SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

INXH.ABDULLAH BEGOLLI: STRATEGJIA GJERMANE DHE AJO SHQIPTARE PËR ENERGJINË

Gjermani, 18 shkurt 2019: Gjithëherë kur flitet për energjinë, të vjenë në mendje kjo thënie vazhdimisht e më aktuale e nobelistit Laughlin: "Kriza energjetike do të vijë dhe do të jetë e tmerrshme." Kur errësohet, ne ndezim dritën. Kur bëhet ftohtë, ne ngrohemi. Sa herë që kemi nevojë për energji, për industrinë dhe teknologjinë globale, ne i shërbejmë vetes, në çdo kohë. Por shpejt karburantet e tokës, si: qymyri, gazi, nafta dhe uraniumi, harxhohen përfundimisht. I fundit fik dritën! Dhe pastaj? Fizikani nobelist, Robert B.Laughlin, për të ardhmen e furnizimit tonë me energji. "Sigurimi i paqes, mbrojtja e mjedisit dhe siguria e furnizimit me energji arrihen vetëm me kalimin e vazhdueshëm në energji të ripërtritëshme. Misioni politik i kohës sonë duhet të jetë: Solar për paqe". (Gudrun Vinzig).

Është e vërtetë absolute se nëse burimet e pashterrshme dhe të ripërtritëshme të energjisë do të mundeshin të shfrytzoheshin në shkallë të mjaftueshme që t'i plotsonin nevojat e njerëzimit për energji, veç paqës në botë, do të sillnin edhe mbrojtje të klimës dhe mjedisit. Por është po aq e vërtetë se jo vetëm në të kaluarën, por edhe tani nuk teprohet nëse thuhet se, bazë e pathënë, pothuajse e të gjitha luftërave mes popujve dhe vendeve ka qenë dhe mbetet përvetësimi i burimeve fosile (nafta, gazi, qymyri, etj) energjetike me rëndësi jetike për secilin popull dhe vend. A nuk e vërtetojnë mu këtë, luftërat në Kosovë, Siri, Irak, Jemen, Afganistan, kriza aktuale në Venezuelë, kundërshtimet e ashpra rreth furnizimit të BE me gaz rus etj., ku të gjitha këto vende njihen si vende me burime kolosale të energjisë fosile.



Nuk mundet të thotë njeri se zgjedhja e këtyre vendeve për fushëbeteja të të mëdhenjëve të globit, të jetë bërë për Diellin apo erën, çoftë edhe për arsyen e rrezatimit më të madh në shumë nga këto vende?! Është me rëndësi të ceket se, sa më tepër që burimeve fosile të lëndëve djegëse të energjisë t'u vijë fundi, aq më shumë flitet për rrezikshmërinë që sjell CO2 dhe gazrat e tjera të çliruara prej tyre, saqë nganjëherë të shkon mendja se vendet që i kanë këto burime sikurse është edhe vendi ynë, duhet të ndihen fajtorë dhe të dënohen pse ato i kan me bollëk për shumë kohë. Është e vërtetë absolute, se emetimi dhe çlirimi i dyoksidit të karbonit (CO2) paraqet rrezik për atmosferën në përgjithësi dhe botën e gjallë në veçanti. Ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë e çlirimit të tij në atmosferë. 2

Këto kohë janë mbajtur shumë takime ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës dhe janë lidhur shumë marrëveshje, ku sipas medieve, janë arritur pajtime historike nga të mëdhenjtë në glob, për zvogëlimin e emetimit të CO2, qoftë duke zvogëluar djegien e lëndëve djegëse, qoftë me zbatimin e teknologjisë moderne "CCS (Carbon Capture and Storage)" etj.

Do të ishte mirë, sikur marrëveshjet e nënshkruara nga këso takimesh të viheshin në jetë. Por, bazuar në zhvillimet e derisotme, me gjithë marrëveshjet e arritura për këto qëllime, ajo që dihet nga të gjithë, është se çlirimi i CO2 në atmosferë ka shënuar vazhdimisht rritje. Nisur nga e vërteta, se burimet parësore të lëndëve djegëse fosile po shkojnë drejt fundit, del edhe konstatimi se: ata që shqetësohen për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të vërtetë do të duhej të ndiheshin të lehtësuar, sepse kur s'ka çfarë digjet, s'ka as emetim të CO2-it. Në anën tjetër, teknologjia moderne e zvogëlimit të tij sikurse janë CCS-TC ka trokitur në derë.

Kjo teknologji, që sipas ligjeve të BE që nga viti 2021 do të zbatohet me të madhe, do ta zvogëlojë mjaft mirë emetimin dhe imitimin e CO2. Po këtu, shumë nga vendet e zhvilluara u kanë vënë drynin burimeve të veta të energjisë nga lëndët djegëse fosile dhe furnizohen tjetërkah. Nga kjo nuk ta merr mendja se "shqetësimet" për mjedisin apo vënia e drynit të rezervave të tyre të burimeve konvencionale bëhen vetëm për shkak të CO2! Me sa duket, qëllimi i pacekur i shqetësimeve, me emrat arsyetues "mjedisi" apo "klima", për më tepër gjendet te shterimi i burimeve energjetike! Qëllimi e arsyeton mjetin! Burimi: Libri Energjia 2018 ( A.Begolli)

Pse Gjermania po e braktisë djegien e qymyrit ndërsa Kosova po e rritë?!

• Me qëllim të mbrojtjes së klimës dhe mjedisit (sikurse thuhet). Gjermania është shteti i parë në botë që ka vendosur ta braktisi djegjen e qymyrit për nevoja përfitimi të energjisë, duke e respektuar kështu marrëveshjen e Parisit 2015, e cila parasheh që deri në vitin 2050 emitimi i gazrave serë në atmosferë të zvoglohet për 85%, krahasuar me vitin 1990. Qëllimi është që temperatura e ngrohjes globale të kufizohet në të paktën 2°C. Për të arritur këtë qëllim, Gjermania do të duhet të zbatojë plotësisht tërheqjen e planifikuar të djegies së qymyrit deri në vitin 2038 sikurse ka vendosur kohët e fundit një komision federal qeveritar duke i pushuar nga puna rreth 130 TC me qymyr sa shkruhet që aktualisht ekzistojnë në gjermani dhe japin mbi 40% të energjisë së gjithmbarshme që përfitohet nga të gjitha burimet e energjisë në këtë shtet.

(***)

Më gjerësisht lexoni këtu:

http://www.pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Gjermania%20-Kosova%20dhe%20qymyri.pdf


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks