SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

DR.SULEJMAN ABAZI - NESHAJ: GJENERALI ME ORIGJINË HEBREJE E DI FORT MIRË KËTË ...

Tiranë, 12 shkurt 2019: WESLEY CLARK: “BALLKANI ËSHTË MBI PLLAKËN TEKTONIKE TË RACËS NJERËZORE, KY ËSHTË RAJONI KU HISTORIKISHT JANË KONFRONTUAR CIVILIZIMET DHE AKOMA JANË DUKE U KONFRONTUAR!

Shumë shkurt do të parashtroja:

Kjo është një e vërtetë me rrënjë shumë të thella historike.

Ky është shkaku madhor, që akoma ky rajon në kohën e sotme përjeton pasojat që ka sjellë kjo përplasje e pazgjidhëshme në mijëra vite, deri në ditët e sotme.


Vetëm në 3000 vitet e fundit vija detare Trieste - Durrës - Vlorë - Gjiri i Ambrakisë ka qenë vija e ndarjes së luftërave të mëdha dhe përplasjeve më të mëdha Lindje - Perëndim dhe në këtë vijë dhe në këto troje, të pranishëm kanë qenë popujt ilirikë - arbërorë - shqiptarë, të cilët mbijetuan duke përballuar dyndjet mongole, sllave, ushtritë e perandorive të kohës, e deri në përfundimin e dy luftrave botërore.

Nuk është rastësi që “Vija e Teodosit” e ndan këtë rajon në mes, sipas përkatësive fetare dhe pasojave të ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë.

Përballë Bizantit shfaqen dyndjet e Lindjes, të cilat trokitën frikshëm deri në muret e kështjellës së Vjenës dhe drithëruan Perëndimin.



- Gjeneral Wesley Clark -


Pas tërheqjes osmane nga Ballkani, gjallëruan efektet e dyndjeve të vjetra sllave për ta kapur Adriatikun.

Në kohën e Luftës së Ftohtë, vija fundore e ndarjes midis dy sistemeve kundërshtarë binte në gadishullin problematik, ku pozitën më të favorshme gjeografike e zotëronin shqiptarët.

Është rasti i parë pas viteve 90-të, që vija e përplasjes po zhvendoset gradualisht drejt verilindjes së gadishullit, për të fituar “zemrën” e tij dhe t’i drejtohet rrugës së paqes dhe të bashkëjetesës.

Kjo përplasje nuk ka për t’u shuar deri në atë moment, sa bota ta kuptojë se Ballkanin dhe Mesin e Dheut e kanë quajtur dikur ILIRI dhe duhet t'i rikthejnë emrin e gjenezës dhe të lashtësisë, të shpërbëjnë kufijtë politik të padrejtë, të imponuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar tensionin më të madh etnik.

Gjenerali me origjinë hebreje e di fort mirë këtë, sepse është shumë i arsimuar, me përvojë shumë të gjatë dhe të vënë në provë, një njeri i ditur, që shikon përtej uniformës së ushtarakut.

Ka shumë për të thënë për këtë, por kjo hipotezë mbi këtë thënie apo konstatim, është e vërtetuar, sepse ajo e ka përfundimin e saj të mbështetur në ngjarjet më të mëdha historike me ndikime botërore.

Por vërtetimi i saj nuk mund të merret apriori.

Ajo kërkon studime shkencore, për të bindur të pabindurit dhe falsifikatorët e historisë, të cilët qëllimisht nuk lejojnë harmonizimin e marrëdhënieve të rajonit, që jo vetëm në shekullin modern gjeneroi dy luftëra botërore, por edhe në ditët e sotme mbetet në qendër të syrit të ciklonit të politikës botërore.

Vetëm në tokat e stabilizuara për një kohë të gjatë, lëkundjet tektonike e sizmike nuk shfaqen më.

Por deri atëherë i ndëruar Gjeneral do të duhet të rrjedhin akoma shumë ujëra….

Faleminderit.

Sulejman Abazi NESHAJ


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks