SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

REXHEP KASUMAJ: RREPTIMË GJERMANE!

Berlin, 9 shkurt 2019:

1.

A ka ende një Pentarki në Europë?


Do të jetë shuar një kohë, ndoshta nënujshëm, por ballkanësit thuase i shkundin sërish pluhnajën e arkivuar.

Në fakt, megjithë Kartën e Ahenit dhe hovin rinovues të Macron-it, në vizionin e rezervuar gjerman Europa ndërtohet vetëm mbi konceptin e shteteve post-klasike, e asnjëherë post-nacionale.

E
kjo domethënë, duke deleguar disa atribute në Selinë e epërme, shteti kombëtar do mbijetojë e kultivohet edhe në kohët që vijnë.

2.

Kësaj ideje nisur, një zë i fuqishëm e akullftohtë do t'i prente ëndrrën mashtruese Vuçiqit të serbëve. Dhe, në koncertin virtual të Europës ku dëgjohen gjithnjë tinguj të çjerrë, është realitetvënës si kurrë më parë.

Gjermani i sertë dha kumtin e qartë (në Ks të Kb) me shkreptimë rr'feje: e para, pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të aderojë në Europën komunitare. Ndaj dhe, do shtojë ai, ngjan aq komike fushata e saj për çnjohjet, kur, po deshi të mos mbetet pranë portës, duhet t'a njohë shpejt dhe vetë.

E dyta, mandej, duhet ta njohë në kufijtë ndërkombëtarë të saj! Askush dhe asnjë dokument në Bruksel nuk flet, nismëton a frymëzon ndryshimin e tyre.

Një të tillë reflektim ka shpallur disaherë vetë Kancelarja Angelë. E tani: po të mos evoluojë pozicioni gjerman, a mund t'a imagjinojmë distancën e saj nga një "Kosovë e dytë e pavarur"?

3.

Ky ton, që nuk lejon interpretim të lirë a ekstenziv, e vë serbin para zgjedhjes së vështirë e të pritshme: ose njohje e Kosovës për Europën, ose refuzim i saj për Rusinë!

E ashpër, tehmprehtë, por

fundja, me ç'elokuencë fine mund t'i flasësh një shteti gjenocidal?

Kjo është gjuha e tij, e vetmja që kupton, tash e ndër vite gjithmonë...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks