor 2018.


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks