SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

BEHXHET SHALA BAJGORA: VOTOJENI BLERIM REKËN, MOS I DËGJONI POLITIKANËT E KORRUPTUAR; NJERËZISHT, KOMBËTARISHT, MORALISHT, POLITIKSHT DHE MATERIALISHT!

Prishtinë, 19 prill 2019: (Zgjedhjet në një shtet ku shqiptarët nuk janë popull) - Pas Marrëveshjes midis Tzipras dhe Zaevit për emërtimin e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët patën një rol përcaktues e që nuk fituan asgjë përveçse e përjashtuan veten përfundimisht nga të qenit popull shteformues, në këtë shtet po mbahen zgjedhjet presidenciale ku, si kandidat i pavarur po garon një personalitet i respektuar akademik dhe njerëzor, z.Blerim Reka, njëri ndër njohësit më të profesionalizuar dhe dëshmuar në marëdhëniet ndërkombëtare. Përveç një bagazhi të pasur akademik dhe shkencor, Blerim Reka ishte edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bruksel dhe, mbi të gjitha z. Reka është i pastër në aspektin e korruptimit akdemik dhe material. Kandidati shqiptar i hyrë garës për president të Maqedonisë së Veriut, si kandidat i pavarur duke siguruar nënshkrimet e nevojshme . Midis dy kandidatëve maqedonas, njëri të Gruevskit dhe Ivanovit kurse tjetrit të Zaevit dhe Ahmetit, Blerim Reka nuk ka gjasa të fitojë në këto zgjedhje dhe do të llogaritej sukses , nëse hynë në raundin e dytë të votimeve aq më parë që do të ketë refuzim konsensual të votuesve maqedonas sikur që edhe partitë shqiptare, kometa ( bishta ) të Zaevit dhe mbeturinat e Gruevskit që flasin shqip, do të votojnë, ose për kandidaten e Gruevskit apo për kandidatin, siç thuhet konsensual, PENdarovskin të politikanëve të korruptuar shqiptarë, shoqërues të Zaevit. Mendoj se votuesit shqiptarë në Maqedonin e Veriut nuk duhet të futen fare si pykë midis DPMNE-VMRO dhe LSDM por se , pa asnjë dyshim duhet të votojnë për Blerim Rekën , kandidatin shqiptar i cili, në çdo aspekt është më i kualifikuar se dy kandidatët tjerë që, sipas deklarimeve të disa “liderëve“ shqiptarë që moti iu ka skaduar mandati edhe i keq-përdorimit, duhet të përkrahen si çmim për integrim në NATO dhe BE, slogan ky mashtrues që skajshmërisht është keqpërdorur në Kosovë , që nga përfundimi i luftës e deri më tani.



Në një shtet ku nuk ka supremacion të një populli mbi tjetrin , çështja se kujt ia jepë votën nuk ndërlidhet aspak me përkatësi kombëtare por eksluzivisht është votë drejt një adrese që mendoni apo edhe keni një siguri se mund t’i realizoni pritjet tuaja. Në një vend ku një nacionalizëm i skajshëm ( ai i Gruevskit ) zëvendësohet me një nacionalizëm “ demokratik “ që për interese të ndryshme pranohet nga ndërkombëtarët si një “ qasje pragmatike dhe frymë e re “(ky i Zaevit), votuesit shqiptarë as që do të duhej të mendonin se për kënd duhet të votojnë; duhet të votojnë për Blerim Rekën , pa asnjë dyshim ! Pas inaugurimit dhe promovimit si një pater familie “demokratik“ maqedonas  Zaevi ,me ndihmën e një shtrese kuislinge shqiptare , krijoi një pasqyrë mashtruese ku shqiptarët mbetën aty ku ishin edhe në kohën e Gruevskit duke mos lëvizur as edhe një milimetër të vetëm drejt të fituarit të statusit të popullit shtetformues apo konstituiv. Mbetën në kushtetutën e Maqdonisë së Veriut si një grusht minoritarësh por se , më me shumë se 35% të përbërjes së popullsisë së gjithmbarshme në këtë shtet , përbëjnë një trup të fuqishëm votues , vota e të cilëve është përcaktues për ardhje dhe mbajtje të pushtetit , të maqedonasve , gjithsesi ! Nuk është ndonjë fitore të qenit spiker apo folës , si kryetar i Kuvendit , ku jeni të privuar nga të gjitha kompetencat ekzekutive që përcaktojnë përmabjtjen dhe dinamikën e zhvillimit politik , ekonomik , kulturor të kombit që i takoni siç ndodhi pas shkuarjes në pushim , me ndihmën e pushtetit gjithsesi të Nik Gruevskit në Hungari me ç’rast gjeti strehim bujar te një nacional – shovinist, apo njëri ndër mohikanët e fundit të këtij lloji , Viktor Urban. Sot në Maqedonin e Veriut nuk mund të gjeni as edhe një votues të vetëm maqedonas që do të votonte për Blerim Rekën në ndërkohë që disa “ Udhëheqës të Popullit Shqiptar “kërkojnë që me konsensus të votohet kandidati maqedonas, i Zaevit apo Gruevskit, nuk ka fare rëndësi. Emancipimi politik dhe kultura votuese nuk ka arritur ende atë nivel në Maqedoni të Veriut sikur edhe në asnjë vend të Ballkanit që të votohet për programin e kandidatit garues prandaj as votuesit shqiptarë, së paku në këtë kohë nuk duhet t’i nënshtrohet këtij stereoptipi apo statusit të votuesit internacionalist. “Udhëheqësit e Popullit Shqiptar “ në Maqedoninë e Veriut e kanë një arsye të fortë të shiten si internacionalistë, europianë dhe globalist për faktin se duan që ta shpëtojnë lëkurën dhe kokën , duan të amnistohen e nuk do të amnistohen kurrë nga përgjimet e Gruevskit dhe Mialkovskit e që i ka trashëguar Zaevi, duan t’i mbrojnë milionat e vjedhur , duan t’i ikin përgjegjësisë për çdo gjë shqiptare të shkatërruar në këtë shtet ku shqiptarët janë qytrtarë të rendit të dytë prandaj nuk e përkrahin kandidatin Blerim Reka, prandaj e kërkojnë nga ju votën kundër kandidatit shqiptar! Për këtë arsye, në shenjë të refuzimit të kërkesës së kësaj klase të korruptuar për të votuar kandidatët e Gruevskit dhe Zaevit , votoni për Blerim Rekën i cili nuk ka gjasa të fitojë por ua jepë mundësinë të mos keni probleme me ndërgjegjen tuaj në të ardhmën. Shqiptarët e këtij shteti e pytën mundësinë të imponohen si popull shtetformues dhe faktor politik në Maqedoninë e Veriut por falë votuesve të Gruevskit dhe Zaevit të identifikuar në figurat e “Udhëheqësve të Popullit Shqiptar “mbetën në margjina dhe të defaktorizuar . Për këtë arsye dhe për shumë arsye tjera, mos i dëgjoni dhe votoni për kandidatin shqiptar ! Mos u bëni pjesë e mashtrimit votuese sepse këta nuk e marrin përgjegjësinë dhe adresimin e përgjegjësisë ua sjellin para dyerve tuaja . Votonoi në mënyrë të qytetëruar dhe paqësore

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 19 prill 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks