SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

PROF.ELIFE PODVORICA - JASHARI: DROMCA JETE NGA PËRDITSHMËRIA SHQIPTARE!

Prishtinë, 13 mars 2019: ....Meqë ne qytetarët e rendit të dytë - shqiptarët e Kosovës -nuk e kemi mundësinë e lëvizjes së lirë, nuk na ka mbetur shumë hapësirë në jetën tonë për t'i dhënë asaj kuptimin e gjërave të bukura, siç janë vizitat nëpër vendet ku ne na teket të shkojmë, shkëmbimit të përvojave të ndryshme, siç bëhet në raste të tilla, vazhdimit të studimeve…! Ndodhë që një i ri shqiptar pranohet i pari në listë me 100 pikë (në një universitet europian), por pastaj për një arsye të çuditshme, nuk mund të shkojë në shtetin ku e ka fituar të drejtën për studime!

Shtetet e Europës nuk e dijmë cilën faqe të historisë e kanë ngatërruar me shqiptarët, sepse këta të fundit në trojet e tyre, janë para të tjerëve! Por,nejse...

Ajo që na ka mbetur, megjithatë është e një rëndësie shumë të veçantë!

- Shqiptarët në këtë Milienum të tretë e fituan të drejtën të shkojnë tek njëri – tjetri në vizitë! Me një taksë të vogël, por me mundësi të mëdha kënaqësie për rinjohjen tonë shqiptaro-shqiptare!

Meqë jam një shqiptare e Kosovës që shkoj shpesh në brigjet e bregdetit Adriatik dhe Jon, mundohem të gjejë gjërat e përbashkëta që kanë rezistuar pavarësisht ndarjes 60 vjeçare që patëm nga një rend i çuditshëm i qeverisjes së shteteve të Ballkanit, në të cilat siç e përjetuam, Kosova ishte ndarë nga shteti Mëmë, për t'u futur nën ombrellën e një shteti që vetëm mirëqenien shqiptare nuk e kishte në rend të asnjë menyje shtetërore.. Nejse...

***

Nuk e kam kuptuar ende me cilin Kod të Mirësjelljes, shqiptarët të mos përshëndeten mes vete me një ”mirëdita”, apo “mirëmëngjesi”. Është e para gjë e përbashkët e tyre andej e këtej kufiri! Ai që ka kapacitet të zgjuarjes në orët e hershme të mëngjesit për t'u përqafuar me ajrin e pastër të bregdetit dhe për të soditur lindjen e diellit mëngjesor në harmoni me sinfoninë e valëve të detit të përgjumur, po e rastisi ta takoj një tjetër si veten e tij në ato orë magjike, nuk ka shancë të marrë në kthim “mirëmëngjesin” që e tha me shumë hezitim!



Prof.Elife Podvorica - Jashari


Me hezitim, sepse ai tjetri le që nuk e kthen përshëndetjen, por të shikon me shumë paragjykim se pse po e bën një gjë të tillë? Prej nga po njihemi, me çfarë rasti po e thua atë fjalë, etj,etj... Për veten time, e kam “mirëkuptuar” këtë fenomen të shqiptarëve, por bezdinë ma kthejnë këta mysafirë të mërgatës që vijnë nga shtete si Zvicra e Gjermania dhe në momente të tilla, tmerrohen nga “turpi’ i bashkëkombasve të mij!

- Po çka është moj ky gjest që njerëzit të mos e përshëndetin njëri - tjetrin, më pyeste një nga mysafiret e Mërgatës që vinte nga Zurichu!

- Qe 20 vjet po mundohem ta kuptojë - ia ktheva unë me sikletin më të madhë! Nuk është se nuk na intereson ai tjetri dhe nuk mundohemi të fusim hundët në punët dhe privatësinë e tij, por që të flasim e të përshëndetemi me gjuhën e njerëzve, nuk e bëjmë dot ende!

***

Tjetër gjë e përbashkët është ndeja për shtatë pal qejfe nëpër restorane! Ndeja ulur nëpër karriget e restoraneve, secila më luksoze se tjetra, është sporti më i përhapur në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar! Shyqyr që bota na njeh si popull me traditë sporti duke u referuar në Gjerdan Shaqirin e Majlinda Kelmendin!

Elementi tjetër që i bashkon shqiptarët, është Parlamenti dhe mënyra se si ata brënda tij e flasin gjuhën amtare! Shyqyr që nuk është gjallë më Naim Frashëri, sepse po të rastiste para ekranit kur shqiptarët marrin vendime për zhvillimin e shtetit të tyre, do të bëhej edhe ai si ata! Do të shante çdo nënë shqiptare çfarë edukimi dhe çfarë gjuhe u paska mësuar fëmijëve të vet! Parlamenti është një hapësirë ku askush nuk ka turp të flas dhe të fyej kolegun e tij publikisht me fjalë më të rënda se malet e Tomorrit apo malet e Sharrit! Kur e dëgjon mënyrën e komunikimit të tyre, e fiton bindjen se gjuhës së Naim Frashërit, i paska rënë zgjebja dhe prej saj po dalin vetëm fjalë me shije qelbi!

***

Një dekuri tjetër e përbashkët e shqiptarëve të ndarë katërcopësh, është impulsiviteti i çastit të njëjtë! Nëse Kosova është para një akti ku mirren vendime një shekullore dhe duhet që vigjilenca e atyre vendimeve të jetë në shërbim të së ardhmes së fëmijve shqiptar, dhe në shërbim të mbijtetesës së tyre, duke u kacafytur kështu me lloj-lloj intrigash të propagandës së shtetit sërb, edhe në kryeqytetin tjetër me vend ndodhje në shtetin Amë, ka një çast impulsiv, ku PD-ja me PS-në, janë në luftë të përgjakshme çakejësh! Dhe aq i errësuar është qielli i arsyes së tyre, sa në horizontin e tij s'ka shancë qe 20 vite, të çfaqet as më e vogla dritë shprese për përgjegjësinë e saj si Nënë ndaj fëmijëve të saj jetim - Kosovës, Maqedonisë shqiptare, Kosovës Lindore, Montenegros shqiptare, etj!

Dukuria tjetër si e përbashkët e shqiptaro-shqiptarëve, doli të jetë edhe Lakmia!

Lakmia për t'ia zënë karrigen tjetrit dhe secili nga tre-katër milionët sa jemi, të bëhemi kryeministra ose presidenta!

Edhe këtu ka një gjë shuuumë të përbashkët! Por jo për të avancuar shtetin në fushat vitale që duhet t'i këtë nën pronësinë e vet, sikurse çdo komshijë yni, por për ca gjëra që jemi “sui generis”!

... e kështu me radhë!

***

Uroj shumë që në jetën time të pres ditën kur do të kemi një gjë të përbashkët e të skalitur përmbi gjithë të tjerat: - ta duam njëri -tjetrin, të bëhemi aq të menqur e aq të guximshëm që të ngrejmë zërin dhe me gjindshmëri diplomatike e me drejtësi juridike të rikthejmë copat e tokave të çnukur... Uroj që intelektualët tanë me dije e guxim t'i drejtohen Europës dhe ajo ashtu siç i ndihmon shtetit sërb që të rehabilitohet nga një shtet gjenocidi në një shtet demokratik europian, ne shqiptarëve të na dal hakut për dredhitë që na i ka bërë! Lutem që në jetën time të arrijë të shoh fëmijët tanë të zgjuar e inteligjent, energjinë dhe vitalitetin e tyre ta derdhin në trojet e tyre shqiptare, duke ua promovuar botës bukuritë e bregdetit shqiptar, traditën e lashtë dhe mikpritjen që e kemi pasur përtej çdo kohe…! Uroj shumë që një ditë, gjuha shqipe si gjuha më e vjetër në Europë e Ballkan, të futet në syllabuset e shkollave dhe universiteteve të shteteve europiane si gjuhë me vlera të lashta të civilizimit njërzor! Dhe kështu, ajo të merrë vlerat dhe rëndësinë e një gjuhe sikur gjuha angleze, italiane apo gjermane!

Dhe krejt në fund - uroj shumë me vullnetin e Zotit që ne shqiptarët të respektohemi nga të gjithë!

- Atij i qofshim fal!....


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks