SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

SHERADIN BERISHA: KOSOVËS I DUHET NJË MENTALITET I RI POLITIK PËR NDRYSHIM!

Pashtriku, 16 prill 2019:


 


 


 


Kosovës i duhet urgjentisht një mentalitet i Ri politik, që merret me ndryshimin e madh!

Fillimisht duhet të bëhet:

1. ndryshimi substancial i kushtetutës së Ahtisarit,

2. një reformë e ligjit për zgjedhjet, dhe

3. një reformë e thellë në gjyqsi, prokurori dhe polici.


* * *

1. Ndryshimi i Kushtetutës

Në kushtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:

a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe

b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!

(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botën demokratike, andaj pse duhen t'i ketë pafundësisht Kosova?!)

2. Reforma e ligjit për zgjedhjet

a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet t'i ketë pesë e më tepër zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë zona zgjedhore!),

b) Kuvendi i Kosovës duhet t'i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),

c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t'i ketë 15 - 20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!

d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete!

Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend!

Shumica shqiptare duhet t'i ketë 93 - 96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t'i kenë 4 - 7 deputetë!

e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese, (demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!

3. Reforma në gjyqsi, prokurori dhe polici

Të gjithë sektorët e drejtësisë (gjyqsia, prokuroria...) dhe të policisë, duhet të jenë të pavarur dhe të depolitizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet nepotizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar!

* * *

Pas këtyre ndryshimeve - mentalitetit të Ri politik i duhen së paku dy mandate kuvendore, për ta sanuar gjendjen e rëndë që ka krijuar politika klienteliste e ricikluar për 20 vjet rresht në pushtet!

__________________

(Është publikuar fillimisht më 13 prill 2019, në facebook)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks