SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

GJEKË GJONAJ: THEMELIMI I KOMUNËS SË TUZIT, SUKSESI I VETËM I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI - NË VITIN 2018!

Ulqin, 9 shkurt 2019: Shqiptarët në Malin e Zi, bashkë me qytetarët e tjerë e përcollën vitin 2018. Trevat etnike ku jetojnë ata, si në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Malësi - Tuz, Plavë, Guci e Rozhajë, në vitin që lamë pas nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim pozitiv. Shqiptarët as në vitin e kaluar nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, përveç themelimit të Komunës së Pavarur të Tuzit, si në planin ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantura me Konvetën Ndërkombëtare.

Në vitin e krizës politike, të polarizimeve, arrestimeve për tentim te grushtetit, per krim të organizuar, vrasje të klaneve të ndryshme, protestave, ndarjeve, përçarjeve të mëdha të shoqërisë pozita e shqiptarëve në Mal të Zi si pakicë autoktone jo vetëm se nuk ishte e kënaqshme, por dhe për fat të keq vazhdon të jetë shqetësuese dhe e pazgjidhur.

Shqiptarët , pra, në mjaft aspekte kanë mbetur me halle e shqetësime te vjetra. Ata kanë shumë probleme të pazgjidhura. Statusi tyre politik dhe socio-ekonomik nuk po përmirësohet në masën e duhur. Andaj shqiptarët me të drejtë shprehen të pakënaqur me të arriturat e tyre në vitin e kaluar. Domethënë viti 2018 për shqiptarët pothuaj nuk solli diçka të kënaqshme në aspektin zhvillimor. Kanë munguar investimet e reja. Madje edhe ato të premtuara në fillim të vitit nga klasa politike. Shumë pak për të mirë ka ndryshuar. Shumë çka për të keq ka mbetur pa u realizuar, si rritja e papunësisë së popullatës shqiptare, varfëria, migrimi dhe emigrimi, zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e qytetit dhe nëpër fshatra, rrugët e paasfaltuara lokale, mungesa e ujëjellësit në shumë lagje, zona fushore e malore, mungesa e qarkullimit të transportit ndërurban, mungesa e pjesëshme e energjisë elektrike, mosfunksionimi si duhet i sistemit të kanalizimeve gjatë shirave e problemeve që i rëndojnë me vite qytetarët shqiptarë dhe të tjerët.



Në aspektin politik mund të thuhet pa hezitim se viti 2018 për shqiptarët nuk ishte i suksesshëm. Edhe në këtë fushë, u përsëritën problemet e vjetra në mes klasës sonë politke të cilat tashmë janë të njohura dhe s’ka nevojë tëtheksohen nga viti në vit. Politika shqiptare vazhdon të merret më shumë me vetveten se, sa të arrijë të jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar po ashtu vazhon ta shfrytëzoje pushteti dhe opozita që të zbusin, respektivisht të mos realizojë kërkesat e shqiptarëve.

Shqiptarët në Malin e Zi në vitin 2019 trashëguan shumë probleme të pazgjidhura. Po përmendim decentralizimin e pushtetit në shumë fusha, veçmas në arsim, Ligjin zgjedhor me të cilin shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit 2016 kanë arritur të marrin vetëm një deputet, Ligjin mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, kthimin e pronave shqiptare, asimilimin, shpërnguljen e shqiptarëve, punësimet proporcionale të shqiptarëve në institutucionet shtetërore, shkollimin në gjuhën amtare në nivelin uuniversitar, investimet e qëndrueshme në trevat ku jetojnë shqiptarët etj. Prandaj viti 2019-të është një mundësi e re, një shpresë e re për të bërë gjërat e duhura në drejtim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve dhe të popujve të tjerë në këtë shtet multietnik. Është koha që pushtetarët dhe i gjithë spektri politik të jenë më afër qytetarëve të vet dhe të sjellin ndryshime pozitive në jetën e tyre.

Shqiptarët, megjithatë, shpresojnë se ky vit që erdhi do të jetë vit i shërimit të plagëve të vjetra të vitit që sapo e përcollëm dhe të sjellë më shumë mirëqenie ekonomike, më shumë punë, më shumë të drejta, më shumë dialog konstrktiv, më shume vullnet e guxim që të vëjmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim që ta bëjmë Malin e Zi vend të mundësive dhe të drejtave të barabarta, ku mund të jetojnë të gjithë qytetarët e tij pa dallim kombi, kombësie religjioni, gjuhe, a përkatësie tjetër.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks