SHKRIMI
e martë, 18 qershor 2019

BESIM R.CENGU: MBI MAHNITJEN

Tiranë, 15 mars 2019: Mahnitja është situatë që ndryshon thelbësisht gjendjen shpirtërore të njeriut a shoqërisë. Është para së gjithash një ndjesi shpirtërore e ndodhur midis ëndrrës dhe realitetit. Ose një kapërcim kufiri a mase, nga një situatë (pozitive) në një tjetër (edhe më pozitive).

Mahnitje individuale dhe kolektive nuk ndodhin shpesh në planin social. Porse, sa herë që ndodhin, bëjnë Ndryshimin e Madh, sepse ato shfaqen përherë në kohën e duhur.

Mahnitjet në shoqëri nuk ndodhin asnjëherë në situata të zakonshme emocionale. Ato i ngrejnë shpirtin peshë individit apo një grupi individësh.

Prandaj, themi se sa herë jemi në situatë Mahnitjeje te njeriu e te shoqëria, jemi në gjendje “anormaliteti” pozitiv të jetës tonë.

“Mahnitja, - tha Papa Françesku në pragun e Krishtlindjeve të vitit të kaluar, - është hir i madh, hiri që na jep Zoti në takimin me Jezu Krishtin. Diçka, që na bën të çmendemi nga gëzimi. Jo entuziazëm i thjeshtë, si ai tifozëve kur fiton skuadra e tyre. Është ndjesi shumë më e thellë...”

Mirëpo ndjesitë e thella, janë njëherit edhe tronditje të thella, dmth, prirje për ndryshim drastik individual apo kolektiv. Janë “konvulsione” apo shkrepëtima të forta shpirtërore bioenergjike që lënë vragë në mendjet njerëzore si stade apo pikënisje për të ndërtuar konstrukte shpirtërore tjetërndryshe.

Individët që mahnisin shoqëritë ku jetojnë, nuk janë si të tjerët. Ata janë të lindurit dhe të destinuarit për ndryshim.

Ata kanë disa cilësi dhe kapacitete inteligjience (gjeniale) që depërtojnë në shpirtrat njerëzorë për t’I ndryshuar pozitivisht. Aftësia e tyre për të ndryshuar gjendjen shpirtërore pozitivisht është dhunti e dhuruar prej Zotit që shprehet si produkt i koncentruar i zhvillimit mendor të shoqërisë.



Papa Françesku


***

Njerëzit janë mahnitur para gjenive, para forcës së fjalës se tyre. Krishti, Muhameti, Buda… i mahnitën njerëzit… I mahniten njerëzit me fjalën magjike Georg Washingtoni, Bonoparti, Lenini, Gandi, Çërçilli, Perandori Hirohito, Martin Luter King, Xhon Kenedi, Mandela, Papa Gjon Pali II, Vaslav Havel, Obama…

Por Mahnitja është edhe mrekulli, përsosmëri dhe rregullsi kozmike edhe në planin josocial.

Mahnitet një fëmijë kur sheh një lule apo një zog me ngjyra, apo petalet harmonike deri në përsosmëri. Shtanget i mahnitur njeriu para mrekullisë që sheh me sy kur perëndon dielli në det, netët e bardha në Balltik, apo bishtin e ndritur të një komete.

Mahnitja është tronditje psiqike, që shprehet më së pari si tronditje zemre (gjithnjë pozitive). Mirëpo kjo është arritje. Të arrijë që edhe një dukuri të ndryshojë ritmin e zemrës, do të thotë se është i jashtëzakonshëm, dmth i mbinatyrshëm.

“Natyrisht, - vërejti Papa në Meshën në Shtëpinë e Shën Martës, - nuk mund të jetojmë gjithnjë në mrekullim. Jo, vërtet nuk është e mundur. Por është fillesa.”

Pastaj ky mrekullim lë gjurmë në shpirt e ngushëllim në zemër. Duke qenë Mahnitja si një shkrepëtimë rrufeje e shkurtër, (edhe si dukuri natyrore edhe si dukuri shoqërore) ajo nuk ndodh shpesh, sepse është një shkarkesë që ndodh në koshiencën e njeriut. Por ama është e domosdoshme për të tronditur prikologjinë, e zgjuar shoqërinë kur ajo bie në limonti e përgjumje.


***

Është domosdoshmëri që shoqëria të kalojë nëpër faza Mahnitjeje në të gjitha rrafshet, nëse ajo do të zhvillohet, nëse do që të mos mbetet në kënetat sociale monotone, që i krijon vetë dhe është provuar se zakonisht vdes po vete në të.


Mua më kanë mahnitë poemat homerike, Epi i Gilgameshit, Komedia Hyjnore… por edhe sibilat e Bogdanit, poema “O moj Shqypni” e Pashko Vasos, skica e Migjenit “Prapa gardhit asgjë e re”...

Ndodh kështu se ata krijime janë shprishje e situatës monotonike, impulse që e trondisin shoqërinë për të krijuar koncepte të reja, për të mëkëmbur një mendim të ri, për t’i hedhë vështrim të ri të nesërmes etj.

Jam mahnitur para veprave të papërsëritshme të autorëve të Renesancës, përpara Rembrandit, Pikasosë, Van Gogut, Shagallit… para klasikëve gjigandë Moxart, Bethoven, Bah, Çajkovski, Verdi… Ata lanë gojëhapur njerëzit e vet, i Mahnitën me veprat e persosura. Me bëmat e tyre mahnitëse u ndryshuan të gjithë përditshmërinë njerëzore. I detyruan njerëzit me të cilët jetuan të ecin nëpër një shteg tjetër.

Më ka mahnitur “Qeraxhiu i Grebenesë”, “Baresha”, “Moj Fusha e Korabit”, “Mbeq, more shokë, mbeq”. Jam mahnitur me Hënën e përgjakur, një agim polar, por edhe me një eklips të plotë të Diellit. Me magjinë e syve të bukur të një vajze, ashtu sikur jam mahnitur me një prefeksion hyjnor të trupit të një kali…apo një flutur krahëshkruar…


***

Mahnitja nuk ka përmasa dhe kufizime…

Të mahnitesh do të thotë të mbetesh shtang për një çast dhe të marrësh turr pastaj.

Përpara Mahnitjes njeriu nuk e zotëron veten, ndaj rend drejt saj.

Ne duhet t’i Mahnisim njerëzit tanë duke edhe i menaxhuar këto mahnitje sidomos ato sociale, duhet t’i lëmë gojëhapur ata duke i orjentuar në dobi të zhvillimit të njerëzimit.

Vërtet pa Mahnitjen jeta e njeriut bëhet gri, rutinë… prandaj duhet ta risjellim atë edhe në këtë shekull me synimin e madh për një kapërcim cilësor për të tejkaluar njeriun e sotëm.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks