SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

GJEKË GJONLEKAJ: NDERIMET E BATALIONIT ATLANTIKU NË KOSOVË ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT

New York, 16 prill 2019: Në pranverë të vitit 1997 në Brooklyn të New Yorkut u zhvillua një mbldhje për themelimin e "Vendlindjes Thrret", që kishte për qëllim kryesor mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë mbledhje morën pjesë shumë shqiptaro-amerikanë. Morën pjesë edhe dy përfaqësues të UÇK-ës nga Kosova, Azem Syla dhe Xhavit Haliti. Ata folën gjërësisht për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe planet e tyre për luftën çlirimtare të vendit. Syla dhe Haliti folën për rëndësinë e "Vendlindjes Thrret". Ata më përpara kishin themeluar në vende të ndryshe të Evropës fondacione të tilla. Drejtor të këtyre fondacioneve në Evropë kishin emëruar Jashar Salihun që ishte shumë i njohur për veprimtari patriotike. Ai nuk jeton më, por nderohet për punën e tij të shkëlqyeshme për atë luftë e cila i solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Ai kishte lidhje të ngushta me disa shqiptaro-amerkanë. Njeriu më besnik i Jashar Salihut në Shtetet e Bashkuara ishte Muharem Dovolani. Gjate takimeve ato ditë të marsit në New York u themelua "Vendlindja Thrret" duke u regjistruar në zyrat përkatëse amerikane dhe kryetar i këtij Fondacioni u emërua Muharem Dovolani.

Ata më kishin emëruar mua zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që kisha qënë për pothuajse dy dekada në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër isha i përshtatshëm sepse isha shtetas amerikan dhe kisha punuar një kohë të gjatë për qeverinë federale të Shteteve të Bashkuara, pastaj ata kishin dëshirë që në këtë organizim të merrnin pjesë edhe shqiptarë të krishterë. E pranova këtë detyrë, por e kisha pak të vështirë sespe në atë kohë Ushtria Çlirimtare e Kososvës quhej terroriste. Kështu e kishin pagëzuar disa diplomatë amerikanë në Beograd. Kjo akuzë e pavërtetë rëndonte mbi mua dhe shumicën e bashkëpunëtorëve. Disa zyra amerikane sidomos "Amnesty International" dhe "Human Rights Watch" kishin informata për veprimtarinë time.

Posa filloi lufta këto dy zyra dhe degët e tyre nëpër shumë qytete të Amerikës më dërgonin letra dhe porosi të veçanta. Dërgonin shqip dhe anglisht disa paragrafe të Marrëveshjes së Gjenevës" të vitit 1949 për robërit e luftës. Në çdo letër që ata postonin shkruante: Gjek Gjonlekaj spokesman of Kosovo Liberation Army dhe adresa ime në atë kohë ishte: 660 East 229 Street, Bronx New York, 10466. Përmbajtjet e dy porosive të Konventës së Gjenevës ishin të njëjta. Porosia kryesore ishte që të mos keqtrajtohen robërit e luftës ku përveç palëve ndërluftuese bënin pjesë, gra, fëmijë dhe pleqë. Zyrat e Amnesty Internatonal dhe Human Rights Watch mund të kenë dërguar qindra porosi të tilla. Kjo letër ishte një kartolinë e verdhë fillimisht në gjuhën shqipe pastaj anglisht. Në atë dokument ishte edhe një fotografi e pantoflave që simbolizonte ata që kishin braktisur shtëpitë e tyre dhe nuk kishin pasur kohë për të mbathur këpucët. Është me të vërtetë forografi e dhimbshme. Stigma kundër UÇK-ës u zhduk më 5 mars të vitit 1998, atë ditë që u vra Adem Jashari dhe familja e farefisi i tij në Prekaz.



Një javë më vonë më 13 mars të atij viti ambasadori amerikan në Beograd Robert Gillbard në një dëshmi para Komisioninit të Kongresit amerikan për Marrëdhënie me Botën e Jashtme e deklaroi zyrtarisht se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste. Bile në një demostratë që zhvilloi atë ditë "Vendlindja Thrret" gjithë kohën u dëgjuan brohoritjet UÇK-UÇK. Këto thirrje u transmetuan nga Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe.Tragjedia e Prekazit i dha vulën e përjetësisë Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës. Rënja heroike e Adem Jasharit dhe deklarata e Departamentit të Shtetit amerikan, që Ushtria e Kosovës është çlirimtare vunë gurthemelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pesë marsi i vitit 1998 ishte ditë e dhimbshme por edhe krenare për ne këtu në Amerikë. "Vendlindja Thrret" atë ditë trefishoi aktivitetet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryesia e këtij Fondacioni nuk ndaloi asnjë ditë të vetme, duke bërë demonstrata dhe fushata për ngritjen e fondeve financiare në mbështetje të luftës në Kosovë për liri. Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij fondacioni,zotni Shefki Mexhuamit gjatë një interviste dhënë disa muaj më parë RTK-ës në Prishtinë, në këtë fondacion ishin derdhur 6 milion e katër qind e sa mijë dollarë. Kjo ishte ndihmë financiare tepër e vogël. Bile një të katërtën e kësaj ndihme e kishin dhënë disa shqiptaro-amerikanë pak më të pasur se shumica. Njëri nga ata kishte dhënë 300.000(treqind mijë dollarë). Asnjë shqiptaro-amerikan nuk kishte shitur shtëpinë as biznesin dhe asnjë automjet për lirinë e Kosovës. Ndërsa kombësitë e tjera si për shëmbull disa kroatë të Amerikës dhe Kanadasë kishin shitur krejt pasurinë tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë. Shqiptarët e Amerikës mbase kishin shpenzuar disa qindra mijëra dollarë por jo miliona dollarë në fushatat politike të Amerikës. S'ka asnjë dyshim se edhe ky ishte investim i mirë. Kontributi në politikën amerikane u shpërblye dukshëm, sepse pa ndihmën e administratës amerikane fitorja e Kosovës do të ishte shumë e vështirë.

Më 24 mars të vitit 1999 filluan sulmet e NATO-s kundër Jugosllavisë. Atë ditë kryeministri i Rusisë Yevgeny Primakov ishte nisur për në Washington. Ishte duke fluturuar me aeroplan diku mbi hapësirat e Oqeanit Atlantik kur mori vesh se NATO kishte filluar bombardimet. Ai i kishte dhënë urdhër pilotit rus mbrapa ktheu (U_TURN), duke u kthyer shumë i zemëruar në Moskë. Duke parë zemërimin e Kryeministrit rus, ne shqiptarët e New Yorkut me rrethe zhvilluam një demonstratë para Misionit të Rusisë në Kombet e Bashkuara që gjendet në zemër të këtij qyteti. Në këtë demonstratë morën pjesë shumë shqiptarë, bile edhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara. Para se të merrte fund kjo demonstratë tre-katër shqiptarë dhe dy zyrtarët amerikanë hymë në atë Mision dhe kërkuam takim me ndonjërin prej diplomatëve rusë. Ata nuk lejuan asesi takimin tonë, duke thënë se nuk ishim përfaqësues të ligjshëm të Jugosllavisë ku bënte pjesë Kosova. Pas kërkesës së zyrtarëve amerikanë diplomatët rusë e pranuan peticionin tonë. Pas ndërhyrjes së NATO-s kundër Jugosllavisë gazetat amerikane botonin shkrime në lidhje me paraqitjen e vullnetarëve rusë në luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas gazetës "Wall Street Journal" për një periudhë prej dy javësh ishin regjistruar 19.500 vullnetarë rusë. Ato ditë shkruante gazeta WSJ kishin arritur në Sërbi 500 vullnetarë rusë. Bile edhe gazetat britanike kishin shkruar disa artikuj për vullnetarët rusë dhe 45 vullnetarë kozakë që ishin pritur me nderime në zyrën e Sllobodan Millosheviqit. Kozakët ishin treguar shumë agresiv kundër shqiptarëve.

Duke parë rreziqet ruse, zyrat përgjegjëse amerikane mbase kishin menduar për themelimin e një batalioni vullnetarësh shqiptarë nga Amerika kundër Sërbisë. Siç duket ata i kishin sugjeruar "Vendlindjes Thërret" organizimin e një formacioni ushtarak për t'i treguar Rusisë se edhe shqiptarët e diasporës po futen në atë luftë. Këtë organizim e kishin filluar Shefki Mexhuani, Hysni Syla, Muharem Dovolani dhe disa aktivistë tjerë të Vendlindjes Thrret. Ishte një punë e vështirë sepse kishte përgjegjësi të mëdha. Ata punuan seriozisht për themelimin e "Batalionit Atlantiku". U ndihëmuan nga shumë zyra, sidomos nga ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Agim Nesho. Shteti amerikan dhe shteti shqiptar bënë shumë për pjesëmarrjen e Batalionit Atlantiku në Luftën e Kosovës. Më 11 prill të vitit 1999 u bë ceremonia e nisjes së tyre për në luftën e Kosovës. Në paradën ushtarake që u zhvillua atë ditë në qytetin Yonkers të New Yorkut morën pjesë shumë ushtarë dhe shumë shqiptarë. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe zyrtarë te Departamentit të Shtetit amerikan. Një gazetare e New York Times i bëri pyetje zyrtarit të lartë amerikan: A është në dijeni Departamenti i Shtetit për vajtjen e tyre në luftë? Ai u përgjegj: Kjo çështje është rregulluar. (This was taken care).

Për mua 11 prilli i vitit 1999 është dita më heroike dhe më e dhimbshme. Dikush këndonte, dikush qante, e si mos të qanin nënat për djemtë e tyre, si mos të qanin fëmijet për prindërit e tyre që po shkonin në një luftë të tmerrshme. Pastaj nuset e vëllazëria ishin hutuar, mos pyet për disa gra me fëmijë në dorë. Këtë ngjarje historike e transmetuan në shumë kanale televizive të Amerikës. Edhe gazetat e mëdha të Amerikës siç është "The New York Timës ", botuan shkrime dhe fotografi për "Batalionin Atlantiku: Unë mbajta fjalim anglisht për vajtjen e tyre në Luftën e Kosovës: "Ju do të kaloni dallgët e Atlantikut për të mposhtur Hitlerin e Dytë të Evropës, Sllobodan Millosheviqin, ashtu siç kishin bërë divizionet amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore kur kishin kapërcyer këtë Oqean të stuhishëm për të zhdukur nga faqja e dheut Adolph Hitlerin. Ju po shkoni për të liruar atdheun e gjithë atyre trimave dhe grave legjendarë të Kosovës. Lusim Zotin që të gjithë të ktheheni shëndosh e mirë në Amerikë, por fatëkeqësisht kjo nuk ndodhi sepse disa u vranë dhe disa u plagosën. Atë natë u nisa për Shqipëri. Në hotelet shqiptare kishte shumë gazetarë të huaj të cilët ishin shumë kurioz për ardhjen në Shqipëri të këtij Batalioni. Gazetarët e huaj e prisnin me padurim vajtjen e tyre. Më 15 prill shkova në Kukës, bile vajta në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Aty pash qindra refugjatë nga Kosova. Përjetova vuajtjet e mijëra refugjatëve. Nga Kukësi,Tirana,Shkodra dhe Hani i Hotit isha në lidhje të përditshme me radio-emisionet në gjuhën shqipe të New Yorkut. Pas kthimit nga Shqipëria shumë kanale televizive amerikane kërkuan intervista me mua për ato që kisha parë në Kukës dhe në qytetet e Shqipërisë. Edhe përpara se kishte filluar lufta kisha dhënë disa intervista gazetave dhe radio-televizoneve amerikane.

***

Këto ditë "Batalioni Atlantiku" dhe disa miqë të këtij formacioni ushtarak vajtën në Kosovë për të kremtuar 20-vjeorin e themelimit. Grupin e këtij Batalioni dhe dashamirët e tij i drejton atdhetari i shquar amerikano-shqiptar Mark Gjonaj. Kryesia e këtij Batalioni dhe zotni Gjonaj mu lutën që t'i bashkangjitesha këtij manifestimi në Kosovë. Më vjen keq që nuk kisha mundësi për të marrë pjesë në atë gëzim. Luftëtarët e Batalionit Atlantiku janë sot e kësaj dite miqtë e mi më të mirë në Amerikë. Janë atdhetarë e besnikë. Kështu është edhe Mark Gjonaj. Meritojnë nderime të mëdha. Urime Atlantik, urime Mark, urime Kosovë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks