SHKRIMI
e martë, 17 shtator 2019

NAFI ÇEGRANI: PËRSE ÇEGRANI MBETET I SPRAZËT?

Shkup, 14 prill 2019: (Miti i shtetit, i padrejtësisë dhe politikës…!)

...Thonë se jeta ec si valët e detit, por shpesh edhe me shumë rrëmuja e rrëmete, me shumë batica dhe zbatica ! Kështu e ka jeta, herë me të rrëpinta e herë me tatpjeta... Por, si duket jeta në Çegran? Është fshati im i lindjes, dhe si fshat më i magj që në kohën e ish Jugosllavisë dhe viteve të rrënuara, etnikisht i pastër ku jetojnë shqiptarët. E morra si shembull edhe për shumë arësyera të tjera objektive dhe subjektive, sepse këtu duket se jeta e njerëzve duket se shkon me rrjedhat e veta si një turrmë e madhe siç ecin vetë banorët e kësaj ane si një tufë e madhe që nuk dijnë ku e kanë bariun, ose nuk kanë bari fare... Bëjnë jetë me shumë shqetësime , brenga e halle ! Ka vite, siduket, i ka kapluar skamja dhe ndjejnë një farë shtypje misterioze mbi kurriz, duken si jo të sigurtë me hapat e jetës që i bënë edhe ata/ato pakë banorë të lodhur, dhe gjen aty-këtu vetëm pleq dhe fytyra të zbehta, të ngërthyer edhe nga ndonjë vuajtje njashtu misterioze... Jeta dhe hallet e njerëzve, sidomos nga skamja dhe varfëria duket se edhe rrudhat u janë shtuar në ballë! Eshtë jetë tronditëse, por gjithsesi e vërtetë: Një bashkfshatarë imi, i moshuar afro 72 vjeçar, më kot kërkon ti shoh me sy dhe t’i takoj dy djemt dhe tre nipat apo edhe dy mbesat e tij, të cilët, edhepas ekryen shkollime, e lanë vatrën dhe plakun e tyre të vetmuar dhe morrën arratinë kah Europa, ikë në Gjermani për të fituar kafshatën e gojës, sepse këtu nuk arrinin dot, bile nuk arrinin të mbulonin as faturat dhe ,,borxhet,, elektrike ndaj EVN-së. Ikën në beteja për të mbetur gjallë... Plaku i shkretë, edhetani që është shëndetlig, i kërkon bijtë e tij, por nuk i gjen dot... Ai, tani, pas vitesh gjen vetëm mallin dhe lodhjen në trupin e tij dhe si tojë kujtimi i përmalluar i mbeten vetëm pamjet dhe përfytyrimet e jetës nga dita kur janë ndarë!


Edhe një ngjarje tjetër e rrallë, duke marrë këtu si shembull, kam për protagonist një plak tjetër 70-vjeçarin nga fshati Forinë të Gostivarit, i cili thotë se shqiptarin nuk arriti dot ta ,,shkulte,, nga rrënja dhe vatra as Rankoviqi dhe as dëbimet fshaisoide në Anadoll, e që pas shumë mundimeve në kërkim të punës dhe sacrifices së jetës për egzistencë, vite me rradhë punuan bashkë me të vëllain pasi u kthyen nga Zvicra, dhe në fshatin e tyre të lindjes hapën një biznes furnizim me lëndë për ndërtimtari. Kishin punuar jashtë që në kohën komuniste, arritën të ndërtonin nga një shtëpi për vlla. U shtuan nipëri e mbesa, disa vajtë në shkollime, por më pas edhe ikën në gyrbet. Lanë shtëpiat dhe pleqët në mëshirën e fatit dhe skamjes që i kaploi. Mbyllën biznesin, ose u mbet fare i hapur dhe i shkatërruar nga se nuk kishin asnjë përkrahje nga shteti i kapur nga keqbërësit, korupsioni, padrejtësia, nepotizmi dhe tagrat e pamëshirshme, faturat elektrike dhe të tjera, ishin katastrofë për ecje të dinjitetshme në jetën që bënin. Edhe fëmijët e tyre, nipëri e mbesa u nisën në rrugët dhe shtigjet europiane, në Zvicër e Gjermani për të siguruar një egziztencë, se këtu, në vendlindje nuk kishte fare ndonjë perspektivë dhe shpresë për ndonjë të ardhme të sigurtë...Pikërisht atëherë kur njeriu këtu, si në Çegran njashtu edhe në shumë fshatra shqiptare të Gostivarit dhe Tetovës, duket një shkretihane blozake të jetës pa ngjyra dhe... Edhe burri 50 vjeçar, më tha se po humbiste shpresat dhe çdo përpjekje i dukej e kotë për ndonjë punë e jetë! Rastësia do t’i falte “privilegjin” e pabesueshëm dhe këmbët do ta çonin aty te varri i babait ose gjyshit, ku qëndronte edhe trupi i gruas së tij e cila kishte ndruarr jetë gjatë vjeshtës së shkuar kur binin gjethet, vdiq nga skamja dhe vuajti edhe për barna e shërrim mjeksor, sepse nuk ia dilnim në skaj. Madje , mendimet dhe shikimet i hidhte diku larg, ose mbetej si i cunguar nga hallet me pamjen e dikurshme kah horizonti i maleve, andej kah ishte endur dikur me tufën e deleve si bari kur ishte 22-25 vjeç. Dhe, e kuptonte filozofinë e jetës kur tufa e berave kishte bari të sigurtë dhe të aftë në krye, se ndryshe tufa e cila nuk kishte bari e hanin uqërit...

Biseda ime dhe rrëfimet e hoxhës Qani Baftijari ishin të gjata, interesante dhe trishtuese. Madje ai rreth problemeve të jetës dhe njeriut me hallet e mëdhaja dhe brengat e sodit i sqarronte edhe përmes shprehjes filozofike islame duke e krahasuar këtë që njerëzit vuajnë, duke e ndërlidhur me Betejat e mëdha të Zotit me djallin: Kur të përfundojë predikimi i lajmit të tretë engjëllor, mëshira më nuk do të ndërmjetësojë për banorët mëkatarë të botës. Populli i Zotit e ka përfunduar veprën e vet. Ai e ka pranuar “shiun e vonë”, “freskimin nga fytyra e Zotit” dhe do të jetë i gatshëm për orën e sprovës që gjendet para tij. Engjëjt vrapojnë andej këndej nëpër qiell. Ose djajt dhe njerëzit narcisoid që paten lënë vragë të thella nga rasti i Gostivarit 1997, mbeten djaj në qiell e tokë, por tanimë si ndjellakëqinj, me të cilët populli ynë mbet i zhgënjyer… Një engjëll duke u kthyer nga toka e shpallë se vepra e tij është kryer. Sprova e fundit ka ardhur në botë dhe të gjithë ata që janë dëshmuar besnik ndaj fjalëve Zotit e kanë marrë “vulën e Zotit të tyre.” Atëherë Allahi xh.sh. e ndërprenë shërbimin e ndërmjetësimit në Shenjtroren qiellore. Ai i ngrit duart dhe me zë thekson: “Mori fund!” Kurse të gjitha çetat engjëllore i heqin kurorat e tyre engjëllore kurse Zoti e shpallë solemnisht: “I padrejti le të vazhdojë të bëjë padrejtësi! I ndyti, në dashtë të zhytet më zi! I drejti le të vazhdojë drejtësi! Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë.” – u rreferua Qani hoxha duke theksuar se me këto thënie kuranore, çdo rast është gjykuar qoftë për jetë qoftë, për vdekje. Zoti i madh e ka bërë pajtimin për popullin e vet dhe i ka shlyer mëkatet e tij. Numri i pasuesëve të tij është plotësuar; “mbretëria dhe pushteti e madhshtia do të mbizotërojnë nëpër tërë vasionin qiellior dhe në rruzullin toksor” dhe do t'u jepen trashëgimtarëve të shpëtimi, mirëbërësve, njerëzve të drejtësisë, jumanizmit dhe shpirtit, e Zoti mbetet Një, mëshirbërësi, ai që fal gjynahqarët dhe gabimbërësit dhe mbetet SUNDUES I GJITHËSISË !


 



“Tash nuk u besoj as syve të mi, as njerëzve të këqinj, as hipokritëve dhe djallëzorve, ndjellakëqinjëve... Sepse edhe jeta me njerëz të tillë më dukej ëndërr!,- nis rrëfimin e tij rrënqethës hoxha Qani Baftijari, dhe vazhdon më tej:,, Çdo gjë duket e kotë, edhe jeta edhe njerëzit, këta aq sa knë mbetur në Çegran, duken si të trishtuar... Ecin të menduar dhe...Si në ato baladat e lashta. Duhej ta përmbaja veten, kur kam rastin e takoj shumë prej tyre që vuajnë edhe për kafshatën e bukës , e jo më të kenë mundësi të paguajnë edhe faturat e tepërta dhe të papërballueshme të EVN-së,- rrëfen ai me një brengë në fytyrë duke përfunduar në fund:,, Po nuk është e lehtë jeta sot. Njerëzit kanë probleme me jetën dhe skamjen... Vaj ai që nuk ka, e shqiptari i shkretë është bërë imun me dertet dhe ec binarëve ,siç thotë populli, kah sytë këmbët! Mjerisht, kështu ndodh sot me shqiptarët sin ë Çegran njashtu edhe në Shqipëri ku u prishen kulmet dhe hidhen në rrugë në mëshirën e fatit, edhe në Kosovë ku nuk dijnë kah i fryejnë erërat dhe fortuna e jetës…!,,

Kështu fliste , por disi me një dozë hidhërrimi dhe rrëmbim djalosha shtatgjatë dhe me shikime e mëndje largpamëse...Zgjata kokën dhe e pashë. Direkt në sy. Ishte ai. Po, po ai ishte, Isaku! Sytë e tij sikur deshën të më thoshin edhe diçka. Se vetëm sytë mund të flisnin. Çdo gjë tjetër, nga koka te këmbët, dukej e ngrirë. E akullt. Vetëm vështrimi ofronte jetë, ngrohtësi, kujtesë. Vështrimi im mbetej i mbërthyer për disa çaste tutje, në horizont, dukej i lodhur si një tojë. Si ato ditë e vite që kisha kaluar në burgje kur pyesja për vuajtjet dhe hallet e gruas dhe fëmijëve të mi të cilët kishin mbet në mëshirën e fatit dhe tragjikës në rrugëkryqet e Shkupit. Pyesja për mëmën Mahien, e cila vunte aq shumë për burgosjen time të oadrejtë. Pyesja për babain Tekiun i cili kishte krenarinë e tij si veteran i Frontit të Sremit dhe nga dëshprimi i padrejtësisë ndaj meje dhe akuzat e trilluara që mi kishin ngjashur keqbërësit të cilët nuk respektonin ligj as drejtësi, por vepronin si antishqiptarë të përbetuar dhe shovinista që nuk ua gjeje lehtë kalibrin... Dhe, tani kur shikoj se çfarë po ndodh me shqiptarët në këto treva, të cilët akoma të rinj dhe të papjekur fare nisen rrugë e mbi rrugë kah shtigjet e largëta të Gjermanisë ose dikund tjetër në Perëndim sa për të fituar për një kafshatë ose që t’u ndihmonin prindërve të lodhur e pleq në shtëpi ku kanë mbet të vetmuar, të ndihmohen për të paguar edhe nja faturë elektrike të EVN-së e cila dita ditës po bën kërdi dhe vështirëson jetën e shqiptarëve në mënyrë haotike, dhe vendosa të shkruaj, krahas pasrejtësive të mia personale që më janë bërë që nga viti 1981, po shkruaj edhe për të sotmen, për vuajtjet dhe hallet varfanjake të njerëzve të cilët gjenden të përballur me të gjitha uraganet dhe furtunat e jetës që ua sjellin me tërbim dhe rrëmbim ata të cilët qëndrrojnë në ,,krye të tufës!,,

...Hodha hapat e parë drejt tij, drejt atij njeriut të mirë i cili në besim kishte storin e tij interesante dhe rrënqethëse për të më rrëfyer:,, Shkruaj, të lutem, shkruaj edhe për dertet dhe hallet e mia!“ - i premtova, dhe ja po shkruaj... Shkoja madje edhe drejt vëllezërve mi, apo drejt atyre që gjenden në Amerikë: atje punët i kanë mirë! Në Çegran kanë ndërtuar shtëpi të bukura dhe me material të fortë e moderne, por ka vite që mbeten të mbyllura. Nuk kthehen lehtë nga rruga e largët andej Oqeanit...

Gjersa mendoja edhe për jetën, edhe për njerëzit dhe vuajtjet e tyre, sërish para syve të mi delnin epizode dhe kohë të një fantazme udbashiane e cila me vite e dekada më sollën padrejtësi të paparë dhe të çuditshme të cilave as sot e sot nuk ua gjej skajin dhe fundin!

Dhe, kështu e ka jeta ! Tani kujtoj nipin tim Zaimin i cili ec krenar në rrugët plot duf rinor, por gjendet larg nga vatra e shtëpisë. E shikoj shpesh në përfytyrimet e mia: zgjatem ta përqafoj, ta puth. Si sytë e ballit. Edhe dy mbesat sorkadhe që i kam, Arbërinën dhe Meritën, janë me dinjitet dhe kanë botën dhe natyrëm e krenarisë së tyre. Janë studente shembullore dhe me nota ,,10,,-she. Shpesh jan në përmallim për Zaimin, vëllain e tyre, ai mall që duket se i ka përvëluar për vëllanë, si qindra e qindra mocanike të tyra e motra që vëllezërit i kanë në gyrvet. Ka shumë prej tyre të cilët ikën të ri fare, si Zaimi, fare të ri. Aq sa ç’ishte edhe djali im, ( tani burrë i pjekur),kur u ndamë para shumë vitesh, kur mua më kurdisën arrestim-kidnapim dhe lidhur me pranga më dërguan në kazamatet e Zenicës në Bosne. I vogël fare, vetëm disa muajsh mbeti edhe Dritani, ai luani im i vogël, ashtu siç ishte atëherë! Me atë ballë, me ata sy si ruaza ishin edhe dy bijat e mia. Kishin mbetur pa shpresë fare... Për të gjitha këto aspekte do lexonin më konkretisht dhe më thellësisht në librin tim me titull ,,Rrugët e fatit dhe tragjikës,,.

... E gjithë ajo ishte një dhimbje dhe tronditjen e jashtëzakonshme. Kështu e ka edhe jeta sot: kush duhet të rikthente si vllai për vëllanë te strehëza e tij, te ajo vatra e ngrohtë ku ende ndihet frrymëmarrja e prinëve pleq e të lodhur, i disave u kanë mbi edhe bari mbi varre ! Në Çegranin e lashtë, duket jeta edhe e buzëqeshur edhe e zymtë në horizont, atje përtej stinëve dhe viteve ku ngulmon malli dhe ndjenja për t’u çmallur me vëllezërit dhe motrat, me nipërit dhe mbesat, me miqtë dhe shokët. Pastaj rrugëtimi, i gjatë, i lodhshëm, ngazëllyes në trotuaret e gjata të jetës plotë halle e brenga, zemrime, plotë rrëmujë dhe rrëmete dite… mbetet edhe bindja ime e plotë se fatin dhe tragjikën e popullit apo edhe të kombit , akoma me të gëdhirë të kohës së demokracisë, bashkë me problemet e tranzicionit modern, halli i shqiptarit mbetet në durët e njerkës si çështje here e ,,zgjidhur,, dhe gjithmonë e pazgjidhur, me padrejtësirat që i ndodhin sin ë aspektin individual njashtu edhe në atë kolektiv, janë duke shkuar bashkë me padrejtësitë që ndodhin, bashkë edhe me paknaqësitë e mia, hidhërimi ndaj njerëzve me ndjenja narcisoide, karierizmi, ata që mbajnë ndjenjën e keqe dhe të vetisë për lakmi, për kolltuk dhe… nuk çajnë kokën për ata që japin votën, qoftë për deputet apo edhe për një President shteti, e popullit ende nuk dihet se kur do I hiqet e keqja, vuajtja, lodhja, halli dhe gjarpëri nga qafa, ashtu siç do të thotë autori R.S. në romanin e tin ,,Rruga pa kthim”…!

Zatën, ky shkrim imi le të mbetet edhe si një reagim, si një kritikë kundër keqbërësve dhe dukurive negative të cilat e pengojnë zhvillimin e jetës normale dhe njerëzore, ku dikush jetën e shikon si HOLIVUD ku për një puthje të sekretareshës paguajnë 500 euro, ose për një kungull të pjekur restoraneve pagujnë nga 100 euro, dhe ka edhe nga ajo kategori që NJERIUN e shikojnë si monedhë dhe 50 cent paguajnë ose jo për shpirtin e tij!

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks