SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

ANTON MARKU: 'OPINIONISTËT' E DIASPORËS!

Vjenë, 18 shkurt 2019: Të jetosh në diasporë nuk do të thotë të shkëputësh kontaktin me zhvillimet politike dhe shoqërore në vendlindje. Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve tanë në perëndim vazhdojnë të informohen, kryesisht nga portalet, të cilat viteve të fundit janë shtuar dukshëm. Një pjesë e tyre tenton që përmes shkrimeve të inkuadrohen në debatet për temat aktuale duke dashur që të japin kontributin e tyre në këto procese. Se cili është kualiteti i tyre është çështje tjetër.

Të shkruash me çdo kusht

Është e drejtë e pamohueshme e secilit që të shprehet lirshëm. Por para se ta bëjnë këtë duhet kujdesur që mendimet e tyre, sidomos ato që botohen të ju përshtaten një standardi së paku minimal. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ajo nis në çastin kur këto shkrime botohen dhe si të tilla qëndrojnë në rubrikat e portaleve, nganjëherë edhe me ditë të tëra.


Dhe këtu nis problemi. Që nga titulli i cili përzgjidhet pa ndonjë analizë të duhur, shpesh nuk ka të bëj me fenomenin i cili trajtohet, madje ka dhe raste kur është dhe fyes ndaj një personi apo një grupi social. Disa artikullshkruesve, posaçërisht atyre që jetojnë në diasporë, duket se ju mungojnë njohuritë themelore të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Nuk janë të rralla rastet kur në fund të titullit qëndron pika, ai rimohet si në këngë lahutash apo kur fjalia ndahet në mes me një presje e cila më së paku ka vendin aty.


Në disa nga gazetat tona ‘‘opinionistë’’ me deficite të theksuara intelektuale që fshihen pas titujve akademikë (Mr., Dr,, Prof. Dr,) e të cilët nuk harrojnë asesi t’i vendosin para emrit, ende nuk e dijnë rregullat elementare të përdorimit dhe vendosjes së thonjëzave: ca i hapin nga poshtë me dy presje dhe i mbyllin lartë, ca nisin me shenjën e mbylljes e i mbyllin me atë të hapjes, të tjerët, veçanërisht ata që shkruajnë lidhur me mbajtjen e ndonjë aktiviteti nuk hezitojnë që të shkruajnë emrat e të gjithë atyre që thanë ndonjë fjalë rasti, duke i titulluar të gjithë me ... zotëri apo zonja X tha këtë apo atë .... Dallimet mes emrave në njëjës dhe shumës njihen shumë pak. Po të tillë, sidomos nga vendet gjermanofolëse fillojnë me shkronjë të madhe jo vetëm emrat e vendeve dhe njerëzve por edhe të ditëve, muajve e gjesëndeve materiale (Automjeti, Ndërtesa, etj) ashtu si në gjuhën gjermane.



Një fenomen në vete janë ata që pothuajse çdo ditë botojnë nga një shkrim. Njëri prej tyre nuk ja ndan së shkruari ‘‘letra të hapura’’ pothuajse të gjitha personaliteteve të botës, përfshirë dhe Angela Merkel dhe Donald Trump. Një tjetër, ish-aktivist partiak në perëndim në artikujt e tij çirret deri në histeri në drejtim të kundërshtarëve politikë saqë ndjen kokëdhembje sapo lexon pesë rreshtat e parë të shkruar nga ai. Një bashkëmendimtar i tij madje kërkon me ngulm organizimin e referendumit për bashkimin e trojeve shqiptare me Amerikën.


Këta të ashtëquajtur ‘‘opinionistë’’ të bezdidshëm të diasporës uzurpojnë vend nëpër mediumet shqiptare duke i ‘‘bombarduar’’ redaksitë e tyre me shkrime të njëpasnjëshme, e të cilave ju mungon pikë se pari parashtrimi i çështjes dhe përmbatjes si dhe ballafaqimi i argumenteve dhe harmonia e ideve duke mos pasur rrjedhë logjike të artikulimit të tezave. Ato kryesisht janë konfuze, të mbushura me paragjykime dhe të njëanshme. Konkluzionet (nëse mund të quhen kështu) që nxirren në fund të shkrimeve as për së afërmi nuk ngjajnë me ato që mund të jenë thënë më lartë.

‘‘Opinionistët’’ e tillë nuk i bëjnë nder diasporës sonë. Për më tepër ata janë, mu si në muzikë, tallavaja e gazetarisë së mirë dhe, me apo pa vetëdije, bastardhuesit e gjuhës shqipe në mërgim. Pjesa më e madhe e tyre do të ishte mirë që para se të dërgojnë artikuj për botim, të vizitojnë kurse bazike të shkrimit të gjuhës amtare.


Sigurisht se në diasporë ka dhe njerëz të profilizuar, shkrimet e të cilëve lexohen dhe komentohen me interesim të madh. Të tillë krijues të opinionit publik, si E. Robelli, Xh. Ahmeti, B. Hiseni, J. Kelmendi, F. Shkreli e ca të tjerë si këta përbëjnë elitën e pendës shqiptare në perëndim.


Përfundim

Mund të kuptohet nevoja e njeriut, deri në mani, për të thënë diçka, për të fituar vëmendje e qenë në epiqendër. Madje mund të admirohet ky entuziazëm. Por në asnjë formë nuk mund të arsyetohet tendenca për të dominuar në jetën që zhvillohet në mërgatë me shkrime të një kualiteti aq të ulët. Duke insistuar në atë se edhe ata kanë diçka për të thënë po ua zënë këndin atyre që janë në gjendje që së paku të përpilojnë artikuj me përmbajte logjike.


Mbase apeli më i duhur për ta do të ishte që të vazhdojnë të shprehin qëndrimet e tyre, nëse duan edhe në baza ditore, por në faqet personale në facebook apo platforma tjera alternative dhe jo në portale dhe mediume serioze, e të cilat do të duhej që, së paku për hir të lexuesve të tyre të rregullt, të mos botojnë çfarëdo që të ju dërgohet, por të kenë parime dhe kritere të cilësisë së artikujve si në formë ashtu dhe në përmbajtje.


Njëra ndër shkathtësitë e të shkruarit vazhdon të jetë ajo që thotë që mes rreshtash duhet të lihet hapësirë e jo zbrazëtirë. Sa më shpejt që ‘‘opinionistët’’ e diasporës ta kuptojnë këtë do të bëhet më mirë për ta. Për ne po ashtu.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks