SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

MEHMET BISLIMI: TYM E FLAKË GJITHANDEJ NË KOSOVË!

Zürich, 23 prill 2019: Nëse është ky shteti i Kosovës që po ndërtojmë, nëse ne jemi bijtë e saj dhe nëse e duam shtetin tonë, atëherë shtrohet pyetja logjike: përse po e djegim Kosovën, përse qytetarët tanë (një pjesë e pandërgjegjshme e tyre), kanë marrë shkrepësen në dorë dhe po i vejnë flakën mezhdave, shkurreve, amullive të mbetura, mbeturinave plastike, pyjeve madje po vejnë në rrezik serioz edhe djegien e shtëpive si dhe jetën e qytetarëve tanë!

Ky veprim sa primitiv, aq edhe i çoroditur, këta piromanë janë bërë të pa mëshirshëm ndaj natyrës, bukurive të saj, humusit të Kosovës dhe qytetarëve tanë, duke rrezikuar kështu të djegin edhe shtëpitë, shtallat dhe ushqimin e bagëtive. Me këtë veprim të marrë ata po rrezikojnë pasurinë, bizneset etj. Jo pak raste janë shënuar, kur zjarri i është vënë (me qëllim apo jo), edhe sektorit të bizneseve si markete të ndryshme, punëtorive të vogla e të mesme e kështu me radhë, mbase për të mbuluar me zjarr falimentimet, zhvatjet dhe humbjet!...

Kudo që kaloje, tym që të futej brenda në makinë dhe sa s’të ngulfatëte. Tym që të futej në oborr, në shtëpi, tym që zinte rrezet e diellit dhe errësonte qiellin e Kosovës. Flitej se persona të pandërgjegjshëm, ua futin flakën pyjeve me qëllim që më pastaj ta presin masën drunore për ta kthyer atë në lekë përfitimi!, ky veprim kriminal, ky krim i pafalshëm që po djeg tokën, pyjet, bimët dhe gjallesat tjera të Kosovës, duhet ndaluar, duhet dënuar dhe ndëshkuar rëndë. Duke qenë të vetëdijshëm se; sa vite duhen që të rigjenerohet pylli, shkurret, humusi dhe gjallesat e tokës së Kosovës? Ky dëm i pariparueshëm që po shkaktohet nga piromanë të ndryshëm, Kosovën po e dëmton më shumë se flakët e luftës që vendi ka përjetuar decenie më parë! Kosova është djegur me zjarr e flakë shumë herë, është bërë shkrumb e hi, por është djegur nga pushtuesi, qytetari i ndershëm me të drejt shtron pyetjen: Nga kush po digjet sot Kosova, ku është ndërgjegjësimi ynë qytetarë, ku janë organet e rendit, a duhet që çdo qytetari të Kosovës t’ia vemi nga një polic tek koka, deri kur kështu???



Piromania e të çmendurve ishte njeri nga segmentet që po djeg Kosovën, segmenti tjetër është papunësia e madhe në Kosovë, në veçanti rinia që ka mbaruar e po mbaron shkollimin e po sorollatet rrugëve të atdheut me shpresa të thyera për një vend pune, për një jetë e perspektivë më të mirë, me pasiguri nën sqetull, me ambient dhe urbanizëm të degraduar, me prona, shtëpi e banesa të uzurpuara e tjetërsuara, me shëmti që të zë syri kudo, hedhje mbeturinash vend e pa vend, vend i kazinove dhe kabareve që përfunduan me vrasjen e disa të rinjve , vend i bredhjeve të bandave keqbërëse, ku plaçkitën shtëpitë e bankat në pikë të ditës,vend i bredhjeve të qenve endacakë e agresivë, prerja dhe masakrimi i pyjeve, shëmtimi i gjelbërimit, ndotja e lumenjve, hedhja e mbetjeve etj. Kosova është shndërruar në shtet të kanoçeve, shisheve të plastikës, gomave të harxhuara makinash, teneqe të ndryshkura, xhama të thyer, hekurishte e karroceri makinash të ngrëna nga ndryshku i kohës, medikamente të skaduara, fasha, pelena dhe gjilpëra të përdorura, mbetje kafshësh hedhur gjithandej. Kosova me shtylla elektriku të kalbura dhe telave të rrymës shtrirë për dhe, me puse e lumenj të kontaminuar, me shpërthime kanalizimesh ku fekalet vërshojnë qytetet, fshatrat, fushat, luadhet, arat etj.

Në segmente të caktuara, ka rrugë që kanë filluar të shtrohen e ndërtohen, me katër e dy shirita, por që kanë mbetur në vendnumëro për shumë vite, duke krijuar tollovi në komunikacion, baltë gjatë dimrit, pluhur gjatë verës, grumbuj gurësh, dheu, makinash që nuk punojnë por “rrezitën” buzë rrugësh, kompani ndërtim që kanë “fituar” tender e kanë vu monopol mbi këto rrugë që nuk po përfundojnë dot për kaq vite si: Skenderaj- Kamaran, Prishtinë -Podujevë, Prishtinë -Pejë, Ferizaj- Kaçanik, Prishtinë- Mitrovicë e dhjetar tjera. Fatkeqësisht edhe ato që i kanë “përfunduar”, ende pa kaluar viti, janë qarë e shembur. Rrugë këto që në fatkeqësi komunikacioni, kanë marrë jetën e shumë qytetarëve të cilët ngasin makinat në papërputhshmëri me kushtet e ngasjes, këputën jetë të tëra ne mes duke përfunduar nën kamion, nën makina, nën ura e në ara e luadhe! A ka vlerë jeta e një qytetari tek ne, a e vlerësojmë ne jetën tonë?...

Quo Vadis Kosovë!

Të gjitha këto parregullsi në ambient, kanalizime që janë futur shkel e shko, vetëm sa për të thënë se kemi bërë një kanalizim, rrjetë uji, rrjet elektriku etj. Për pasojë, kanë krijuar ambient dhe kushte të volitshme që shumë nga insektet infektuese, në mesin e tyre edhe mushkonja të shumta të cilat mund të jenë bartëse të sëmundjeve të rrezikshme për qytetarët tan. Këtë e kam vërejtur jo më larg se para dy javësh në vendlindjen time; insektet të bezdisshme për gjatë gjithë rrjedhës së kanalizimit në Prekaz të Epërm deri tek ai i Ulët, aty ka shpërthyer kanalizimi i fekaleve që nga Atavat deri tek Prekazi i ulët. Tërë luadhet (me një gjatësi gati 4 km), janë kontaminuar nga vërshimi i fekaleve, vend ku kullosin bagëtia e fshatit, qumështin e të cilave e përdorin qytetarët tanë, fëmijët tanë? Në sa fshatra dhe qytete të Kosovës është e njëjta gjendje. A ka shtet, kush i mirëmban këto kanalizime që kanë vërshuar ara dhe luadhe, që kanë krijuar vatra insektesh, që kanë kontaminuar ujin e të gjitha puseve të mëparshme, duke e bërë të pa pijshëm madje as rrobat nuk guxojnë të pastrohen më atë uji që dikur ishte bilur, ishte i pijshëm, uji me të cilin jemi rritur!

E pa besueshme, por e vërtetë, me sytë e mi kam parë njerëz të papërgjegjshëm, më mirë me thënë idiot, të cilët në shtëpitë e tyre mbushin thasët me mbeturina, dhe në kalim e sipër i hedhin nga dritarja e makinës; buzë arave, buzë luadheve, buzë asfaltit e kudo! Si sakatohet vendi kështu, a është Kosova vendi ynë, pse e përdhunoni kaq rëndë e pa mëshirë atdheun ju o të pandërgjegjshëm e turpi ju mbuloftë! Mendoni pak: këtë vend do ta trashëgojnë pas nesh bijtë dhe bijat, nipërit dhe mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat tona, Kosova nuk është e huaja, është e jona, ta ruajmë e mos ta djegim e vrasim me dorën tonë o ju vraftë buka e saj!

Mehmet Bislimi - 23.04.2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks