SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

REXHEP KASUMAJ: REDAKTURË E EPËRME (Sprovë eseu)

Berlin, 19 prill 2019: Është Ajo që i vë pikën gjithçkaje të këtejbotshme. Dhe krajatës së Letrave, poashtu, që marrin ujem dhe nuk e lënë të zo'në të prehet në qetësi. Sepse, i thonë, e zbrazët, kotnare ngjan qetësia, dhe i tillë, shkumëzues në trazim, je Ti me urdhërin suprem të racës.

E pra, Vdekja - ky redaktor i epërm e përmbarimtar i shkrimsisë njerëzore
.

Qefin i saj, si perde teatri, bie mbi dramën e vuajtjes dhe çlirimit krijues. Dhe s'ka më ndërhyrje tëhollimi, retushim ideje, ndryshim ritmi a muzike të vargut, të rimës a të beftësisë magjike të figurës...

Ajo, ah një stacion i fundmë i udhëtimit t'një rreshti e vargu, lodërtar a të përvuajtur. Të bukur a shëmtuar. Të sertë a balsam prehës. Në rrjedhësi të kulluar a çalaman të lodhur. Strehues të dhimbjes a fluturak boshtar...

Kur në perëndim të Orës, i vë Paslënjes gozhdën arkmortore, Ajo, sovranja e parrëzueshme, shfaqet si Zanë mali dritëhijesh të hirshme farfuritëse. Dhe i flet Ti Asaj përmes Fjalës sate: ose memecërisht, sepse s'të kupton kush, ose zëmadh që kumbon si kumt mbi breznitë e kohëve që vijnë...

Ndaj dhe është kaq e ashpër e, njëkohësisht, mëshirëplotë. Dikujt - sa rrallë - i rezervon fronin e bukurisë, e, ndërkaq, ndonjë tjetri ia ngarkon me vete shkronjat, matanë, në gropën e errësisë.

Kurse me armatën e të midismëve tregohet Ajo krejt indiferente. I braktis, ashtu, bredhëritjes së përmotshme në asnjanësinë mundimtare: mes tokës e qiellit.

Tokës që s'i merr dot poshtë dhe qiellit që i refuzon përbuzshëm atje, përtej résh, në yllnajën e lartë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks