SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

REXHEP KASUMAJ: TRI BETEJA DHE NJË VETMI (Shpërdorimi i heshtjes së varrit nga pushtetarët!)

Berlin, 6 mars 2019: Në përmbyllje të ciklit që filloi shekulli i ikur, tri beteja zhvillohen kohëprerëse rreth Kosovës. Është, me gjasë, stacioni i radhës në itinerarin e fatkeqësisë.

E para, plot duhma mesjetare, ka hijen e thikës mitike të krimit. Është beteja e Belgradit për Serbinë në Kosovë. Anipse nga taborr i vjetër armik, ajo, e palodhshme, dinake dhe e devotshme, imponon një admirim zemërplasur.

Ndërkaq, e dyta është gjeopolitike. Kapitulli i fundmë i saj për Ballkanin pa Rusi. E, si pasojë, peshërënjen dhe bishtuljen e urtuar të Serbisë. E tillë, përkon natyralisht me interesin kombëtar shqiptar. Dhe qendra ku tërhiqen fijet e hemisferave të reja, është larg, përtej deteve, në Uashingtonin e lirisë.

Kurse beteja e tretë zhvillohet në votrën e saj në Prishtinë. Por ndryshe prej tyre, ngjan profane, e ligë, e përbuzshme. Në vend të naltësisë fisnike, ajo ka gjithë përmasën ndërklanëse të pushteteve të ulta - jo për kufij, territor a sovranitet, por për primat politik në kierarkinë e Fuqisë. Sa cinike, ndaj, duken fjalimet, betimet dhe evokimet pranë varrit të flijimtarëve. Të vdekurit na shohin, thotë Mësimi, por s'mund të flasin. Dhe është pikërisht ky shpërdorim i heshtjes së varrit që i bën ata më të poshtërit në Europë.



Në fund fare është Shqipëria, e pabetejshmja, e munguara e madhe. Madje, rrëzomë e saj vete përtej mungesës që rreket t'a mbushë ndonjë fjalë rituali formal, frigjid e shterpësor. Kur gjysma e atdheut jeton orën e vështirë, ajo, sipas një rregulli të çuditshëm, mbytet në kaos. Vërshojnë sheshet, flakëron urrejtja, sfidohen aleatët dhe tranden themelet e brishta të shtetit që, pas çdo rrotullimi, kthen përmallshëm në "vitin e tij zero". Dhe, ashtu, ngujuar në pengmbajtjen e pandihmë të vetëvetes, i dërgon Kosovës dhe botës dy kumte tragjike: Kosovës vetminë dhe botës pazotësinë e racës shqiptare për shtetësinë..!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks