SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

NAFI ÇEGRANI: NGA BURGU I 'ZENICËS' NË ATË TË 'IDRIZOVËS' (2)

Shkup, 18 prill 2019: (Burgu i ,,Zenicës,, i takon kategorisë së sigurisë së lartë ku do qëndroja vitet më të mira të rinisë dhe jetës sime…) Unë jam arrestuar, siç kam theksuar disa herë në shkrimet e mia, më 01 tetor të 1981, fillë pas nisjes së demonstratave dhe zhvillimeve në Kosovë me pranverën e vonuar. Unë po them se mua , faktikisht, më kidnapuan në banesën time, në pabesi, para syve të gruas dhe fëmijve të mi të vegjël dhe duar lidhur me ajroplan të ,,Inex - Adria,, më dëbuan në Sarajevë të Bosnës, ku madje do vazhdon një golgotë e paparë dhe duke më tërhequr zvarë nëpër bodrumet e përgjakur të PB të Bugojnës, ku lirisht mund të quhet se aty ishte një KASAPHANE , me akuza të rreme dhe për rast të montuar më dënuan me vdekje-pushkatim!

…Pas 16 muajve arrestimi dhe hetuesie, më ,,thurrën,, disa aktakuza të trilluara fund e krye me gënjeshtra, më nxorrën para Gjykatës famkeqe dhe i cili process i inskenuar për kinse ,,vrasje,, e që unë nuk kam pas as lidhje dhe asnjë dijeni. Procesi gjyqësor drejtohej nga gjykatësit satrapët Sulejman Kapetanoviq, Tihomir Baboviq etj dhe me motive antishqiptare dhe shoviniste. Hetues kam patur Bodul Nikica nga Travniku. Tortura të papara vazhduan në mënyrë permanente para dhe pas seancave gjyqësore në relacionin Burgu hetues –Zenicë dhe SPB - Bugojno… Nuk dija se ç’ishte plani dhe politika e tyre. Nuk kasha njohuri se për çfarë bëhej fjalë pos deklarata të kurdisura dhe thënethasha që i dëgjoja nga goja dhe ,,rrëfimet,, e inspektorëve hetues si krimineli Ante Bernada, Stipe Grabovac, Fikret Bradariq etj. Nuk kasha asnjë njohuri për ndonjë ,,vrasje,, siç pretendonin ata, dhe që një grup të akuzuarish kinse për ,,kidnapim,, dhe ,,vrasje,, siç ishin Asani Nijaz dhe Zuhdi Asani nga fshati Forinë, Mensur Asani dhe unë nga Çegrani, Vahedin Ramadani nga fsh. Çajlë dhe Hajrullah Huseini nga fsh. Llakavicë, të gjithë nga treva e Gostivarit, e të cilët kaluam ferrin e Dante Aligerit me hekurra në duar, dajak dhe të përgjakur me muaj të tërë… Por, edhe vite e vite do kalojmë nëpër labirinthet e Purgatorit dhe skëterrës , jam I bindur se e tërë kjo bëhej me URDHËR nga ,,lartë,, të UDB-së dhe Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Branko Mikuliqit, Mirko Bunevskit, Nikolla Ilievskit etj.



… Në qelinë e ngushtë prej betoni të Burgut hetues të Zenicës kalova afro 972 ditë. Gjatë dimrit më mbanin hollë veshur, me një bluzë sintetike, pa çorape , zbathur, temperatura jashtë mund të arrinte deri më 20 gradë nën zero dhe nuk dija cila stinë ishte jasht: stinë vjeshte apo dimër, nuk dija a binte shi ose dëborë… Qëndroja vetëm i izoluar, kurse gjatë natës , aty kur bjente ,,sirena trishtuese,, e kohës për fjetje kah ora 23,00 më sjellnin një batanie me njolla gjaku dhe një copë syngjeri që e shtroja në beton, dhe aty duhej të bëja ,,gjumin,,! Llogariteni çfarë torture! Në mëngjes, ende pa gëdhirë, kah ora 05, bjente sirena shurdhuese, dhe i burgosuri e palonte bataninë dhe syngjerin ,i ofronte pranë derës prej hekurash, dhe gjersa gardiani i merrte, ti duhej të qëndroje me fytyrë ngjitur për muri, pa lëvizur fare…!

…Dhe, sërish oshëtima e çelsit të rëndë në derë, hynte i vrejtur në fytyrë gjykatësi hetues i shoqëruar me nga 2-3 gardianë.

,,Hë de, a je menduar gjatë natës, çfarë ke të thuash?,-pyeste.

,,Jo, nuk kam çfarë t’ju them, unë nuk kam lidhje me gënjeshtart e juaja…Çfarë kam pas ua kam thënë njëqind herë gjatë gjithë kohës që bëni hetuesi!,,

,,Akuzohesh për vrasje, Nafi, dhe duhet të sqarrohesh!,,

,,Unë nuk kam vrarë as kend dhe as kam nevojë t’ia marr jetën dikujt pa arsyje. Akuzat e juaja janë fallco. Vrasje pa fakte…Më thuani: kur, ku, pse, si?,,

,,Po, e dijmë ne, ti je arratisur në SHBA dhe CIA të kanë dërgur me detyrë në Jugosllavi! Edhe këtë e dijmë bukur. Por, vetë duhet të na rrëfesh se si ndodhi…Ja, kemi edhe Vahedin Ramadanin, Husein Hajrullahi të cilët tregojnë për ngjarjen!,,- insiston hetuesi Bodul Nikica.

,,Unë nuk kam në dijeni kurgjë, dhe as di për ndonjë ,,ngjarje,, që shpif dikush nga zori ose nga dajaku!,,- i thoja me bindje.

...Gjykatësi kriminel i hetuesisë këthehej mbrapsht kah dera duke murmuritur dhe u jepte urdhër që gardijanët të vazhdoinin me torturat dhe metodat e ndaluara me ligj, vazhdonin më tej punën e tyre me plotë provokime dhe shantazhime të çuditshme dhe jo civilizuese.

,,Të till e ke statutin…Ne vetëm kryejm detyrën dhe formalitete!,,- më thonin.

Dramat nga skëterra e burgut ishin nga me trishtueset dhe nuk kam aftësi që t’i përshkruaj realisht këtu, e që më duket nuk mund t’i përshkruaje as Sholzinicini rus.

INFORMATORË TË SIGURIMIT EDHE NË BURG !

Këta tipa kur vinin në fillim dhe futeshin në qeli, nuk njiheshin. Në fillim qëndroni sit ë ,,padukshëm,, fare…Më pas fillonin të lëviznin dhe endeshin pa ndonjë kontroll duke numëruar hapa në gjatësi të dyshemes prej betony, sa andej aq edhe këndej…

,,Nga je ti?,,-pyeste.

,,Jam nga Maqedonia,-i thoja. Po ti nga je?,,

,,Nga Banja Lluka!-përgjigjej prerë burri 65 vjeçar i cili çalonte në një këmbë. Më vonë kuptova se quhej ,,Banushiq Drago,,!

Ku ta dish në ishte emri i vërtet i tij, ose ashtu ishte emër i koduar. Shtirej se ishte burrë i ,,mirë,, dhe mundohej të më lente përshtypje xhentili, duke u orvatur të më jepte ndonjë cigare.

,,Faleminderit,- i thoja. Unë nuk e pi duhanin,,.

,,Po si ka mundësi që nuk e pini duhanin ? Këtu, në këto qeli burgu kanë kaluar edhe gjenrala, dheee… ose e kanë ndez cigaren, ose ndryshe i ka ,,lënë,, mëndja, janë çmendur fare,,!.-vazhdonte ,,Banushiqi,,.

,,Lere !- i thoja më tej me bindje se do të më kuptonte: Nuk kam nevojë për budallallëqe. Mua më ka zënë sheri e belaja me këta njerëz që nuk kanë fare as ndërgjegje as moral njerëzor!,,

E merrja atë përkrahu ta ndihmoja, ia ofroja dhe paketën e duhanit, duke e ndihmuar sinqerisht, i thoja që ta ,,kallte,, dhe se ishte ,,burrë i mirë,,. Ai më vështronte si me habi dhe tundëte kokën duke bëlbëzuar me vete, sikur donte të thoshte diçka që unë nuk e kuptoja.

,, Këtu jemi në burg, dhe kështu e ka jeta me rrugët e saja të mbyllura Brenda mureve të trasha…Xha ,,Banushiqi,, ishte me detyrë nga Komanda e policies , ishte spiunë.

Për mua kjo nuk kishte edhe aq ndonjë domethënie me rëndësi. Por, ja që të tilla ,,infiltrime,, bëjnë edhe Brenda burgjeve. Këtë fenomen sidomos e hasa edhe me transferimin tim në burgun e ,,Idrizovës,, ku Shërbimet e fshehta dhe Komanda e burgut bënin ,,kërdi,, me angazhimin e spiunëve ndaj të burgosurve. Kishin të instaluara edhe rrjete të tëra informatorësh dhe spiunësh nga më të ndryshmit dhe nga kategori të lloj-llojshme njerëzish pa bosht kurizor…Sidomos nga rradhët e të burgosurve të quajtur ,,për politikë,, dhe reth tyre i nxjerrni sytë ndaj njëri-tjetrit. Shumicën prej tyre i njoh personalisht, edhe sot e sot bile. Disa nga këta e mbajnë vehten si ,,patriota,, të mëdhenj, dhe shëtisin ,,krah hapur,, trotuareve të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës dhe Kërçovës…

***

Në librin “Disiplinë dhe ndëshkim” të filozofit të njohur francez, Michel Foucault, ndër të tjera thotë shumë të dhëna dhe argument për jetën dhe fenomenin e krimit dhe ndëshkimit, rreth mënyrës së të jetuarit në burgje, përpiqet të argumentojë aspekte edhe mbi dështimin e burgjeve në lidhje me transformimin dhe risocializimin e të burgosurve. Ajo çfarë ka bërë ky filosof është kapërcimi i një problematike shumë më të thellë sesa vet burgu si institucion që i privon nga liria shkelësit e vërtetë të ligjit, megjithëse i dënuari dhe akuza shpallen ,,në emër të popullit,, dhe ,,ligjit,, .Por, nuk shtjellon apo të zbërthejë çështjen e KEQBËRËSVE në detyrë dhe që veprojnë si njerëz të autorizuar dhe bëjnë KRIM apo keqpëdorime të detyrës dhe autorizimeve, duke tejkaluar ata dhe duke ushtruar dhunë e terror, apo duke përdoruar mjete e metoda ndaj të pandehurit të cilat janë të ndaluara me ligj. Ky është, bile, edhe krim më i rëndë, kur është fjala nëse i kemi parasyshë institucionet e të Drejtave elementare të Njeriut.Nuk di sa arrihet ky qëllim ,,resocializimi,, kur është fjala për të pandehur dhe të dënuar i cili në fakt nuk e ka shkel ligjin, por që ja dënohet me akuza të kurdisura dhe në process të inskenuar, dhe nga ana tjetër ATA të cilët në emër të ligjit ushtrojnë dhunë çnjerëzore dhe mbeten si keqbërës?!?.

Burgu si institucion që nuk është njohur para shekullit XVIII (të paktën jo në trajtën çfarë ekziston sot) është i thirrur të kryej të paktën tre funksione: të mbajë të mbyllur për një kohë të caktuar ata që thyejnë ligjet; të risocializojë të burgosurit dhe në mënyrë indirekte, t’ua bëjë të ditur të tjerëve pasojat që i presin në rast se e shkelin ligjin.

Duket se pikërisht dështimi i burgut në pikën e dytë më ka revoltuar edhe mua, dhe mç ka bërë që të shkruaj apo bëj përpjekje kritikash të denja dhe me interesin public e njerëzor sin ë aspektin sociologjik, pedagogjik, kriminalistik dhe socioshoqëror, duke shkruar më ashpër në shkrimet dhe ankesat e mia, duke përfsjirë këtu edhe aspekte hetuesie, gjykimi dhe të vetë sistemit të burgjeve të regjimit jugosllav.

Kur të lexosh mbi padrejtësitë, që sipas Foucault iu bëhen të burgosurve, të krijohet përshtypja se të burgosurit janë njerëzit më human, të ndershëm, të moralshëm dhe në përgjithësi kanë virtytet më të pastra, ndërkohë që ata janë shkelës të disa ligjeve në fuqi, shkelja e të cilave përbën kundërvajtje apo krim, e për të cilën gjë, ata paraprakisht janë të vetëdijshëm se marrin dënim. Por, ke edhe të atillë si kategori e veçantë njerëzish të cilët fare nuk kanë bërë shkelje ligji, e që janë përdorur dhe trajtuar si VIKTIMË , që e studjon edhe shkenca e viktimologjisë .Ne mund të pajtohemi të mos dënohen shkelësit e ligjit, por kjo, çdo njeri e di se do të prodhonte një kaos të vërtetë në shoqëri: ikja ndaj “padrejtësisë” së tyre detyrimisht prodhon padrejtësi të reja.Por. jo dhe assesi të dënohen edhe ata të cilët nuk janë fajtor…

Pasi që shkelësi cenon lirinë apo pronën e një tjetri, heqja e lirisë së tij është në korelacion dhe përputhshmëri të plotë si me rregullat morale, natyrore, ashtu edhe me ato ligjore, prandaj ndëshkimi i tij është meritë e vet tij.

Të befasohesh me faktin pse të burgosurit kanë një mbikëqyrje kaq të rreptë, sikur që bën Foucault, është sikurse të befasohesh me vet burgosjen e tyre, natyrisht, pasi të jetë vërtetuar që ata kanë kryer një kundërvajtje, vepër penale apo krim të caktuar, në bazë të shkallës së cilave u përcaktohet dënimi.

…Një mbikëqyrje e tillë çfarë bëhet në burgje është plotësisht e arsyeshme, në të kundërtën, shkelësit e ligjit nuk do të ishte e nevojshme të burgosen, pasi që arratisja e tyre, pikërisht në mungesë të mbikëqyrjes do të ishte një praktikë e përditshme. Një fakt tjetër brengosës është se si Foucault nuk trajton gjithaq çështjen e parandalimit të krimit jashtë kontekstit të krimit, por përpiqet të nxjerrë metoda socializuese vetëm pasi që krimi dhe ndëshkimi të kenë ndodhur, dhe për më keq se kaq, vetëm nëpërmjet tij, dhe jo para tij e jashtë tij, me një fjalë, nëse idetë e tij do t’i ilustronim nëpërmjet shembujve metaforik, ai ,,nuk përpiqet të pengojë ndezjen e zjarrit, por angazhohet vetëm në fikjen e tij”, apo ,,në vend se t’i bëjë përshtypje çfarë e shtyn njeriun të futet në ujë, e shqetëson fakti pse ai del i lagur apo i palagur nga uji”.

Foucault nuk sjell metoda, strategji apo teori se si duhet edukuar shoqëria në përgjithësi, që të mos vijë deri te ndëshkimi i një pjese relativisht të vogël të saj, por shqetësohet me trajtimin “jo human” që iu bëhet të burgosurve. Me një fjalë, Foucault në mënyrë indirekte dhe krejtësisht të pavetëdijshme pajtohet me faktin se shoqëria duhet të prodhojë njerëz që duhet të burgosen, por se ajo ku duhet të përqendrohen institucionet e burgjeve është eliminimi i recidivizmit…!

Fakti se ata që kanë kryer një vepër penale janë të prirur të përsërisin atë, kjo ndodh dhe jo domosdoshmërisht e bën burgun fajtor.

Në të vërtetë esenca qëndron diku tjetër. Nuk duhet të shtrohet çështja (të paktën jo para se të zgjidhen një varg problemesh të tjera paraprake) se të burgosurit pasi të dalin nga burgu, prapë janë të prirur të bëjnë vepra të paligjshme. Kjo nuk mund të jetë e thënun se ndodh ashtu, dhe nuk zgjidhet dot problemi që na shqetëson. Ajo që është brengosëse ka të bëjë me faktin pse njeriu fillimisht e kryen një krim, edhe duke qenë i vetëdijshëm se një vepër e tillë është në kundërshtim me ligjin, dhe rrjedhimisht përherë përcillet me masa ndëshkuese, ai duhet ta ketë kuptuar në essence qëllimin e resocializimit,madje të jetë i kujdesshëm dhe mos përsëritet ndonjë krim.

Janë pothuajse të kota përpjekjet për t’i dhënë përgjigje një pyetje të dytë para të parës, veçanërisht kur ato janë të lidhura ngushtë mes vete. Njeriu normal duhet ta kuptojë këtë, dhe se më shumë se te pasoja duhet të përqendrohet te shkaku i saj, pra jo tek përpjekjet si të bëhet i burgosuri njeri i mirë, i edukuar, të risocializuar e të transformuar (ngaqë kështu vazhdimisht do të preokupohemi me edukimin e delinkuentëve dhe kriminelëve – e që jo gjithherë tregohemi të suksesshëm, për të mos thënë rrallëherë tregohemi të suksesshëm si i9nstitucion) por ajo ku duhet të përqendrohen institucionet kompetente është edukimi i shoqërinë, si rezultat i së cilës, nëse s’mund të eliminohen krimet dhe burgjet si vendqëndrime të ekzekutuesve të tyre, të paktën të reduktohet numri i tyre.

Pastaj, edhe nëse burgu tregohet i suksesshëm në transformimin e njerëzve, kjo nuk është një meritë e shoqërisë, sepse shoqëria vazhdimisht po tregohet e gatshme të prodhojë njerëz që kanë nevojë t’u hiqet liria. Përkundrazi, vet ekzistenca e burgjeve tregon mossuksesin e shoqërisë, edhe nëse ato (burgjet) tregohen të afta ta kryejnë me përgjegjësi funksionin më thelbësor të tyre (risocializimin e të burgosurve) dhe prandaj vetëm ndërtimi i një shoqërie në të cilën ekzistenca e burgjeve bëhet e panevojshme është tregues i suksesit të shoqërisë si tërësi, dhe vetëm këtë herë ka vend për krenari njerëzore.

…Për më tepër, burgu, vetëm (në rastin më të keq) e ridefinon gjendjen e mjerë të kriminelëve, ndërsa është shoqëria ajo që vazhdimisht i prodhon ata…Edhe nëse burgu nuk arrin t’i transformojë sjelljet e delinkuentëve, ai megjithatë e kryen një rol të tij, mbase jo më të rëndësishmin: kufizimin e lirisë së kriminelit, me çka i pamundëson atij, të paktën gjatë kohës sa është i mbyllur, të kryejë krime të reja (përjashtojmë sjelljet në burg). Burgu është kompetent të merret vetëm me të burgosurit, ndërsa shoqëria si tërësi (institucionet politike dhe jopolitike; agjensitë e socializimit, mediet, shoqëria civile dhe shoqëria në përgjithësi) duhet të merret me vetëdijesimin dhe edukimin e individëve si pjesë e tërësisë së asaj shoqërie që i takojmë.

Çështja është se kur një krim kryhet, sigurisht se organet policore dhe ato të gjyqësisë janë të obliguara të zgjedhin mes të paktën dy opsionesh: arrestimin e kryesit të veprës dhe lejimin e lirë të tij. Zgjedhja e opsionit të dytë një kriminel assesi nuk e bën më pak kriminel, përkundrazi atij vetëm i jepej edhe një “armë” shtesë për të vazhduar me vepra të tilla, dhe duke qenë se në shumicën dërmuese të rasteve ngjanë kështu, organeve përkatëse detyrimisht nuk u mbetet tjetër veçse zgjedhja e opsionit të parë, të cilit Foucault aq shumë i druhet, sepse sipas tij, burgu nuk e ulë masën e kriminalitetit. Ai mendonte se kishte të drejtë në atë që thoshte, pikërisht sepse nuk e ka përjetuar dhe provuar të kundërtën e një realiteti në të cilin keqbërësit ndëshkohen….Por, e rrezikshme në të gjitha këto zhvillime dhe rrjedha gjatë arrestimit dhe hetuesisë, gjatë themelimit të akuzave dhe sjelljes së aktvendimeve gjyqësore, është ajo dhe krim më i madh bile, nëse bëhen tejkalimi i autorizimeve të detyrës, ushtrohet dhunë antinjerëzore ndaj të pandehurit ose metoda e mjete jo ligjore, duke bërë keq dhe si keqbërës personi ZYRTAR i cili në emër të institucionit dhe ligjit bën krim që nuk falet, duke përdorur të ashtuquajturin RAGUMENTUM BACILINUM-in si mjet. Kjo ka ndodhur dhe akoma po ndodh, dhe kjo është gjëja më e rrezikshme, e patolerueshme dhe e papranueshme në një shoqëri të civlizuar dhe demokratike ku duhet të mbisundojë realja dhe LIGJI !

… Po çfarë ishte burgu i ,,Zenicës,, në Bosne? Godina e burgut e rrethuar me mure betoni prej guri të trasha 1 m. e të larta mbi 5-6 m. i ngritur rrënzë një kodre shkënore si e prerë me thikë nga një lartësi 100 m. ku qëndronte si hije e gjithë atij burgu famkeq, në skaj të qytetit të shkritores, quhet BURGU I ZENICËS, të cilin e ndërtuan Austrohunagrezët para 200 e sa vitesh dhe që dikur, po edhe gjatë sistemit komunist jugosllav, është njohur si burgu më i vështirë në botë dhe po aq i vështirë për ndonjë arratisje në botën e lirë. Aty kalova vite e vite të rinisë sime…!

…Si duket, ky burg pas rënies së Rankoviqit, ka marrë statusin e Goli Otokut, si burg federative, ku gjendeshin edhe mjaft shqiptarë në vuajtje dënimi nga Kosova dhe gjitha trojet e Jugosllavisë titiste.Në lidhje me jetën dhe njerëzit që kanë kaluar këtu, në këtë burg deri më sot, pas ardhjes së demokracisë, janë xhiruar edhe disa filma, ashtu siç është bërë edhe në burgun e Goli Otokut…(të cilin sot venë e vijnë njerëz e turistë për ta parë nga afër këtë ishull djalli, i cili është bërë i njohur me anë të filmave që janë xhiruar mbi jetën dhe njerëzit që nga kohërat e INFORMBYROS. Por që, njeriu, ende nuk mundet dhe aq për të mësuar diçka më shumë në lidhje me të kaluarën konkrete të burgut me famë botërore, ose rreth viteve që ka kaluar ndonjë person në kthesat thepore të këtij ferri, për dramat dhe tragjikën e viktimave këtej, sidomos ato shqiptare...! Megjithatë, Goli Otoku i tmerrshëm mbetet histori dhe sot si muze për turistët, përçka do bëjmë fjalë një rradhë tjetër…

Por, t’i kthehemi burgut të Zenicës: këtu të burgosurit në vend të emrave, identifikoheshin me numra të caktuar, emërtoheshin me numra.

Ja si dukej një ditë rutinë nga burgu famëkeq i Zenicës:

6:00 - Të burgosurit zgjohen nga një zile monotone e vendosur në koridor ose në të ashtuquajtur ,,krahu,, të burg. Të burgosurit çohen të disciplinuar, rregullojnë krevatet dhe në rradhë lahen e pastrohen,ose ruhen me nxitim, dhe ata që janë caktuar sipas rendit shtëpiak pastrojnë dhomën.

7:00 – Pritet të bjerë një zile e dytë. Të burgosurit duhet të dalin nga dhomat ose qelitë e tyre dhe të vendosen përballë derës, të rreshtuar nga një, dhe pasi të jetë bërë numërimi i tyre, në rresht nga dy shkojnë me rradhë në menzë ku hahet ushqimi.

7:30 – Hahet mëngjesi. Të burgosurit mund të vazhdojnë në repartet e punës dhe prodhimit, në ,,Shkritore,, ose dikund tjetër, varësisht ku janë ata të caktuar për punë.

Të tjerët, të cilët kanë punuar në turnin e natës, kthehen bashkarisht në menzë dhe hahet ushqimi, a pastaj vazhdojnë në dhomat e caktuara ku bëhet gjumi me orar të kufizuar, duke u bërë edhe numërimi i tyre , i cili bëhet nga gardianë të njëjtë.

08:00 - Fillon puna e njërit turn, dhe nga ana tjetër gjumi dhe pushimi i turnit i cili ka punuar natën, në turnin e tretë ose të katërt, varësisht nga orari i caktuar nga Drejtoria e burgut.

11:00 të ditës ( ose në ora 22 për turnin e natës) bëhet një pushim prej 30 minuta. Të burgosurit kanë të drejtën të pinë duhan, të hanë ushqim në vendet e lejuara të reparteve të punës etj.

…Por, për çdo gjë nga këto që përmendëm, bie zilja, e cila paralajmëron përfundimin e pushimit dhe u jep kohë të burgosurve 05-10 min. për të vajtur ose për t’u rikthyer në vendet e punës.

12:05 – (ose 23,30 min. gjatë natës) përfundimi i punës. Të burgosurit vendosen në rresht, sië ceka më lartë ku duhet të bëhet sërish numërimi përpara se të venë e vijnë të hanë mëngjesin, drekën apo darkën.Çdo gjë si pas planit, orarit dhe programit të caktuar dhe të përpiktë…

… Përfundimisht në kohë të caktuar gjatë 24 orëve, pas çdo numërimi ndizen dhe fiken dritat…

… NË BURGUN E ,,IDRIZOVËS,,

Burgu i ,,Idrizovës,, ka historinë e vetë trishtuese ! Është një burg i sigurisë edhe jo aq të lartë, i cili gjendet nja 10-12 km larg Shkupit, nga drejtimi i Velesit.Egzizton që nga vitet e pas ardhjes së regjimit komunist në Maqedoni, ishte aktiv gjatë diktaturës kominterniste në Jugosllavi, dhe thuajse i njëjti mbetet edhe tani, në vitet kur unë gjendem dhe kaloj vite Brenda mureve të kësaj kazamate…(Ndoshta, tanimë, sigurisht me ca ndryshime në aspektin e rrendit shtëpiak dhe rregullave juridike e demokratike sipas reformave dhe standardeve që kërkohen me kohën pas ardhjes së demokracisë, janë bërë ndryshime!?!).

Në vitin 1990 në Burgun e ,,Idrizovës,, pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritëm të organizoheshim fortë, duke u grumbulluar fillimisht në një sallë të madhe /punëtori/ afro 360 të burgosur, dhe aty nisëm grevën e parë të cilën e organizova dhe udhëhiqja unë /Nafi Çegrani/ me shumë të burgosur të tjerë, dhe e cila grevë mbetet e shënuar në analet e jurispondencës dhe historinë e burgjeve në Maqedoni. Një grevë e madhe ishte ajo, dhe aty u përfshinë gati edhe të gjithë të burgosurit tjerë duke u barikaduar në ,,krahët,, e pavijoneve dhe afro 1870 të burgosur rrefuzuan ushqimin.

Me këtë rast, pasi rrefuzova çdo dijalog apo ,,marrëveshje,, që kërkonin Drejtoria të bënim, unë me shkrim parashtrova një mori kërkesash, të cilat I formulova edhe nga ajo që kërkonin të burgosurit dhe nga të cilat kishte edhe kërkesa nga dëshirat e tyre. Por, ato ishin të dorës së dytë.Si të para ishin: ngritja e kërkesave tona në harmoni me atë që po ndodhëte / Lufta/ në Kroaci, dhe të bëheshin NDRYSHIME edhe këtu, në Maqedoni. Të ngrihej zëri për një frymë të re demokratike dhe lirie për njeriun. Mandej si pike të dytë kishim edhe dëshirat e të burgosurve për një AMNESTI të mirëfilltë dhe lirim nga burgu. Sepse, aty, sipas një ankete që kasha bërë personalisht me të burgosur, erdha në përfundim se kishte persona të cilët për vjedhje të disa kutijash me kolaçe, 2-3 kg. suxhuk apo një kantë me djath prej 10 kg. apo edhe ca gjëra të tjera ushqimore, i shkreti ishte fillimish ishte rrah gjer në alivanosje nga inspektorët e milicisë me ç’rats kishte pranuar edhe 4-5 vepra të thera të cilat nuk i kishte kryer fare, dhe gjykata e kishte dënuar me 6 ose 8 vite burg. Kishte edhe të atillë fatprerësh të cilët, pasi ishin shtyp e torturuar me metoda dhe mjete jo ligjore, duke ushtruar dhunë të paparë mbi ta, të rrahur dhe raskapitur me netë të tëra nëpër bodrume të milicisë, ishin nënshtruar një lloj dhune të përgjakur, kishin pranuar krime veprash të cilëve nuk kishin qënë autorë të të njëjtave.

Kishte edhe raste shumë të çuditshme, si psh. Veli Breza, një burrë fisnik i moshës gati 60 vjeç. Si drejtor i një kooperative në një fshat afër Shkupit, e kishin ngrënë e plaçkitur disa ,,kapadahinj,, dhe ,,burra,, shteti apo disa ,,të mëdhenj,, të ndonjë organi, e personalitete të Partisë komuniste ose të KQ të cilët kanë jetuar si pashallarë / të cilët i Veliu m’i përmendëte me emra dhe mbiemra/. I shkreti ishte dënuar për mangësi financash dhe ,,keqpërdorim,, me 12 vite burg. Pasi e lexova aktvendimin e gjykatës, ia bëra një ankesë dhe njeriut ia uli dënimin gati për gjysë.

… Gjatë zhvillimeve dhe ndodhive me grevën, kasha edhe disa kërcënime nga Drejtoria dhe njerëzit e Sigurimit. Por, unë nuk kasha të ndalur me kërkesat e mia dhe atë që kërkonin të burgosurit në përgjithësi,duke iu thënë kompetëntëve dhe atyre që vinisn të inspektonin nga Sekretarijati I atëhershëm për Drejtësi / Ministria e Drejtësisë, u thoja se nuk doja të bisedoja me to pa prezencën e Vasil Topurkovskit dhe Vllado Kambovskit (ky i fundit ishte Sekretar federative i Drejtësisë për Jugosllavi). Të nesrit më thanë se Tuourkovski ëshrtë gati për të ardhur në bisëdime, kurse Vllado Kambovski për arsye se gjendej në udhëtim zyrtarë në Argjentinë, nuk mund të jetë present).

,, Ok, -u thash,- le të vjen Tupurkovski!,,

Pas disa orësh u dëgjua oshëtima e elikopterit I cili ateronte mbi kulmet e burgut, dhe zbritën diku në ato hapësira Brenda mureve. Vasili u ofrua i pari, kurse të tjerët luta që të mbeteshin prapa tij, ngase nuk kasha dëshirë që edhe dikush tjetër da dëgjonte bisedën që do zhvilloja me anëtarin e atëhershëm të Kryesisë së Jugosllavisë, Tupurkovskin. Ishin shumë personalitete dhe njerëz zyrtarë nga organet kompetente, sidomos të asaj të Jurisprodencës, si Gjorgji Naumov ministër i drejtësisë së asaj kohe, Branko Naumovski, madje drejtori i burgut dhe të tjerë të cilët nuk i njiha. Pas Tupurkovskit qëndronin vetëm 5-6 vetë ushatark të armatosur me kallashnikovë… Ia sqarova pikë e për pej shqetësimet dhe kërkesat e të burgosurve, duke ia sqarruar edhe shumë aspëktë dhe fakte në lidhje me dënimet dhe trajtimin e të burgosurve.

,,Edhe unë dua të flas diçka!- u dëgjua zëri i një të burgosuri nga turma e grevës. E thërrisnin ,,hoxha,, i Kumanovës. Nuk di nëse vërtetë ishte hoxhë. Por e ofrova që Tupurkovskit t’ia rrëfen kërkesën dhe shqetësimin e tij.

,,Duam ushqim më të mirë, nuk kemi kushtre dhe aq të mira!,,- u dëgjua zëri i tij i lodhur nga ditët pa bukë dhe pa unë.

Të burgosurit në turmën e grevës filluan të qeshin, si me ironi dhe u dëgjua një zë tjetër nga rradhët e turmës, duke thënë:,,Lere he burrë ato muhabete, se ne jemi mësuar me ,,lëng patatesh,, por fundja kjo nuk ka dhe aq rëndësi, sepse e dim se jemi në burg dhe nuk na kanë sjellur në hotel..!,,- qetësia qëndroi për ca caste.

Tupurkovski më sqaroi për mosardhjen e Vllado Kambovskit.

,,Gjendet në udhëtim zyrtar në Argjentinë dhe koha nuk priste, ju jeni të lodhur, erdha urgjentisht…!,,- duke kërkuar që të liroheshim nga greva dhe të shkonim kun a priste një ,,drekë e shtruar,, me supë të ngrohtë dhe mish të pjekur.

Megjithatë, e luta Tupurkovskin që të jepte urdhër që askush nga të burgosurit mos ,,prekej,, me dorë nga gardijanët dhe nga dokush tjetër, mos ketë presione ose rrahje për ndonjë hakmarrje, sepse grevën e kasha organizuar vetë dhe ja, po e udhëhiqja. Fundja nuk ishte përgjegjës askush tjetër për këtë, dhe se aty isha unë.

Tupurkovski ma dha fjalën se askush nuk ka të prekët apo lëndohet.Bile, tha se Brenda dy javësh do nis edhe procesi i lirimit të burgosurve në shtëpi, e që do shkonte puna sipas një rradhe dhe një rrendi zyrtar…

Dhe, ashtu u bë…ashtu ndodhi !

(Mjerisht, në atë kohë, pas grevës e cila mbaroi me sukses dhe në dobi të të burgosurve, një grup tjetër, si një Kolonë e Pestë, nuk di kush i mashtroi dhe me çfarë qëllimi keqdashës, ose për ndonjë karierizëm apo ,,patriotizëm,, të rrem apo ndonjë inati personal ndaj meje, nisin të përhapnin fjalë se ajo që tyha Tupurkovski ishte ,,mashtrim,, dhe se duhej të organizoheshin të burgosurit në një grevë tjetër të ,,madhe,, të cilën do ta udhëheqnin disa persona të degjenruar dhe një pjesë e tyre ishiun si njëfarë klani spiunësh…Kështu arritën një numër prej disa dhjetëra vetësh t’i fusnin ,,nën ombrellën ,, e tyre dhe u barikaduan… Pjesa dërmuese e të burgosurve mbetën me mua, sepse nuk i lejoja të bënin ndonjë budallaki, se pas asaj që u krye, dikush insistonte t’i mashtronte dhe do të ushtrohej dhunë mbi ta. Ashtu edhe ndodhi:ata të cilët shkuan me ,,patriotat,, asaj nate ishte tmerr, togjet e specialcëve, i vënë në pranga, i rrahën dhe i daktisën nëpër burgjet tjerë…Shpëtim Pollozhanin me disa si ky, më duket i dërguan në burgun e Podgoricës apo dikund tjetër…

Kjo ishte një histori tjetër, për të cilën duhet shkruar, sepse u rrahën dhe dhunuan më kot dhe me mashtrime shumë të burgosur nga burgu i ,,Idrizovës,,.

(…Me rastin e grevës që organizova me të burgosurit, Veli Breza u liria fare nga burgu, dhe njashtu afro 600 të burgosur të tjerë gjetën larine sipas premtimit që dha anëtari i Kryeissë së Jugosllavisë Vasil Tupurkovski, me të cilin kasha biseda kontree ballë për ballë në halën ku ishim barikaduar gati 3 ditë e 3 netë të plota, pa bukë dhe pa ujë…)

…Ishte një sfidë e madhe dhe një ngjarje dramatike , shqetësuse për njeriun që mbante një xixë shprese dhe ngadhënjimi për drejtësi dhe liri…!

Në burgun e ,,Idrizovës,, mbaj mend kanë vuajtur dënimin dhe vite të kota burgu me disa intelektualë të famshëm si Pasho Maksuti, Zeqiri-,,Zefi,, Tahir Hani, Kastriot Haxhirexha, Hajredin Kaza dhe disa të tjerë nga Struga, Dibra, Kërçova, Tetova dhe Kosova të cilëve nuk u mbaj mend emrat.

… Brenda murreve të trasha të këtij burgu ka një pallatë 4 katëshe dhe tri krahësh, si pavijon dhe Brenda ,,krahëve,, të ndarë me rrjetë telash për siguri. Madje ka edhe disa godina të tjera që kanë shërbyer ( ose ende shërbenjë) si reparte për punë të të burgosurve, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune më të lehtë për njerëz më të moshuar, apo të cilët janë me shëndet më të dobët. Aktualisht, nuk di tanimë si është gjëndja e burgut të ,,Idrizovës,, kur bë vitet kur isha unë aty, ishte në një gjendje tërësisht pa kushte për të jetuar një jetë normale burgu, edhe godinat disi jot ë mirëmbajtura, me një arkitekturë tipike të periudhes komuniste me forma të rregullta të godinës ,,trekëndëshe,, !


***

Ajo që dua të theksoj është fakti se gjatë viteve që kam kaluar në burgje dhe Brenda muresh kazamatesh sin ë atë të ,,Zenicës,, e madje edhe në atë të ,,Idrizovës,, vuajtje dhe terror burgu sin ë aspektin psiqik dhe fizik kam përjetuar në lëkurën time. Megjiatë edhe këtë e mbaj si një përvojë jetrë , si një sfidë, sepse jeta ka baticat dhe zbaticat e veta ku valët e saj janë si ato të detit që venë e vijnë me shumë stuhi dhe murlane…! Megjithatë, më tepër duhet të na shqetësojë nuk është pse riburgoset i burgosuri, por pse burgoset njeriu, dhe këtë, jo vetëm se numri i këtyre të fundit është dyfish më i lartë, nëse jo më tepër, por sepse përherë gjenden kandidatë potencial, të gatshëm t’i thyejnë ligjet…Mua kjo, më ka ngjarë disa herë ose edhe shumë herë të më mbajnë me muaj të tëra të izuluar, pa patur ndonjë shkak apo arsyeje, vetëm pse isha ky që jam, njeri që kasha dinjitetin dhe krenarinë time…Vuajtjet ishin të mëdha dhe të gjata, vuajtje burgu…Brenda murresh, atje ku vështirë depërdojnë drita dhe rrezet e diellit!

Dhe, nuk e ka lehtë NJERIU I burgosur nëse është liridashës, apo e doja popullin e vetë, historinë e lavdishme të kombit të tij, sepse ishe I tillë siç je, NJERI që ke edukatën dhe kulturën e popullit që I takon, apo edhe nëse kishe guximin ta doje Shqipërinë apo Kosovën , ose të të kënaqej shpirti kur shikoje si valon flamuri me zhgabën dykrenare, ose ta simpatizoje me gjithë shpirt Çamërinë, këngët dhe valet e jugut të Shqipërisë, nuk do ta kishe lehtë në atë regjim, sidomos nëse je duke vuajtur ,,dënime,, në burgje!

Të gjitha këto kanë mjaftuar edhe për mua, kur më kanë future në burg më 1981 dhe më kanë dënuar me gjëra të kurdisura, me rast të montuar, se tjetyër arsye nuk ka pas. Unë mbajta edhe burgje me vite e vite, por vitëdija ime dhe ndërgjegja mbeten të pastërta sepse NUK JAM AUTOR i ndonjë krimi ose gjithë asaj që e shpikën dhe trilluan hajnat kriminel të nëntokës udbashiane siç ishin bylykbashat Nikolla Ilievski, Sllobodan Stankoviq, Ante Bernada, Stipe Grabovac, Fikret Bradariq, Tihomir Baboviq ose dhe Ante Varunek e gjer tek Stane Dollanci, Zdravko Mustaq, Mirko Bunevski etj etj.Dhe, mjaftoi ajo që ceka më lartë që të më fusnin në burg, ta montonin Procesin ogurzi të Zenicës…

”Më mirë ta kemi nën dry sesa të jetë nën vëzhgim tonë për gjatë gjithë kohës dhe viteve”-, kështu sigurisht funksiononte logjika e zbehtë dhe kriminale e UDB-së dhe KOS-it apo sektorëve të tyre të SJB etj. Tani e kam obligim dhe e ndjej për detyrë që ta njoftoj opinionin e vendit dhe atë botëror mbi arrestimin tim, torturat çnjerëzore që janë kryer mbi mua me muaj e vite të tërë, gjykimin e inskenuar dhe aktvendimet gjyqësore pa fake dhe akuza të trilluara…Madje, dhe vuajtjen e dënimit, duke më transferuar herë në njërin e herë në burgun tjetër. Po përpiqem që me aftësitë e mia modeste t`i përshkruaj të gjitha ndjesitë e mia, për çka edhe iu shkruaj me vite e vite të gjitha Gjykatave, organeve kompetente të Drejtësisë në Bosne dhe Maqedoni, madje edhe atyre Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe OKB dhe Gjykatës së Strasburgut, dhe ende me vite e vite jam në pritje që të lindet NJERIU si eEmil Zola dhe tëe zbardhet çështja e të vërtetës, pafajsisë sime dhe drejtësia të shkon në vendin e vetë të duhur dhe të drejtë. Bindja e plotë dhe besimi i patundur se e vërteta dhe drejtësia herët apo vonë do të triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë shqiptarë ose edhe të tjerë të cilët janë dënuar me akuza të rreme dhe procese të montuara, edhe mua më bënë më të fortë, të qëndrueshëm, më të papërkulur, para presionit të policisë fashiste jugosllave në relacionin Shkup-Bugojno-Zenicë dhe vështirësive të shumta që më përcollën gjatë 16 apo 19 muajve të kaluara në ferrin e skëterës dhe qelitë me njolla gjaku në paraburgim dhe në burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne shqiptarët në Jugosllavi kjo ishte gjë e rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas hapi nga gardianët e burgjeve, për fatin dhe përjetimet e mia si dhe të shumë të burgosurve të tjerë qofshin kroat, shqiptarë, boshnjak etj në Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi që ushtruan milicia, apo SDB me klanet e tyre kriminale e fashisoide me URDHËR nga Shkupi ose Beogradi kundër meje dhe atyre që u dënuan me mua vetëm pse ishim shqiptarë. Proces i zhvilluar në baza nacionale dhe me motive politike për ,,vrasje,, që nuk egziston, ose që për mua nuk e kam në dijeni, as që kam nevojë apo motiv të vras ndokend që as nuk e kam njohur ose pa me sy ose takuar ndonjëherë në jetë…!

(VIJON)

_______________

NAFI ÇEGRANI: GAZETARI NË BURG, UNË DHE DINJITETI IM! (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8684


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks