SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

REXHEP KASUMAJ: IDENTIFIKIM ME HUMBJEN!

Berlin, 6 shkurt 2019:

1.

Atllantizmi i ri ka tëholluar kësomotshëm ndjeshmërinë, gati doktrinare, për spastrimet etnike.

Franca e Egal-Libertesë nismëtoi cilësimin "gjenocid" për shfrenimin popullshojtës të ushtrive turke kundër armenëve qysh në fillimshekullin e ikur.


Sepse, krimi, sipas shkencëtarëve të së drejtës, nuk i nënshtrohet preskripcionit. Nuk vjetrohet kurrë.

Mirëpo, për ballkanës tani, e poashtu, retroaktivisht dikur, do të ketë prorë një sens e masë tjetër. Është një skajim i braktisur fisesh, do thonë teoricienë të varieteteve racore, i padenjë për qytetni e vetëjetesë. Por, sërish, dhe midis tyre gjeopolitika hartonte tabelën e ftohtë selektive...

2.

Shqipëria e vjetër që vente deri te Vërzja e Nishi (si e quante Konica) do të dëbohej biblisht nga kostumprerësit e zinj të Kongresit të Berlinit (qershor 1878). E pas do linte tokën e saj të shkrumuar dhe emrat, dëshmitë, varret, kujtesën e barit dhe shiut...

Në hullinë e po kësaj doktrine,

rreth 60 vjet më vonë, çamët do vriteshin e priteshin nën akuzën e kolaborimit fashist, duke i dorëzuar, tashmë thikës greke, hapsirën e tyre jetike.

Ndërkaq, në nisje të mijëvjetit të ri, shohin një shfaqje tjetër. Një miklim krimi e dredhkë interesi rrëzojnë atë idenë e ndjesisë me të cilën do niste ky shkrim.

Serbët e veriut të Kosovës, edhepse kolaboratorë të zjarrtë, madje të rreshtuar si falangë e regjimit fashist të Sllobodanit (pushtime, kampe përqëndrimi, varre masivë, dyndje përdhunore, therje fëmijësh, zbrazje vendjete) pretendojnë shpërnguljen bashkë me territorin e huaj.

Një paralele mes dy rasteve, ndaj, jep pozicione morale e historike krejtësisht të kundërta.

Në të dy kohët, së pari, do të kishte një Führer: i madh në Berlin dhe i vogël në Belgrad.

Pastaj, së dyti, ndërsa akuza e bashkëpunimit çam ishte e shpifur - bashkëpunimi i serbëve lokalë me programin e vozhdit të tyre ishte real.

Dhe, tutje, çamët do të banonin kryehershëm dhéun e vet atnor, kurse serbët s'janë veçse mbeturina rojash koloniale të regjimeve serbe n'për kohë ndryshme.

Së fundmi, kosovarë e çamë do të zhbëheshin forcërisht nga votër e lashtë, ndërkohë që serbët bëjnë shantazhin e ulët: ose mbeten si element denigrues ose ikin, por vullnetarisht, si pjesë e ideologjisë së "Anschluss"-it ariozofik me shtetin e Serbisë!

3.

E, pra (veç episodit austrohungarez), a nuk identifikohen shqiptarët me Europën vetëm përmes humbjes?

Këtë vrajë do t'a dëshmonin kanceleri e interesa heterogjenë të saj edhe së voni: gjatë luftës, kur do t'a sabotonin lirinë dhe gjatë paqes, kur sabotojnë pavarësinë.

Por ishte një urdhër i epërm në Zyrën ovale që copëtoi e i rimori Serbisë atë truall arbnor që i kishin dhënë si pajë Serbisë. Është, poaq sot, vullneti i saj madhnor që ruan kufijtë dhe asiston edukimin e vështirë politik e shtetëror të Kosovës!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks