SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

PROF.ASOC.DR.VANGJEL KICI: AGROTURIZMI NË SHQIPËRI - MASHTRIM I MADH!

Toronto (Kanada), 22 prill 2019: Vetëm zhvillimi i turizmit nuk mund ta zhvillojë ekonominë dhe ta zhduk papunësinë dhe varfërinë ekonomike në Shqipëri. Duhet shtetëzuar (nacionalizuar) nafta dhe gazi në Shqipëri. Në Shqipërinë Lindore dhe Veriore duhen bërë kërkime për naftë dhe gaz nga vet shqiptarët.

***

Agroturizmi është një fjalë, që shumë njerëz i huton. Njeriu i thjeshtë mendon se kushedí se çfarë ka zbuluar kjo qeveria jonë! Në fakt, në shqip agroturizëm domethënë turizëm në fshat. Qeveria “Rama” do ta zhvillojë ekonominë, dhe të zhduk papunësinë masive të Shqipërisë, vetëm duke u bazuar tek turizmi dhe agroturizmi. Lind pyetja: Cili vend në botë u zhvillua dhe zhduku papunësinë masive, duke u bazuar vetëm tek turizmi? Asnjë vend. Bëhet propagandë se vitin e kaluar Shqipërrinë e kanë vizituar 6 milionë turistë (430 milionë dollarë neto të ardhura!!), dhe synohet për të arritur 10 milionë! Përralla me mbret. Bëhet propagandë për zhvillimin e agroturizmit. Është vendosur nga qeveria programi “100 fshatra”. Pra, qeveria do të investojë, që 100 fshatra të bëhen model për zhvillimin e agroturizmit. Por turistët e huaj nuk rrinë vetëm në fshatin model, siç kërkon qeveria, por vizitojnë edhe fshatrat përreth.



Çfarë do të shohin?

Do të shohin varfëri, rrugë të prishura, mungesë uji, ndërprerje dritash, grabitje nga hajdutët, mungesë sigurie….Pra, vende dhe popuj të prapambetur. Kjo gjendje mjerane turistët e huaj do t’i pikëllojë. Ata nuk do të vijnë prap kurrë në këto fshatra.

Kryeministri Rama vizitoi fshatin Libofshë në rrethin e Fierit. Ndërmjet të tjerave, ai bëri thirrje, që fshatarët t’i shndërrojnë shtëpitë e tyre në bujtina (hotele) për turistët e huaj. Harron kryeministri, se shqiptarët po vriten njëri me tjetrin për çështje nderi…

Ai theksoi se eksportet bujqësore shqiptare kanë njohur një zhvillim. Për çfarë zhvillimi bujqësor flet ky kryeministër, kur bujqësia ishte e kolektivizuar dhe e mekanizuar, por pas vitit 1990 e shkatërruan plotësisht, që të krijoheshin monopolet private? Tani bujqësia e parcelizuar në fshat ka degraduar plotësisht. Për çfarë zhvillimi flet, kur punët bujqësore bëhen me krahë, si në Kohën e Gurit, dhe kanalet ujitës janë prishur? Vendet e tjera Lindore nuk i shkatërruan kooperativat bujqësore, por i shndërruan në ferma private të fshatarve, të shkëputura nga shteti.

Kush e mban përgjegjësinë për shkatërrimin e plotë të bujqësisë në Shqipëri?

E mbajnë të gjitha qeveritë, të djathta dhe të majta.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, vizitoi Pukën. Ai propagandoi “Pukën turistike”. Ai vizitoi fshatin Qelëz, që është rikthyer në mjerim, si në kohën e Lulit të Vocërr të Migjenit! Reklamoi turizmin në fshat. Edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i bënë reklamë agroturizmit, sidomos programit të 100 fshatrave model për agroturizmin. Këta qeveritarë sikur nuk jetojnë në tokë!

***

Qeveria e mëparshme e Berishës, për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë, rekomandoi zhvillimin e drurve frutore arrore. Dhe dihet si e zhvilloi ai ekonominë e Shqipërisë…

Shqiptarët po braktisin masivisht Shqipërinë, për shkak të papunësisë dhe të varfërisë ekonomike. Si do të zgjidhet papunësia masive dhe varfëria ekonomike e shqiptarve, me anë të turizmit? Ky është një mashtrim i madh.


Pas vitit 1990, të gjitha qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, pasuritë natyrore të Shqipërisë ia hoqën popullit dhe ua dhanë të huajve dhe privatve vendas, me konçesione korruptive (grabitqare). Kështu, arka e shtetit u boshatis. Këto pasuri janë: Nafta, gazi, bitumi, kromi, bakër-ari, hekur-nikeli etj. Vetëm këto pasuri mund ta shpëtojnë popullin shqiptar nga papunësia masive dhe nga varfëria ekonomike. Për rishtetëzimin (rinacionalizimin, rikombëtarizimin) e këtyre pasurive nuk flet asnjë kryeministër shqiptar, por e venë popullin në gjumë me përralla. Qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare deklarojnë se nuk mund ta zhvillojnë naftën dhe minierat, sepse nuk kanë pará (arka e shtetit është bosh). Në fakt, vet qeveritë e boshatisën arkën e shtetit, duke ia hequr shtetit (popullit) dhe duke i privatizuar vendburimet e naftës dhe minierat. Ky privatizim u bë, që ato të grabiteshin nga pushtetarët, në bashkëpunim me të huajt. Rikthejani shtetit (popullit) këto pasuri, dhe arka e shtetit do të mbushet përsëri. Po të jetë nevoja, qeveria le të marrë edhe pará hua nga populli, dhe t’ia kthej atij më vonë, kur të zhvillohet nafta dhe minierat. Të huajt dhe pushtetarët tanë po i grabisin të gjitha pasuritë natyrore të Shqipërisë. Të huajt nuk kanë nevojë ta pushtojnë ushtarakisht Shqipërinë. Ata po i marrin pasuritë që deshën, me ndihmën e qeverive tona kukulla.

Ministrit Çuci, dhe popullit të Pukës dhe të gjithë Shqipërisë u them: Puka ka pasuri të jashtzakonshme: Naftë, gaz, bakër, ar etj. Pse e lejuat grabitjen e madhe të arit të vendburimit të Munellës? Ku vajti ari? Në radhë të parë Puka ka perspektivë shumë të madhe për naftë dhe gaz, në gëlqerorët poshtë masivit gjigant ultrabazik të Pukës dhe atij të Gomsiqes, në thellësi jo të mëdha. Shtoni këtu edhe bakrin, arin etj., dhe populli mund të jetojë i lumtur. Puka dhe e gjithë Mirdita (gjithë Shqipëria Lindore dhe Veriore) ka perspektivë për naftë dhe gaz përafërsisht si vendet e pasura arabe!! Pse nuk flet për këto pasuri kryeministri Rama dhe ministrat Çuçi dhe Klosi? Nuk i besojnë studimit me titull: Nafta në Albanide, botim i vitit 2013? Le të kërkojnë ekspertizë nga gjeologët shqiptarë dhe të huaj, që të argumentojnë dhe të botojnë mendimet e kundërta. Për ndryshe, këta qeveritarë punojnë qellimisht kundër popullit shqiptar.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks