SHKRIMI
e premte, 18 janar 2019

DILAVER GOXHAJ: TEORIA MALTUSIANE E EDI RAMËS - ASHTU SI E SALI BERISHËS!

Tiranë, 21 dhjetor 2018: Ku qëndron ngjashmëria maltusiane e “Rilindjes” së Ramës sot dhe e PD-së së Sali Berishës dje? Maltusi propozonte luftën dhe urinë, të cilat shkaktonin pakësimin e popullsisë në shumë vende (shtete) njëherësh, ndërsa Edi Rama dhe Berisha stimulojnë për Shqipërinë emigracionin dhe urinë; kjo e fundit sjell sëmundjet.

***

Gjatë grevave studentore të këtyre dy javëve të para të muajit dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama, duke u munduar të sfidoi sa është e mundur kërkesat e studentëve, ndoshta nga padija apo pa dashje, ka nxjerrë në pah teoritë e tij neo-Maltusiane, duke u shprehur: “Sikur të mos ekzistonte emigracioni ekonomik shqiptar, sot shqiptarët do të hanin njeri-tjetrin”, thënë në Universitetin Bujqësor. Me këtë ai kërkon të na thotë: Ikni sa më shumë nga Shqipëria, se vetëm kështu nuk e hamë njeri tjetrin. Ndërsa në Universitetin e Vlorës, në debat me një prej studentëve, tha: “Nëse s’të pëlqen të rrish këtu (në Shqipëri) ik në një vend tjetër”. Në të dy rastet ai këron të na thotë: sa më pak shqiptarë në Shqipëri, aq më mirë do të jetojmë.

Të dyja këto deklarata të tij shprehin teorinë e Maltusit të shekullit XIX, i cili formuloi ligjin sipas të cilit popullsia rritet në proporcion gjeometrik, ndërsa mjetet e jetesës në proporcion aritmetik. Kjo teori është në kundërshtim me pikëpamjen popullore të vendit tonë që e sheh rritjen e popullsisë si përmirësuese të jetës shoqërore dhe në parim si të përsosur.



Ndërsa Edi Rama e sheh rritjen e popullsisë në Shqipëri si shkakun kryesor e të pashmangshëm në pakësimin e mirëqënies, njësoj sikundër shprehej Maltusi: "Fuqia e popullsisë është për një kohë të pacaktuar më shumë se fuqia në tokë për të prodhuar mbijetesë për njeriun." Pra, sipas Edi Ramës sa më shumë të rritet popullsia, aq më shumë ka premisa që shqiptarët të hanë njeri-tjetrin. Me këtë Ai kërkon të na thotë: ikni nga sytë këmbët, ndryshe rritet mjerimi. Prandaj dhe Edi Rama, si dikur Maltusi, rritjen e poullsisë në Shqipëri e shikon si shqetësim.

Prandaj Ai si zgjidhje propozon pakësimin e popullsisë në Shqipëri, nëpërmjet emigrimit dhe rritjes së urisë, prej të cilës vinë sëmundjet. Kjo e fundit shihet edhe në mosfunksionimin e shërbimit shëndetësor të nevojshëm, të mjaftueshëm e në kohë në të gjithë vendin. Në asnjë rreth nuk ka mjekë të të gjitha specialiteteve; nuk ka kimikate për analiza mjekësore laboratorike, që qytetari atë pagë e pension të ulët që ka, ta lerë te laboratorët privatë, dhe nga ana tjetër i ka çuar fondet për mjekësinë të shpikja gjigande e vjedhjes së tyre, përmes Cek-Apit fisnor.

Ku qëndron ngjashmëria maltusiane e “Rilindjes” së Ramës sot dhe e PD-së së Sali Berishës dje? Maltusi propozonte luftën dhe urinë, të cilat shkaktonin pakësimin e popullsisë në shumë vende (shtete) njëherësh, ndërsa Edi Rama dhe Berisha stimulojnë për Shqipërinë emigracionin dhe urinë; kjo e fundit sjell sëmundjet.

E keni parë që këto 5 vjet të “Rilindjes” në pushtet të rriten pensionet ose pagat? Jo.

Po çmimet? Po, janë rritur.

Po taksat? Po, janë rritur e po rriten.

Ҫ’do të thotë kjo? Uri, për të nxitur ikjen nga Shqipëria dhe sëmundje të pensionistëve, që do të thotë vdekje sa më të shumta.

Rritja e popullsisë mund të mbahet vetëm në përpjesëtim me rritjen e mjeteve të mbijetesës. Si mund të ketë rritje të popullsisë kur mjetet e mbijetesës, në vend që të shtohen, pakësohen?! Maltusi shkruante se “kur popullsia e punëtorëve rritet më shpejt sesa prodhimi i ushqimit, pagat reale bien sepse popullsia në rritje shkakton koston e jetesës”, që do të thotë koston e ushqimit. Rrjedhimishtë, vështirësitë e rritjes së familjes shqiptare eventualisht zvogëlojnë shkallën e rritjes së popullsisë. Prandaj janë pakësuar martesat dhe lindjet dhe, nga ana tjetër po stimulohen martesat e bardha (martesat brenda të njëjtës gjini). Madje për këto të fundit organizohen edhe parada e biseda televizive të paguara nga qeveria.

Mirëpo, kjo politikë ekonomike është nxitje për emigrim, nxitje për pakësim martesash e lindjesh, por edhe shkak për shtimin e sëmundjeve. Pra, me këtë politikë ekonomike Edi Rama i shkakton popullit shqiptar tre plagë tragjike:

1. emigracionin galopant,

2. rritjen e sëmundjeve dhe

3. kufizimin e lindjeve, ngaqë shtyhen martesat dhe rritet beqarina.

Që do të thotë pakësimin në propocion gjeometrik të popullsisë në Shqipëri.

Kjo lloj propagande dhe kjo lloj politike ekonomike të Edi Ramës janë bazë për modelet moderne matematikore neo-maltusiane të dinamikës historike afatgjatë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks