SHKRIMI
e enjte, 20 qershor 2019

BAJRAM GASHI: 20 VJET, NË KUJTIM TË NJË NGJARJEJE TRAGJIKE PËR KOSOVËN!

Durrës, 6 prill 2019:

1.

Ashtu kishte ndodhur, 20 vjet më parë, nȅ marsakeqin e vitit 1999. Qindra-mijȅra familje shqiptare u larguan dhunshȅm nga trojet e tyre stërgjyshore, shumica nȅ drejtim tȅ shtetit amȅ, në Shqipëri. Atë fat të dhimshëm përjetoi edhe miku im nga Peja, Dush Zeqiraj. Mbas dy ditȅ udhȅtim e rraskapitjeje, arrijnȅ në Shkallnur të Durrësit, te famlja “Gjuzi”. Na lajmȅrojnȅ dhe menjȅherȅ shkuam me furgon, i sollȅm nȅ shtȅpi dhe i strehuam. Pas pak ditȅsh, ata u vendosën pȅrkohȅsisht nȅ qytet, nȅ banesa me qera. Kaloi njȅ vit dhe nuk e kishte harruar Dushi 30 marsin e 1999-es. Më pas, në 30 marsin 2000, veç ai kur lajmȅroi: “Mȅ prit te busti i Azem Hajdarit”, nȅ Durrȅs. “Do tȅ kujtojmȅ, sȅ bashku, 30 marsin e 1999-es”. Erdhi. Nuk po e zgjati shumȅ. Njȅzet “30-marsa”, me gjithȅ tȅ sotmin, ai i feston me familjen “Gashi”, në Shënavlash të rrethit tonë.



Nga e majta: B.Gashi,V.Kona,D.Zeqiraj,M.Gecaj e S.Harka(Tiranë,30 mars 2019)


2.

Kȅsaj radhe, Dushi mȅ porositi nȅ telefon: ”Kur tȅ vij, dua tȅ mȅ njohȅsh me Viron Konȅn”. Kishte lexuar njȅ libȅr tȅ tij dhe i kishte pȅlqyer shumȅ. “Po, - i thashȅ dhe lajmȅrova shkrimtarin e nderuar, duke e informuar pȅrse donim ta takonim. Ai m’u tregua i gatshȅm. Mbȅrriti Dushi, pikërisht nȅ Shȅnavlsh më 30 mars. Atȅ ditȅ ishim tȅ ftuar, bashkȅ me mikun krijues durrësakk, Kadri Tarelli, nga poeti I këtij qyteti, Vladimir Muça, nȅ përurimin e librit me poezi ”Dino Kalenja”-Hero i Popullit, vrarȅ nȅ luftȅ kundȅr pushtuesve nazistë. Aty pati edhe plot tȅ tjerȅ tȅ ftuar, si Besim Shahini, poetja e nderuar e drejtoresha e shkollȅs “14 Nentori”, Merita Thartori, Hasan Shahini, etj, etj.

Tȅ nesërmen, pra sot mȅ 31 mars, udhȅtuam pȅr nȅ Tiranȅ. E dinim lokalin ”Galexy-Bar”, sepse aty disa herȅ kemi pirȅ kafe me prof. Murat Gecaj, me tȅ nderuarin Viron Kona. Nȅ kafe ishte dhe shkrimtari dhe kritiku i nderuar Sejdo Harka. Lokali ndodhet nȅ fillim tȅ Bulevardit tȅ Ri të kryeqytetit. Ishte një takim simbolik, I bukur Prof. Murati i ka kaluar do vjet, por mbi 70 kurrsesi nuk mund t’ia japȅsh. I njoha duke u bȅrȅ paraqitje të ndȅrsjellta.

Po pinim kafe dhe muhabet tȅ ȅmbȅl.Ndȅrkohë, Vironi kishte marrȅ njȅ çantȅ, qȅ mezi e mbante nȅ duar. Aty kishte shumicȅn e librave të botuara tȅ tijat, të cilat i kishte shȅnuar qȅ nȅ shtȅpi: dhuratȅ pȅr mikun e tij tȅ ri, Dushin, sikur ta kishte njohur qȅ prej dekadash. Edhe prof. Murati kishte sjellȅ librin më të ri jetëshkrimor, “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë, 2018).. Çaste emocionante, ndjenjash njerzore e vȅllazȅrore, kur dhuronin e ndërronin librat dhe mendimet nȅ mes njȅri-tjetrit.

Vironi, si vlonjatas bujar dhe me shpirt njerëzor, tha: “Dushi, miku ynë prej Peje, sot njȅ vit, përsëri kȅtu!”

Dushi, nga kȅnaqȅsia, iu drejtua miqëve kryeqytetas:

“Tash e mȅsova rrugȅn edhe për te ju, hiç mos mȅ ftoni, se mȅ 30 mars, 2020, dhe nȅ kȅmbȅ do vij!”

Dushin e pȅrcolla te autobuzi, pȅr nȅ Pejȅ. Kur po ndaheshim, mȅ tha:

-Bajram, pȅr 5-vjet e ke sigurue Mirësinë…

Durrës më: 31 Mars 2019

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks