SHKRIMI
e enjte, 23 maj 2019

DR.MOIKOMZEQO: SEKTI I DETIT TË VDEKUR!

Tiranë, 8 maj 2019: Po qëndroja në lokalin “Redon” buzë detit së bashku me Makabe Zaharian. Në perëndim Dielli po ulej mbi det dhe muzgu purpuronte si një festë fishekzjarrësh të ngrirë në ajër. Anash lokalit qe kodra e Currilave e mbushur me makiet e lulëzuara.

Ajri qe i freskët.

– Kam lexuar këto kohët e fundit mbi pergamenat e Kumranit – tha Makabe Zaharia.

– Është një subjekt i jashtëzakonshëm.

– Po, i jashtëzakonshëm


– Nuk është thjesht subjekti i zbulimeve arkeologjike më të bujshme të botës.

– Sidoqoftë rastësia e zbulimit e bërë nga barinj beduinë u kthye në një proces të paparë i specialistëve më të ditur për koleksionin e pazakontë epigrafik. Për të paktën një shekull, vendet e Lindjes së Mesme u shndërruan në qendrën e disa prej eksperimenteve më të mëdha të botës dhe gjetjeve më madhështore të kohës që janë bërë ndonjëherë nga arkeologët. Copë pas copash, pjesë të shkëputura, poçari, pergamena dhe mbishkrime kanë ofruar një seri faktesh të mrekullueshme që vërtetuan besimin, shpresën dhe pohuan vërtetësinë e Ungjillit dhe Biblës. Le të marrim si shembull Pergamenat e Detit të Vdekur, të zbuluara në shpellat e Kumranit pranë Detit të Vdekur. Për 2000 vjet me radhë, shpellat kanë ruajtur këto sekrete. Megjithatë, në 1947 dy beduinë gjetën thesare të vërtetë dhe këta thesare ishin ajo çka quhej një rrënojë e pavlerë e mbështjellë në një rrip lëkure. Sot janë të paçmueshme. Si ndodhi kjo?

Një grup njerëzish të njohur si “Sekti i Detit të Vdekur” duruan një nxehtësi aq të tmerrshme sa të bënte flluska në trup, për të siguruar ushqim dhe duke mbajtur një sasi, të mjaftueshme uji, me qëllim që të siguronin një lloj jete prej murgjish dhe të ruanin Ungjillin. Ata ishin studiues të Shkrimeve të Shenjta dhe ishin tepër të zellshëm në rishkrimin e kapitujve të ndryshëm, që u transmetuan dorë pas dore për shekuj të tërë. Më vonë, u pa që ato ishin identike, kështu që shumë studiues kanë arritur në përfundimin që disa lidhje ekzistonin.



Kur ushtritë romake ecën drejt Jerusalemit dhe masakruan qindra-mijëra hebrenj, “Sekti i Detit të Vdekur” i eseneve fshehu dorëshkrimet e tyre, paratë, bizhuteritë, poçarinë dhe objekte të tjera në rreth 40 shpella në Kumran, në brigjet e Detit të Vdekur.

Një interes shumë të madh paraqiti zbulimi i shpellave mes viteve 1947 dhe 1951. Këto gjetje përfshinin pergamene me vlerë, të cilat i dhanë botës tekstet më të vjetra të Dhiatës së Vjetër. Para këtij zbulimi teksteve më të vjetra të Hebrenjve i takonin vitit 100 para Krishtit por ato ishin vetëm Dhjetë Urdhëresat dhe një pjesë e “Ligjit të Përtërirë”. Shumë dorëshkrime të tjera ishin 1000 vjet më të vjetra, pra ishin shkruar në shek 9 të erës sonë. Meqenëse shumë dorëshkrime ishin të reja, shumë kritikë dhe studentë të Biblës filluan të besonin që shumë pjesë të Dhiatës së Vjetër e kanë origjinën e tyre në kohërat pas Krishtit. Kjo gjë, sugjeruan ata, duhet të jetë e vërtetë edhe për librin e Isaias, shpesh i quajtur Ungjilli i Pestë. Ky libër përmban aq shumë profeci të hollësishme për Jezus Krishtin, saqë disa studiues besojnë që ato janë histori dhe profeci bashkë. Kur u zbuluan pergamenat e Detit të Vdekur, ku ndërmjet të tjerave u gjetën edhe pergamena të Librit të Isaias, kritikët mbyllën gojën. Studiuesit i datuan këto pergamena mes viteve 100 dhe 200 para erës sonë. Pergamenat shkruheshin zakonisht në kolona copash lëkure. U gjetën 54 kolona shkrimesh në pergamenën e Isaias; kjo ishte 7 metra e gjatë. Jemi mahnitur kur pamë se si ky pergamen ishte identik me atë të librit të Isaias që gjendet në Dhiatën e Vjetër të Biblës. Ka vetëm disa ndryshime të vogla në emrat e vendeve por konteksti është i njëjtë. Isaia është një profeci e madhe dhe jo legjendë siç besonin shumica deri para zbulimit të tyre më 1947. 17 milje në veri të qytetit të bukur të Bejrutit, ndodhet qendra e Biblosit. Tre mijëvjeçarë më parë ky qytet, që adhuronte Diellin si Perëndi ishte një qytet i famshëm tregtie. Në kujtimet e antikitetit mbahet mend që Hirami, mbreti i Tirit, dërgoi kedrën e Libanit pikërisht nga porti i Biblosit. Druri i veçantë u transportua deri në Jerusalem për të zbukuruar pallatin dhe tempullin e mbretit Solomon. Emri i Biblosit në kohërat e Dhiatës së Vjetër ishte Cebali (Psalmi 88:3) Sot arabët e quajnë Jebalil. Megjithatë, emri i Biblosit është më i njohuri, sepse është pikërisht ky vendi që i jep emrin vetë Biblës. Kur letrat e papirusit u mbaruan në Egjipt, egjiptianët e morën letrën nga Biblosi. Sasitë e mëdha të papirusit që rriteshin në buzë të Nilit po vinin duke u mbaruar. Grekët gjithashtu u furnizuan me kallama Gebali të cilat ata i quajtën Biblos prandaj edhe librat që u bënë me këtë letër u quajtën Biblo – “Bibël”. A nuk është e mahnitshme që në atë kohë kur kanaanitet e Biblosit ishin të prirur të shkatërronin Izraelin, ata po i siguronin emrin librit më të përdorur nga njerëzit e Zotit. Ndërsa Biblosi po harrohej në dritaret e historisë, fenikasit po forcoheshin gjithnjë e më shumë në fushën e tregtisë dhe zhvillimin e porteve në Sidon. Me fushat pjellore që ndodheshin rreth e rrotull, Sodoni u bë qendra më e madhe e industrisë dhe peshkimit. Me kalimin e kohës, popullariteti solli me vete imoralitetin dhe poshtërsitë. Profeti Ezekiel pat një vizion që paratha fatin e keq të sidonezëve. « Unë jam kundër teje, o Sidon : dhe unë do të lartësohem në mes tuaj ; ata do ta mësojnë që unë jam Zoti, pasi më duhet të vendos gjykimin e drejtë mbi këtë qytet, dhe do të shenjtërohem në të. Unë do të dërgoj murtajë dhe gjak nëpër rrugë, kështu që ata do të mësojnë që unë jam Zoti » (Ezek, 30). Kjo profeci u « përmbush » në kohërat e Aleksandrit. Ndërsa ky i fundit po marshonte në pjesë të ndryshme të Sirisë dhe Libanit të Veriut, sidonezët u vetëvranë. Burrat vranë gratë dhe fëmijët pastaj dhe veten. 360.000 vetë vdiqën në Sidon. Le të shkojmë tani tek « qyteti nën det ». Porti i madh i Tiros ishte me të vërtetë një qendër e madhe anijesh dhe tregtie. Siç dihet, ishte mbreti i Tirit Hiram ai që ndihmoi Solomonin me materiale për ndërtimin e tempullit të shenjtë në Jerusalem. Tiri i vjetër ishte i ndarë në dy pjesë : një lagje e madhe ku banonin shumica dhe një ishull gati 1 kilometër jashtë në det ku ishte vendosur qendra e anijeve. Tregtarët e Tirit u bënë tmerrësisht të pasur. Pamja e jashtme pasqyronte pasurinë dhe mirëqenien e këtij qyteti të Lindjes. Në Bibël, tek Ezekieli 28 :12-17 lavdia e mbretit të Tirit krahasohet me atë të Satanit (Luciferit), « engjëllit të fshehtë » në qiell që më vonë u përzu. Dekadenca e Tirit mori përmasa të jashtëzakonshme dhe Zoti shumë qartë paratha rrënimin e Tirit dhe këtë e lexojmë në kapitullin 26 të Ezekielit.

Vargu 7 : Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë do të shkatërrojë Tirin.

Vargu 21: Nuk do të bëhet kurrë qytet siç ishte.

Sot nuk ka mbetur as shenja më e vogël e qytetit të vjetër të Tirit, për arsyen e thjeshtë që ai u shkatërrua i tëri dhe rrënojat e tij u hodhën në det për të krijuar një rrugë-urë kalimi për në ishull. Kjo ndodhi në kohën e Aleksandrit të Madh. Më së fundmi ai e shkatërroi Tirin krejtësisht dhe ishulli vetë u shndërrua në rrënojë. Rreth vitit 1976 u bënë zbulime të mëdha në Sirinë e Veriut, në Tel Mardikh. Për 25 vjet rresht arkeologët italianë kishin bërë gërmime në këtë pjesë, por pa gjithashtu disa shtëpi dhe shumë objekte poçarie. Duke gërmuar pjesën e majtë të Telit, ata ndeshën në rrënojat e pallatit të mbretit. Brenda ata gjetën një nga zbulimet më të mëdha të shekullit, një dhomë e madhe plot me pllaka argjile, rreth 2000 copë. Shumë emra të tipit Sodoma dhe Gomora, David, Abraham, etj., që i kemi hasur në Bibël. Ky ishte një zbulim me të vërtetë i papritur. Përsëri Bibla fitoi besueshmëri nga këto zbulime. Në të njëjtën kohë, në Edra të Jordanisë pranë Detit të Vdekur, u zbuluan disa qytete që mendoheshin të ishin Sodoma dhe Gomora. Në pergamenat e Detit të Vdekur përmendëm në mënyrë të veçantë pergamenat e Isaias. Disa nga profecitë e këtij libri lidhen me ardhjen e Krishtit. Ja përse e quajnë Isaian “Ungjilli i Pestë”. Këtu lexojmë për ardhjen e Gjon Pagëzorit, paralajmëruesi i Krishtit (Isa. 40) lindjen e Krishtit (Isa. 7:14) shërbimin e tij (Isa. 9, 11, 58) dhe vdekjen e tij (Isa. 53). Profeti thotë në kapitullin e fundit “Ai mori me vete mëkatet tona” E bëri këtë në kryq dhe në varrin e boshatisur në Jerusalem.

Mbas këtij ligjërimi të gjatë Makabe Zaharia heshti.

Mua më habiti dhe befasoi informacioni i tij dhe betejat.

Dukej sikur dinte gjithçka. Fytyra e tij shkëlqente.

Po sytë i kishin një ndriçim të thellë dhe enigmatik.

– Është shumë e çuditshme kjo ndërthurje e arkeologjisë ku e kaluara dhe e ardhmja krijojnë një sintezë, i thashë.

– Po, shumë e çuditshme.

– Profecitë funksionojnë. Pse? Sepse për çdo qytet ngjan se ka një fund. Si njeriu që lind edhe vdes. Kujto shëmbëlltyrën e qytetit të Apolonisë në Shqipëri. Qyteti i madh, i famshëm. Mbas 12 shekujsh shkëlqimi mori fund. Si fati i Trojës. Po pa një Homer për të thurur eposin.

– Interesante. Edhe Albanopoli vdiq.

– Edhe Butrinti.

– Edhe Bylysi.

– E saktë. Por në pergamenat e Kumranit nuk thuhet gjë për ta.

– Eh, ku të shkon mendja!

– As për New York-un, as për Parisin, apo Londrën.

– Në një kuptim të skajshëm kohor vetë planeti do të vdesë.

– Po, do të vdesë.

– S’duhet çarë koka. Është një e ardhme tejet e largët.

– Nga pikë konceptuale s’ka nevojë për pergamenat e Kumranit.

– Metaforikisht në tekstet e Homerit, të Dantes dhe të Shekspirit ka simbole të profecive kumranase. Tërë qytetërimet janë edhe nën lëkurën e një njeriu të vetëm të gjallë. Kur vdes, vdesin së bashku.

– Vdekja e njeriut është humbje e kuptimshmërisë së ekzistencës së tij. Degradimi i njeriut është vdekja e vërtetë.

– Në kohën e sotme teknologjike ne flasim për tjetërsimin njerëzor. Flasim për klonimin dhe shpërbërjen e qenies reale në virtualizëm absurd. Për vdekjen e historisë. Sikur s’ka më histori. Është e pamundshme. Pra, e panevojshme më.

… Dielli kishte kohë që kishte perënduar.

Në lokal qenë ndezur dritat. Të dy shikonim mbrëmjen bregdetare plot yje.

Makabe Zaharia kishte ngrirë si në një ëndërrim të pafund.

As unë s’dija ç’të flisja. Shikoja yjet. Yjet e panumërueshëm dot. A ka jashtëtokësorë? Është një trill ekzistenca e tyre, apo një realitet? Ah, jashtëtokësorët! Ndoshta me inteligjencë më të qëndrueshme se qeniet njerëzore.

Mos ndoshta arkeologët alienë do të mbrijnë në planetin Tokë mbas miliona shekujsh. Atë s’do të dinë asgjë për pergamenat e Kumranit. Për çdo relike e qytetërimeve të zhdukura do të jetë metafora universale e pergamenave të Kumranit.

Po si do t’i lexojnë vallë?

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks