SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I AUTORES FETNETE RAMOSAJ

Pashtriku, 3 prill 2019: Këto ditë doli nga shtypi libri i radhës i autores Fetnete Ramosaj i titulluar: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)”.

***

Ky libër botohet me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës! Libri përmban, shkrime të ndryshme, informata ditore, dëshmi dhe raportime të luftës që janë dhënë nga zonat e luftimeve në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Këto të dhëna njëherit janë edhe dëshmi autentike të kohës të dhëna për mediet shqiptare dhe agjencitë më të fuqishme botërore të lajmeve, si: “Zëri i Amerikës”, Agjencia britanike e lajmeve “BBC”, Agjencia gjermane e lajmeve “Dojçe Vele” (Deutsche Welle) etj, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Është një vepër unikate e kësaj natyre. Dokumentet, intervistat, raportimet nga zonat e luftës, të paraqitura edhe në shtypin dhe mediet e kohës, e paraqesin madhështinë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky libër e dokumenton fuqishëm luftën tonë për liri. Është libërdëshmi që i shërben mbamendjes sonë historike, është dëshmi e pakontestueshme e luftës sonë çlirimtare, e heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve e dhanë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot, por është edhe një dëshmi shumë e rëndësishme në shërbim të kujtesës kolektive për të mos harruar.

Libri i Fetnete Ramosajt, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)”, përmban dokumente e dëshmi të dorës së parë, përfshirë edhe disa intervista të përgjegjësve të luftës për Zonën Operative të Dukagjinit. Libri është i ilustruar më fotografi dhe dokumente autentike. Ka 267 faqe, botues: Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri, këndi për Botime të Veçanta “HASAN PRISHTINA”, Prishtinë, 2019, shtypur në shtypshkronjën “Shkrola”, formati 21x24 cm, tirazhi 500 copë. / Faton Mehmetaj


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks