SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

DR.ABDULLA MEHMETI: KULTI ILIR I GJARPRIT TE SHQIPTARËT NË MAQEDONI

Tetovë, 18 shkurt 2019: Simboli i gjarprit ilir është përdorur gjerësisht dhe në vazhdimësi edhe në viset shqiptare në Maqedoni, pavarësisht nga besimet e tyre fetare, si ndër pjesëtarët e besimit islam edhe të besimit të krishterë.

Nga viti 1913, kur këto troje u pushtuan nga serbët, edhe sot e kësaj dite, gjithandej nëpër varrezat shqiptare në vendbanimet e tyre, nëpër qytete dhe katunde, individë dhe grupe të organizuara nga forca të errëta, të financuara dhe porositura nga qarqe të ndryshme armiqësore sllave dhe greke, hulumtojnë, gjurmojnë, vjedhin, shkatërrojnë dhe zhdukin çdo gjurmë që lidhet me kultin ilir të gjarprit dhe kultin e diellit, por edhe çdo gjurmë tjetër që lidhet me të kaluarën e lashtë ilire të shqiptarëve.

Një e vërtetë e dhimbshme në kohën kur askujt, as institucioneve dhe as shtetit, nuk u intereson kjo trashëgimi shumë e çmueshme ilire-shqiptare, e cila e dëshmon fuqishëm autoktoninë e shqiptarëve në këto troje, në gjithë territorin e shtetit të sotëm të Maqedonisë Veriore, në pjesët tjera të rajonit gjeografik të Maqedonisë dhe në tërë hapësirën e Gadishullit Ilirik.

Në fotografi: Simboli i gjarprit ilir në një rrasë varri, në varrezat e besimtarëve islamë në një vendbanim shqiptar në rajonin e Pollogut.



Me mijëra varreza të tjera kanë rrasa me këtë simbol të lashtë të kultit ilir të gjarprit, shumica prej tyre në këtë formë, ku dy gjarpinj janë të gërshetuar, të cilët paraqesin kultin ilir mbi gjarprin si simbol i pjellorisë dhe begatisë, por edhe besimin mbi pavdekshmërinë e shpirtit edhe besimin në NJË ZOT. Kjo shpjegohet përmes simbolikës së numrit DY (në bazë fetare dhe shkencore), e shprehur përmes dy gjarpinjve të lidhur në formë të rrethit, simboli i Diellit si burimi kryesor i jetës mbi tokë, si dhe vendosja e këtij simboli në dy pjesët e sipërme të rrasave të varrit, etj.

* * *

Disa referenca mbi kultin e gjarprit te ilirët dhe shqiptarët

1. Sipas legjendës së përshkruar nga Apolodori: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmoninë, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve (me qendër në Ohri) dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë, sipas Apolodorit. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinjë të shenjtë”.

2. Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit, Lekës së Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë.

3. Gjarpri ka qenë një figurë që adhurohej shumë në të gjitha krahinat e banuara nga ilirët gjatë antikitetit. Simboli i gjarprit është prezent edhe në monedhat e Bylisit, Amanties, Apolonisë, etj.

4. Albanologu Robert Elsie, në veprën “Leksiku i kulturës popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore”, thekson: „Gjarpri ka qenë simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, sidomos i atyre të Ballkanit jugor“.

5. Aleksandër Stipçeviç jep këtë shpjegim për figurën e gjarprit, që është në luftë me cjapin, skenë, e cila gjenden në monedhat e kolonisë greke të Farit: “Cjapi simbolizon kolonët dhe gjarpri ilirët”.

6. Nga miti shumë i përhapur në botë, i njohur si „Miti i gjarprit Hitit“, gjarpri (dragoi) sipas tyre quhet Illuryanka. Pjesa e emrit „illuy“ është e afërt me kuptimin e fjalës Ylli-Ili, dhe fjalës; “anka” që është e afërt me fjalën „аngu“, gjarpër. Përse hititët do ta quanin dragoin e tyre Yllurianca, kur “Yllirianka” njihet si gjarpëri ilir? Sipas këtij miti, shumë burimeve të tjera historike dhe dëshmive arkeologjike, siç janë simboli i kultit ilir të diellit, simboli i shqiponjës dykrerëshe dhe kulti i gjarprit ilir, çojnë në kërkimin e rrënjëve pellazge-ilire të mbretërisë Hitite.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks