SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): FORCAT USHTARAKE SERBE FUTËN NË PËRDORIM AVIACIONIN LUFTARAK (20 GUSHT 1998)

Pashtriku, 2 maj 2019: Javën e katërt të Operacionit të Verës-'98, që ka ndërmarrë ushtria serbe kundër popullit kosovar dhe Ushtrisë së tij Çlirimtare, angazhoi në luftime edhe Forcat Ushtarako Ajrore. Kjo shënon intensifikimin e luftës si dhe tregon se ushtria serbe çdo ditë po shkon drejt humbjes së llogjikës njerëzore, si rrjedhojë e dëmeve të pësuara në këtë operacion të saj. Gjithashtu, kjo tregon se Serbia jo vetëm që nuk mundi ta asgjësoi UÇK-në, sikundër deklaroi në fillim të operacionit, por, përkundrazi, ishte ushtria sërbe ajo që doli me humbje të gjithanshme dhe inatin e saj e tregoi dhe po e tregon kundër popullit të pafajshëm. 


Si rrjedhojë e këtij represioni UÇK-ja po forcohet çdo ditë dhe po i shton rradhët e saj. Për këtë të bind jo vetëm futja në përdorim e FUA por edhe fakti i thjeshtë se këto forca u përdorën për të goditur një nga bazat më të forta të UÇK-së, dy kilometra në Juglindje të qytetit të Pejës, në fshatin Loxhë. Kjo tregon se UÇK-ja vepron me zgjuarsi e trimëri nën hundën e armikut, pasi ka me vehte gjithë popullin kosovar. Në një front prej 5 km, në hyrje të Lugut të Baranit, serbët përdorën deri një brigadë tankesh (46 tanke), 4 aeroplanë "Orao", 8 helikopterë të mbështetjes me zjarr si dhe 2 grupe artilerie të vendosura në fshatrat Zagermë dhe Gorazhdec, në rrëzë të malit të Strellcit.

Kjo sasi kaq e madhe teknike edhe armatimi tregon se armiku i ka vlerësuar jo vetëm të shumta por edhe të fuqishme forcat e UÇK-së në hyrje të Lugut të Baranit, edhe pse para 2-3 ditësh këtu u zhvilluan luftime nga më të ashprat të zhvilluara më parë në këtë rajon, duke rrafshuar fshatrat Glloxhan, Izniq, Kodrali, Krushefc etj.

Kjo, gjithashtu, tregon se nuk duhet rënë pre e propagandës qëllimkeqe serbe rreth dobësimit e shfarosjes së UÇK-së. Mbështetur në veprimet e kryera dhe sasinë e aeroplanëve dhe helikopterëve luftarakë të përdorur në datën 15 gusht, duke mos na u dhënë sasia e avjo-fluturimeve të kryera nga këto mjete ajrore për goditje dhe objektet që ato kanë goditur, mund të themi se aviacioni ka vepruar nga lartësi të ulta, me qëllim zbulimi të vëndvendosjes dhe sasisë së forcave të UÇK-së, si dhe për të sinjalizuar artilerinë e tyre, prandaj edhe janë hedhur dy bomba prej tij, qysh në minutat e para të fluturimit të tyre mbi këtë zonë.Dalim në këtë përfundim edhe për faktin se fluturimi në lartësi të ulta me aeroplanë gjuajtës-bombardues, sikundër janë "Orao" , ka vështirësi për vrojtimin e godnjen e objekteve si dhe për përdorimin e të gjithë llojeve të bombave, pasi rrezikojnë vetvehten. Gjithashtu pilotët nuk mund të kataputojnë nga këto lartësi, në rast se u goditet aeroplani.

Bazuar në këtë mund të dalim edhe në përfundimin ljetër se aviacioni serb, duke e ditur se e sundon plotësisht ajrin, po e shfrytëzon luftën për stërvitje, kundër popullsisë së pafajshme, duke përdorur municione luftarake mbi forca e objektiva reale, gjë që tregon shkallën më të lartë të barbarisë së tyre.

Përsa i përket përdorimit të helikopterëve, për goditje me zjarr përkrah zjarrit të artilerisë serbe, dalim në përfundimin se artileria serbe ka qenë artileri mortajë (minahedhëse), pasi objektet që ka goditur nuk kanë qenë më larg se 3 km. Për këtë arsye përdorimi i helikopterëve nuk është bërë për të zëvendësuar zjarrin e saj, pasi nuk mund ta realizoi atë qoftë në sasi ashtu edhe në efektivitetin e tij. Ata janë përdorur për të ndërhyrë me zjarrin e armëve të tyre atje ku minahedhësit nuk mund të godasin me zjarr, për shkak të terrenit, largësisë së objekteve ose për shkak të sasisë së madhe të objekteve të parashikuara për goditje si dhe për të rritur shkallën e dëmeve, edhe pse intensiteti i zjarrit të artilerisë nuk ka qenë i vogël, po të kemi parasysh segjatë gjithë periudhës së zhvillimit të luftimeve,për çdo minutë janë hedhur dy predha mortaje. Gjithashtu ata i kanë përdorur helikopterat edhe me qëllimin të futeshin në luftim sa më shpejt e pa humbur kohë, gjë që tregon se informacionin për ekzistencën e forcave të UÇK-së në Loxhë e kanë marrë disa orë para fillimit të veprimeve dhe, ka mundësi, se këtë informacion mund ta ketë nxjerrë nga personat që patën arrestuar një natë më parë në këtë rajon, ku ndonjëri nuk ka mundur t'u rezistojë torturave serbe.

Ndërmarrja me ngutësi e sulmit të datës 15 Gusht u bë për të siguruar krahët e forcave që do të ndërmerrnin luftime të nesërmen, në 16 gusht, për marrjen e Junikut, ku u përdorën një sasi forcash shumë herë më e madhe se ato të një dite më parë.

Kjo na bën që t'i vlerësojmë çdo ditë e në mënyrë të gjithanëshme veprimet e armikut, të çdo shkalle qofshin ato, e në mënyrë të veçantë kur ai përdor edhe FUA. Po ashtu, duhet të qartësohemi se këto forca ai mund t'i përdori edhe në të arthmen, me intensitet edhe më të madh, pasi për këtë e bindi rezultati i luftimeve të 16 Gushtit në Junik.

Marrja e Junikut duhet të na bindi për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve midis forcave të UÇK-së, që veprojnë brenda një zone të caktuar si dhe në afërsi të saj, ashtu sikundër kish menduar armiku se mund të ndodhte midis forcave tona të Junikut me ato të Lugut të Baranit, ose të Dushkajës së Gjakovës. Bashkëveprimi e vë armikun para të papriturave dhe midis dy zjarreve.

Marrja e Junikut nga ushtria sërbe, nëpërmjet përdorimit në shkallë të gjerë të helikopterëve luftarakë për pastrimin e zonës së Lugut të Baranit, për të garantuar mos sulmimin e saj nga shpina, tregon se duhet të përgatitemi seriozisht për luftë kundër këtyre mjeteve, me armët që disponon aktualisht UÇK-ja, si dhe të bëhen përpjekje për të siguruar armë të tjera më të efektshme që mund të përdoren nga formacionet shumë të lëvizshme të UÇK-së.

"Rilindja", 20 Gusht 1998



Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me njëe arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës në fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj., bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe. Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe. Ilustrimi & pashtriku.org

__________________________

DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): FORMACIONET E UÇK-së, DUHET TË MBROHEN E TË SULMOJNË PËR TË MBAJTUR EPËRSI NË LUFTË KUNDËR FORCAVE SERBE! (12 GUSHT 1998)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8714


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks