SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

XHAFER SHATRI: NË KTHETRAT E PRONTOMAFISË * LETRAT QË PO I KUSHTOJNË ME JETË MURAT JASHARIT (3)

Gjenevë, 30 prill 2019:  Letra e shenjtë nr 6, mban datën 2 gusht 2012, dhe i drejtohet Musa Xhaferit me 121 pyetje.


Murat Jashari, si duket nuk ka pikë respekti për Musa Xhaferin, për të cilin thotë se ‘nuk i kemi besuar as të bëjë roje gjatë demonstratave…’

Zotri Xhaferi po fillojmë me pyetjet e nxehta, shkrumuese, meqë vetë e ke pru punën të japesh llogari mbas 11 viteve të formimit të Fondit të shenjtë „Liria Kombëtare“ dhe që je për disa vjet zv/kryeministër dhe kryesori për implimentimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shoku Ramiz (Musa), e di se nga pyetjet e mia shqetsohesh dhe djersitesh!

Pyetjet që ja kam parashtruar Abazit (Ali Ahmetit) nga 105 deri 169 vlejnë edhe për ty, a po?

Për nga natyra je i qetë, por sherrin e ke të madhë, a është kështu?

Me Aliun je si vëllezërit siamezë, a është kështu ?

Në Zvicër mbi 14 milion CHF janë grumbulluar, a është kështu?

Shpenzimet e luftës kanë qenë gjithësejtë DM 6 milion, a është kështu?

Ku i çuat parat e mbetura?

Kur në asnjë moment nuk ke mbrojtur interesin e shqiptarëve, ne kemi të drejtë të themi se je anti-shqiptarë?

Fëmijët e dëshmorëve të kombit po rriten dhe të gjithë janë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, a po?



- Murat Jashari -


Letra numër 7, ‚e shenjtë’, e datës 9 gusht 2012, i adresohet Azem Sylës. Për ‚komandantin e përgjithshëm’ Murat Jashari i ka vetëm 104 pyetje:

13. “Shokët” tuaj të Drejtorisë Politike para luftës spiunonin dhe u burgosën e u vranë antarët e Shtabit Qendror të UÇK-së, ndërsa gjatë luftës me snajperat që i kam sjellë nga Zvicra u vranë djemtë e vashat më të mira vetëm se ishin anëtarë të devotshëm të LPK-së dhe luftëtar e çlirimtarë me mendje, shpirt e zemër, a ishte kështu?

14. Ju zotëri, si Komandant i Përgjitshëm, a jeni informuar nga Drejtori i Policisë së UÇK-së, se në burgun e Kleçkës janë kidnapuar dhe burgosur Behajdin Allaqi dhe Shaban Ramë Shala?

15. A e keni ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së dhe Sekretar Ndërlidhës i Këshillave të Rretheve të LPK-së?

16. A jeni i vetëdijshëm se katërshja mafioze e Drejtorisë Politike ua kanë shfrytëzuar idealizmin dhe naivitetin tuaj?

17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?

23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?

24. Si e ndjeni veten më shumë, si profesor, ushtarak apo si pehlivan-politikan?

25. Kjo e fundit më duket se ju pëlqen më shumë sepse keni para “lluk-lluk”, a është kështu?

42. Në qershor 1999, në Prizren, LPK-së iu bë atentat nga bijtë e saj, a është kështu?

47. Çfarë turpi pati bërë LPK-ja?

48. Pse aq fort ju kultivoi “dikush” që ta urreni LPK-në?

70. Pse ke qenë i papërgjegjshëm si Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së?

71. Pse e ke pranuar atë detyrë pasi nuk keni mundur t’i dilnit zot?

72. Katërshja mafioze e Drejtorisë Politike kanë parë e studiuar personalitetin tënd si naiv dhe të kanë lënë me emër në atë përgjegjësi të madhe dhe tani ju jeni bërë halë në sy i tyre, sikurse të tjerët, të cilëve tashmë po u kalben eshtrat?

Letra numër 8, ‘e shenjtë’, mban datën 21.09.2012, është një ese i përgjithësuar për tradhtarët dhe spiunët. Sipas të gjitha gjasave, eseu ka ‘zëvendësuar’ një letër tjetër të gatshme me disa qindra pyetje fort të pakëndshme. Por për shkak të një ndërhyrjeje tjetër ‘me kohë’ të dikujt që nuk donte kurrsesi të jetë objekt i ‘rafaleve’ të Murat Jasharit, përmes të cilave dilnin në pah veprime të dënueshme në emër të luftës për liri, nuk është publikuar.


Letra numër 9, ‘e shenjtë’, a datës 12 nëntor 2012, i drejtohet Hashim Thaçit dhe ajo përmban 1443 pyetje:



– Behajdin Allaqi me Familje –


1. Zotri Thaçi po fillojmë me një proverb popullore“Vra natën e qajë ditën“a është kështu ?

2. Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr. 61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?

3. Pra plotë 110 ditë mbase se e vrave, e publikuat Komunikatën, a është kështu ?

10. Ku u varrosë Behajdin Allaqi ?

11. Pse nuk ftuat asnji anëtar të familjes së Behajdin Allaqit në varrim ?

12. Mbas 14 vjetëve pse nuk i tregoni familjes së Behajdin Allaqit se ku e keni varrosur ?

141. Si ka mundësi një djal i ri si ti, pa asnjë rezultat, pa asnjë punë të kryer në UÇK të bëhet shef i UÇK-së ?

148. Dinakë si gjyshi i ytë Sinan Idrizi (Thaçi) oficer i OZNA-s e i KOS-it që në kohën e vetë Drenicën e kishte sjellë në gishtë, nipi i tijë Hashim Haxhi Thaçi po e sjellë krejtë Kosovën në gisht me ndihmën e BIA-s e shërbimeve të shteteve të bashkësisë europjane mike të serbisë, a është kështu ?

160. Ti Hashim tradhëtari me bandën tënde Kadri Vesel, Xhavit Halit, Azem Syle a e keni bllokuar edhe parat edhe armët Adem Jasharit?

173. Arrestimi masive të 350 anëtareve në gusht 1993, a është organizuar nga ju bashkarisht me serbët?

184. Ti dhe SHIK-u keni lëshuar disa letra, disa fotografi në Kosovë për të diskredituar Adem Demaçin dhe patriota të tjerë apo jo?

186. Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrenjshm për të të ngritur si patriotë të shqipëtarëve, kinse ke luftuar etj, etj…Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!

245. UDB-ashet dje, SHIK-asit sot kontrollojne firmat, bankat, bizneset, apo jo?

361. Në Kosovë, a është Ilmi Reçica n°2 i SHIK-ut ?

362. Ilmi Reçica, a është shok i ngushtë i shef shërbimit sekret Sasha Mihallkov ?

363. Sasha Mihallkov ka kordinuar shitjen e drogës në Çeki me vllaun e Ilmi Reçicës në Prag.

364. Ilmi Reçica me Petrit Amin patën mundësuar arrestimin e Princ Dobroshit për t’ia marrë klientët, apo jo?

365. Njëjtën gjë bërën për Qorrin e Ferizajit!

458. Erdhe në Mars 1998 me duar në xhepa dhe u bëre SHEF !!!???

459. Diçka shumë e çuditshme po më duket !?

460. Pa bë gjë, erdhe si parashutist në krye të UÇK-së!?

483. Pse nuk i vuat kushte Serbise lirimin e Ukshin Hotit njeriu i diplomuar në Universitetin Amerikan të Harvardit për politik dhe baba shpitëror i UÇK-së ?

484. Ukshin Hoti përveq shkollës kishte vuajtuar 3 here burgjet e Serbisë për çeshtjen e Kosovës dhe ishte inicuesi të organizimit ushtarak në 1991.

736. A je produkt iUDB apo i KOS-it ?

773. Një djalë i UDB-ashit i punësuar nga UNMIK, vrau midis ditës Sadik Ukën veprimtarë i vjetër, shok i Remzi Ademit dhe Jusuf Gervallës.

780. Shefko Sallkoviq ishte përfaquesi i 5 fshatrave muslimane afër Leposaviqit.

781. Ishte kërcenuar nga përfaqesuesja e UNMIK-ut rusja LILIA GALIEVA, sepse Shefko punonte për institucionet e Kosovës.

782. Ajo e kishte kërcenuar për oganizimin e zgjedhjeve të Kosovës në Veri. Ajo kishte kërkuar që të heqë dorë. Shefko Sallkoviqi refuzoj në ora 13.30.

783. Shefko Sallkoviqi është vrarë në ora 14.00, të datës 8 tetor 2010, do të thotë gjysëm ore pas refuzimit.

784. Vëllau i Shefkos është kidnapuar në Veri, dhe sot gjindet i burgosur në Novi Pazar.

805. Ju SHIK-u, a keni friguar ose keni bërë shantazhe për të larguar ndërkombëtar të cilët ju kanë penguar sepse ishin në favor të Kosovës?

835. A bëhet një raport tjetër nga Daniel Phillips për Komitetin Kombëtar i Politikes së Jashtem Amerikane ? ( 1 maj 2010 google Daniel Phillips)

836. Në raport a thuet SHIK-u merr 200 million dollare në vit nëpermjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit ?

851. Bou de Marnhac a është BABA shpirtëror i yti o Hashim?

852. Bou de Marnhac si shef të EULEXit a ti pastroj gjitha dosjet e krimeve tua ?

1035. Qeveria organizon dështimin e PTK (lexo Express 01/01/2012)

1044. Ballkani i Therandës kishte një kontratë 30 million euro për shiritat për ekstrakcionin të KEK-ut në Obiliq 

1045. Ti Hashim ke anuluar kontratën, për t’ia kaluar firmës DELTA të Mishkoviqit ?


Kthimi i Murat Jasharit në Kosovë

Në letrën e dytë ‘të shenjtë’, datë 28 korrik 2012, Murat Jashari shpërfaq copëza kujtimesh, që vetëm njerëzit me një të kaluar si ai mund t’i kuptojnë. Duhet nënvizuar se kjo pasqyrë kujtimesh, që shpjegon thelbin e revoltës së Murat Jasharit, është publikar dy muaj pas letrës së parë.

“Në mëngjezin e ditës së premte, të 14 janarit 2000, mbas 15 viteve në mërgim, si rezultat i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, me në krye UÇK-në, dhe gjakun e derdhur të mbi 2300 luftëtarëve të lirisë, – dëshmorëve të kombit, unë së bashku me gruan shkelëm në tokën e lirë të Kosovës.

Autobusi na la te restorant “Theranda” në Prizren… I telefonova Muharrem Dinës (Mixhës). Ai e çoi djalin të na marrë. Ndërkohë Mixha kishte lajmëruar shokët e Këshillit Popullor të LPK-së për Prizren e Rahovec dhe ishin bë tok në shtëpi të Mixhës.

Në takimin me shokët e tij të vjetër, siç del nga letra, Murat Jashari e shtron një çështje të mprehtë, të cilën e kishte peng kaherë dhe e cila do t’i kushtojë vuajtje e poshtrime të paimagjinueshme. Çështja e Behadin Allaçit:

‘A dinë ndonjëri prej jush të më tregoj për Behajdinin, si shok të ilegales që e keni pasur, të kohërave më të rezikshme e të sakrificës ‘Ku e keni shokun e ilegales, të madhin Behajdin Allaqin, anëtarin e Komitetit Drejues të LPK-së dhe Sekretar ndërlidhës të Këshillave të Rretheve?!’

Pse Mixho dhe ju të tjerët, edhe pas një viti e gjys, nuk ja dini se ku pushojnë eshtrat e tij. Nuk e dini ku e ka varrin, që ta përkujtoni, së paku një herë në vit, e ti dërgoni lulkuqe të freskëta Kosove! Pse keni heshtur deri më tani dhe, me sa po shoh në sytë tuaj, edhe në të ardhmen keni për të heshtur! Moni shokë kështu, se kjo heshtje nuk ju bën nder as juve dhe as luftës, as të rënëve për liri dhe as atyre që janë vrarë pabesisht mbas shpine.’



Motrat e kishin mësuar se unë me gjithë gruan kemi ardhë në Kosovë.

Mbas tri ditëve më treguan se janë te baca Isak Krasniqi, në Tërpezë.

Me ‘Topin’ shkuam dhe i gjetëm motrat e mia shumë të dashura.

U përqafuam përmallshëm. Kishim një periudhë gati 15 vjeçare pa u pa. Përmallimi ishte edhe më i madh ngase na mungonte vëllau ynë, Ismeti, pavarësisht se ishim krenarë që ishim vëllezrit dhe motrat e tij.



Ka mbrëmja na u bë me shkue e me i bë homazhe dëshmorëve të kombit, të varrosur ndër do lisa.

Topi më tha: ‘Ja, ky është varri i Komandant Kumanovës, ku e kanë varrosur më 2 dhjetor 1998 (ditë e mërkurë)’.

U ofrova me grua dhe nuk disha çka t’i them vëllait. Kisha shumë për t’i thënë, por s’e kisha ende të qartë se çka do t’i them. U ula kaçipupa. I çova selam shpirtit të tij me katër dova që i di që kur kam qenë 8 vjeç. Bana Amin! dhe u ngrita në këmbë.“

***

Takimi me parinë e re

“Hyna te objekti ku ishte alamet qeveria… Ndërkohë kaloi Kryesupremi Hashim. Më përshëndeti dhe duke më dhanë dorën dhe tha: Nuk vonohem shumë, kthehna përsëri.

Hymë në një zyrë të madhe, u ulëm. Tu bë Bismila, ja, arriti edhe Kryeministri. Përsëri më përshëndeti për dore dhe pyeti: Kur ke ardhë?

Ulu, - i thashë - t’i ndërrojmë nja dy - tri fjalë.

U ulë. Nuk vonoi dhe një vajzë 16-17 vjeçare, me mini të shkurtër, na solli kafe me ujë të pusit, në gotë.

Hashimi, nuk priti me krye muhabetin – më tha – ‘Më fal Bac, se Buja, i madhi e i trashi po më presin, se kam adalet mbledhje me ata të pushtetit lokal. Sa i takon luftës e ushtrisë, fol me Fatmirin, ky është zv/ministër i Mbrojtjes dhe ta shpjegon ma mirë, se vallai mos me shku tek Buja, nuk bën, më tha Hashimi dhe u ngrit.’

Hajt, shko, se edhe unë nuk kam kohë ma shumë me ndejtë këtu. Ndërsa ndër veti – në heshtje, thashë: ‘Shko e mos u kthefsh kurrë më!’“



“Derisa ushtarët shkuan me kërku A. Grabovcin, unë u ula në një lokal para Shtabit të TMK-së (në podrum). Ishte lokal i dy vllezërve nga Besiana, të cilët shpejt e kuptuan se kush jam dhe bënë shumë muhabet. Ata dy ushtarët e lirisë e kishin gjetë Adem Grabovcin. Ademi kur më pa u turr të më marë n’grykë. I thashë: ‘Mos provo të më përqafosh, se, qafa, duart dhe tërë trupi im janë të shenjtë. Ulu aty ku je e ngomë njëherë.’

Adem, – i thashë, një kohë kemi qenë shokë ideali, tani kanë ndryshuar punët për të keq, si për popullin ashtu edhe për juve paska fillu teposhtëza. O Adem, Fondi i shenjtë “Vendlindja Thërret“ mos vallë është i yti, i babës apo miraz gruaja ta ka pru në çejzë? Ku e keni marrë atë të drejtë me ia ndërru emrin Fondit të Shejt të UҪK-së, o Adem?

“Paj bac, po vallahi bac u desht”…, nuk i përfundonte fjalët kurrësesi.

Mirë bre Adem, Peja jote është çlirue, por me këtë Fondin e Kosovës pse luani? Pse po luani me paret e shejta të këtij populli? Çfarë geni e gjaku keni, bre? Kështu si po veproni, nuk keni gjak shqiptarit, jo! Bile as të maxhupit – Jo! Hajt, Adem, hajt, shko bëj biznes, se të ka ardhë vakti me ba qefe, biznese e pashallëqe.“

“Shkoi dhe nuk e lashë të më përshëndet. Dola dhe u nisa me shkue te Luli (Kadri Veseli), me ja këthy vizitën. Këta ushtarët e lirisë, krejt birat i kishin ditë. Në rrugë e sipër u ndalë një xhip para nesh, nja 16 m. larg. Një burrë i gjatë mu drejtua ka unë. Kur po shohë, ishte Shaip Muja!:

‘O, Bac! a paske dalë me na pa, a!?’

‘Po, mor bacës, erdha se më ka marrë malli me ju pa, sa kjo bora e sivjeme. Por çka janë gjithë këto çina që po të rëndojnë, o Shaip Muja!? Prej kur je ba Nënkolonel pa qenë asnjë ditë në luftë, e pa dhënë betimin si ushtar lirie? Haj medet haj! Po çka u bë me ato medikamente që t’i sillnim me kamion në çdo 3-4 javë, a i shite apo çka ju bane o Shaip? Më treguan se atje poshtë e kishit ba një restorant të madh. Qysh po duket, Fondi „Vendlidja Thërret“ gjysmën e Prishtinës e paska ble! Hajt Shaip hajt, këtë xhip s’e ka as kryetari i Zvicrës…! Mjerë populli e mjerë Kosova në krye me ju.’ Iku, por dorën nuk ja dhashë.“

“Pas pak arrita te Luli.

Ata ushtarët e lirisë mbetën te dera jashtë, ndërsa unë hyna në atë farë ndërtese në katin e parë, ku kishte zyrën e tij Luli si shef i Shërbimit të Fshehtë. Në korridor kishin qenë tre të rinj, dhe atij të parit që e kisha më afër i thash se jam filani. Ai i treti ndëgjoi dhe hyni mbrena në zyrën e Kadris me i thënë se ka ardhë dikush me ju taku. Kur doli nga zyra më tha se shefi është i nxanun, duhet me prit pak! Eja mbas meje më tha, dhe më çoi në një skutë ku i mbushin bateritë e telefonave. Ma ofroi një karrikë druri të çarë dhe shkoi te vendi i vetë. U lodha tu pritë gati 1.46 minuta, dhe kur u bënë 2 orë e 6 minuta erdhë ai djali i ri, (me flokë krejt të rrume), dhe më tha: ‘Eja mbas meje!’

Kur hyna, Luli kishte qenë t’u bisedu me dikë, dhe mbaj mend se i tha atij, të më falësh se më ka ardhur një njeri i madh.

Doli prej asaj si byroje ku ishte dhe ma zgjati dorën duke më uruar mirëseardhje në Kosovën e lirë. Bashkë me Lulin ishin edhe dy-tre vetë tjerë. Vetëm Ekrem Jasharin e njoha. Pas 5-6 minutash hynë Elezi i 1985-ës, Elmi Reçica, Halit Naxhaku dhe Isa Demiri.

Sa filluam të pyesim njëri – tjetrin, për tu futur në muhabet, cingërroi telefoni, u lajmëruan G2 (SHIK-at) e pasluftës, i treguan shefit se diku në kufi i kanë zënë 20 çisterna me karburant. Kadri Veseli, pasi mbaroi bisedën në telefon, tha: ‘Me këtë rast del edhe për Bacën diçka’!

U pa se nuk kishte atmosferë për bisedë, u përshëndetëm ashtu si mundëm …“



“Më 23 Janar 2000 në mbrëmje, Jonuz Musliut ja dhamë një thesë me emblema të UÇPMB-së dhe u nis me mision në Kosovën Lindore ku po bëhej gati UCPMB-ja për luftë, ndërsa më 24 Janar Haxhi Shala -Topi, mua dhe gruan time na përcolli deri në kufi me Shqipërinë për tu kthyer nga Tirana në Zvicër.“

Murat Jashari – Baca, Fribourg, 28 korrik 2012

Mesazhi që Murat Jasharit do t’i kushtojë me vuajtje të papërshkrueshme

Këtë letër, siç e thekson në fillim, Murat Jashari ia kushton një përvjetori, duke u përpjekur në këtë mënyrë të përçojë te njerëzit me ndërgjegje një mesazh alarmi:

“Në 14-vjetorin e zhdukjes pa sheje pa dok të Behajdin Allaqit dhe Shaban Rexhep Shalës!

Në një mbrëmje Korriku 1998, Udhëheqësit e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi (Gjarpëri) dhe Kadri Veseli (Luli), kanë udhëtuar me një xhip, për Kleçkë. Me të zbritur nga xhipi kërkojnë nga K.S. t’ua sjellin dy të marrunit peng, të burgosurit, me shprehjen ‘ata dy spiunët’. Përgjegjësi i burgut atë natë i thotë Gjarpërit: ‘Zotri Suprem, këta të dy nuk janë spiunë. Njëri prej tyre është Sekretar i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës’. Mirëpo Gjarpëri, luftëtarit të lirisë i thotë:

‘Silli, silli këtu se unë e di se çfarë janë e kush janë ata, por m’i sill këtu“.

E luftëtari u detyrua ta zbatonte urdhërin e supremit – të komandantit politiko-ushtarak.

Pas pak, të dy ‘spiunët’ i sjellin duar lidhur dhe ua dorëzojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata i hypin në xhip ngadalë, ashtu të rraskapitur e duar lidhur!

Se ku i çuan atë natë të errët, kush e vrau njërin e kush tjetrin, nuk dihet, por shumë shpejt do të tregojë e shenjta Kohë!“

***

Siç del nga letrat, Murat Jashari, nuk e ka njohur personalisht Behajdin Allaçin, por, krahas Sheradin Berishës, është i vetmi, që me një bindje e vendosmëri të jashtëzakonshme e ka shtruar çështjen e tij dhe është përpjekur të kërkojë zbardhjen e fatit të njërit prej veprimtarëve më të spikatur të Lëvizjes tonë Kombëtare. Murati këtë e bën në emër të idealeve që u ka shërbyer gjithë jetën. E ka bërë atë që nuk e kanë bërë me qindra aktivistë të LPK-së, kuadro dhe ushtarë të UÇK-së, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, deputetë e ‘intelektualë’ që e kanë ditur ose kanë dëgjuar për rrethanat e zhdukjes së Behadin Allaqit, e ka bërë atë që nuk e kanë bërë organet e kapura të drejtësisë, e ka bërë atë që nuk e kanë bërë me qindra gjoja gazetarë e pronarë mediesh që rrahin gjoksin për demokraci e ‘profesionalizëm’…

Le ta shajnë e le ta quajnë Murat Jasharin me të gjithë emrat e me të gjithë termat, le t’ia mveshin të gjitha të zezat e kësaj bote, por një gjë nuk do të mund ta ndryshojnë: faktin se, duke denoncuar një krim të tmershëm, që po i kushton me jetë, ai i ka bërë një shërbim të madh Kosovës po edhe Lëvizjes tonë Kombëtare.

____________

* Në këtë kapitull nuk përdora fusnota, sepse letrat janë shpërndarë në shumë medie dhe janë marrë nga njëra-tjetra e janë ribotuar në vazhdimësi, kështu që ishte e pamundur t’i referohem një burimi të mirëqenë.

(VIJON…)


_____________________________


XHAFER SHATRI: NË KTHETRAT E PRONTOMAFISË (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8727

***

XHAFER SHATRI: NË KTHETRAT E PRONTOMAFISË * LETRAT QË PO I KUSHTOJNË ME JETË MURAT JASHARIT (2)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8744

***

XHAFER SHATRI: NË KTHETRAT E PRONTOMAFISË * LETRAT QË PO I KUSHTOJNË ME JETË MURAT JASHARIT (3)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8745


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks