SHKRIMI
e enjte, 18 korrik 2019

ABAS FEJZULLAHI: KURBETÇARËT PUNOJNË E NDIHMOJNË NË NGRITJEN E SHTATORES SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË PRIZREN

Bern, 9 maj 2019: Fillimisht një sqarim dhe arsyetim për lexueit e nderuar: 


Në të gjitha periudhat e vështira, kurbetçarët ndihmuan familjet dhe atdheun e tyre, në kohë paqe e në kohë luftë dhe vazhdojnë ta ndihmojnë sot e kësaj dite në vazhdimsi. Derisa kurbetçarët, me punë ndihmuan Kosovën hallemadhe, si para, gjatë dhe pas lufte, pushta e pushshtetarë vendor, të lyem e të ngjyem, pispillosur me kate rrobash, me kravata, të maskuar e të harbuar, me lakmi e me zanate, që i kanë për shpirti, kanë zënë vende dhe pozita, në pushtet dhe si pushta që janë, djersiten tue ba llafe, tue përrallis e tue premtu se;

Me qeverisjen e tyre të mirë, do ndërtojnë Shtetin e së drejtës, do e lulëzojnë vendin në të gjitha drejtimet, bile thonë se do e bëjnë Kosovën si Zvicëren..!

Të gjithë ata që u kanë besu, rrenave dhe premtimeve të pushtave dhe pushtetarëve në Kosovë, në veçanti, në 11 vitet e fundit, janë zhgënjyer e mashtru shumë… se Kosovën hallemadhe, këta rriçna të ndyrë siç thotë i madhi At Gjergj Fishta e kanë vjelur e mjelur mbi tokë e nëntokë sa kanë mundur, vazhdojnë me të njejtin zanat, që tani më e kanë përsosur edhe për vjeljen dhe mjeljen e kurbetçarëve, sa herë që kanë shkuar e shkojnë në atdheun e tyre, për t'i pa e nderuar familjarët, miqësinë e farefisin që kanë. Apo edhe rastësisht për ndonjë arsye a nevojë… tek pushtat e pushtshtetarët vendor, që vendin e kanë bërë horrë.. tue qeverisur keq me rrena, premtime e mashtrime, sa që edhe të huajt janë tmerruar me veprimet e tyre të shëmtuara e të çoroditura me pasoja të dëmshme afatgjate ..!

Lidhur me shtatoren e GJERGJ KASTRIOTIT–SKËNDERBEUT në Prizren…

Disa të dhëna lidhur me shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut që pritet të vendoset në Prizrenin e bukur të Dardanisë historike më datën 28 - 11 - 2019.

Më datën 2018-10-09 në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ Nue Oroshi, kryetar i shoqatës, ka dorëzua Kërkesën me shkrim në Komunën e Prizrenit, me këtë dëshmi të pranimit e të regjistruar sipas nr. në vijim: 01-353 Nr.150971 Dt. 09.10.2018 drejtuar organeve përgjegjëse, për të dhënë lejen për ngritjen e Monumentit-shtatorës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në qytetin historik të Prizrenit.

Më datën 10 shkurt 2019 në Aarau të Zvicrës, është mbajt takimi i parë sipas Ftesës së Shoqatës „Trojet e Arbrit“ lidhur me mënyrën dhe format e grumbullimit të mjeteve për të ndihmuar ngritjen e shtatores së GJERGJ KASTRIOTIT – Skëndërbeut, në qytetin historik të Prizrenit. Në këtë takim u zgjodh komisioni prej tre anëtarëve; Gjergj Prenkoçaj, Abas Fejzullahi dhe Pashk Uka, si përgjegjës për mbikqyrjen dhe mbarëvajtjen e punëve lidhur me grumbullimin e të dhënave për ata që ndihmojnë dhe përgatitjen e dokumentacionit me të dhëna dhe sqarime të duhura.

Në këtë tubim ishin pjesëmarrës nga kantone dhe qytete të ndryshme të Zvicrës. Ishte përgjegjësi i SHHK“SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, me disa anëtarë që premtuan se do të ndihmojnë dhe jetësuan premtimin e tyre në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari Z.Xhemajl Haxhiu më 2019-02-17 ku vendosen që në emër të shoqatës të ndihmojn me 2000 Fr. Gergj Oroshi nga kantoni i Cyrihut ka dhënë 1000 Fr, Gjon Oroshi nga kantoni i Bazelit 1000 Fr dhe poashtu nga Bazeli 13 veta kanë dhënë 970 Fr.

Tre anëtarët e komisionit përgjegjës për mirëvajtjen dhe organizimin e veprimeve, në bashkëpunim me SHHK “SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, Shoqatën BISHZ, Shoqatën „Trojet e Arbrit“ Prishtinë, Shoqataën Atdhetare „Nue Perlleshi“ në Zvicër, SHKSH“ BASHKIMI“ Bern-Zvicër, bëjnë këtë:

THIRRJE PËR KURBETÇARËT NË ZVICËR:

Që, në bazë vullnetare secili që dëshiron të ndihmoj për dhënien dhe grumbullimin e mjeteve në nivel të Zvicrës, për ngritjen e shtatorës së GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT në Prizrenin historik, të vepron sipas rregullave të përcaktuara në vijim:


1. Secili që këtë Thirrje e merr përmes postës elektronike E-mailit ta shpërndan tek të gjithë ata që mendon se do të ndihmojnë.

2. Të gjitha udhëzimet në materialet që do të ju përcjellen të bashkangjitura me Thirrjen, ti lexoni dhe të veproni sipas tyre.

3. Për të gjitha veprimet në terren, të lajmërohet me shkrim përmes E-mailit në adresën nga e keni pranuar Thirrjen dhe të jepni të dhënat e sakta për të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe kopjen ta mbani për veten tuaj si dëshmi.

4. Në takimin që do ta caktoj organizatori, të merrni pjesë me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin që keni përgatitur lidhur me mjetet e grumbulluara.

5. Pas datës 10 qershor, nëse afati nuk vazhdohet për grumbullimin e mjeteve, nga komisioni përgjegjës, do të lajmëroheni me shkrim për të gjithë shumën e mbledhur…

6. Me përfundimin e grumbullimit të mjeteve, do të publikohet regjistri me të dhëna për ata që kanë ndihmuar sipas dokumentacionit me dëshmi.

Për çdo kërkesë për ndonjë paqartësi drejtohuni me shkrim apo përmes nr, të tel. cilit do anëtarë të komisionit përgjegjës të zgjedhur në takimin e parë në Aarau më 2019-02-10.

 AbasFejzullahi Tel:0787187645

 E-maili abas_fejzullahi@hotmail.ch

 Gjergj Prenkoçaj Tel. 079 631 54 55

 Pashk Uka Tel.076 572 57 47

Faleminderit për bashkëpunim.


Më datën 2019-05-03 Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe Shoqata “Trojet e Arbrit” nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit lidhur me vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në hapësirën e caktuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Marrëveshja në vijim



Është shumë e rëndë të kërkohet ndihmë nga kurbetçarët për ngritjen e Shtatoreve, Memorialeve apo Muzeve etj., për figura të njohura historike shqiptare siç janë:

• GJERGJ KASTRIOTIN –SKËNDERBEUN

• At GJERGJ FISHTA

• SHËNË TEREZËN- GONGJE BOJAXHIUN E NJOHUR NË BOTË SI NËNA TEREZË.

• KRYETARIN E PARË DHE HISTORIK TË KOSOVËS Dr. IBRAHIM RUGOVA

• Etj…

Kur kemi dy shtete shqiptare:

Shqipërinë dhe Kosovën, që duhet dhe është dashur këto veprime t’i bëjnë kaherë aty ku kërkohet e ku është nevoja, në mënyrën më të mirë të mundshme shtetërore që ta pasurojnë kulturën dhe arsimin vendor në mënyrën më cilësore..!

Por fatkeqësia e dy shteteve shqiptare qëndron se në Kuvendet e tyre flitet haptas nga ku(r)vendarët, vetëm për lulëzimin e krimit të organizuar ekonomik dhe politikë, për keqpërdorime përmes qeverisjes së keqe dhe për ikjen rinisë nga vendi pa shpresë për t'u punësuar në vendin e tyre…!

Andaj si përfundim mund të shkruhet e të thuhet në këtë drejtim shumë çka, por me këtë rastë po e përmbyllim me këtë vlerësim të shkurtër:

PUSHTSHTETARËT VENDOR, VEÇ ME PREMTIME, RRENA E MASHTRIME, BËJNË PALLËN E SAFASË E MRIZOJNË… E NË VAZHDIMSI KOSOVËN E DËMTOJNË..!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks