SHKRIMI
e enjte, 22 gusht 2019

REXHEP KASUMAJ: ZBËRTHIMI SHPËTIMTAR ...

Berlin, 18 maj 2019: (Drejt shpresës së Hyjit)

Sa gjatë, lodhshëm gjatë do prisnim këtë zbulesë.

"Flora s'mund të dorëhiqet. Duhet pasur mirëkuptim. Sepse, qysh në fëmijëri, paskësh qenë viktimë e të atit..."

Këtë justifikim bëri, ndërsa i dilte zot deputetës së karrierës, kryekuvendari Veseli.


Dhe ja, më në fund, zbërthehet ngadalë enigma mundtare. Kodi i fshehtë i gjenealogjisë negative. I një ligështie fatale. I mësimit kurrë të panxënë që ka një faj të largët, fluid, gati anonim. Tashmë e kemi në dorë çelësin shpjegues: pse shqiptarët kanë aq shumë problem me kulturën e përgjegjësisë. E sidomos, si pjesë e saj fundore, me institucionin e bekuar të dorëheqjes.

Ndaj dhe, në kohët që vijnë, do

përpiqem t'a shoh ndryshe, me keqardhje personelin e klikës pushtetëse.

Kushedi ç'kanë përjetuar të shkretët në vegjëli. Ç'dhunë, ç'përbuzje, ç'tirani...Dhe tani, kur janë ngjitur lartë në kupolën e Fuqisë: ose kanë humbur ndjeshmërinë ose, në principin e kompleksit të trashëguar hakmarrës, shrfyjnë mbi të tjerët kudo që i zënë udhën!

Meqë formula zbriti mëshirëplotë, prijës e sherbëtorë të tyre, e kanë të lehtë, elegant shpëtimin nga darët e poshtra të dorëheqjes. Arsyetimi popullor do jetë i dhimbshëm e përfalës. Etika e punës, morali publik, llogaridhënja shtetërore janë spostuar nga tabela e vlerave të rendit që i thonë demokraci.

Më tej akoma, janë fshirë fare, si një shpikje konspirative, përbetim i huaj. Për lumninë e përbashkët të të gjithëve: të atyre vetë dhe, poaq, të banorësisë që tani s'ka përse të ndjejë pezm, zhgënjim, revoltë...Apo dhe, thjeshtë të mendojë...

Gjithçka është shndërruar në pritje. Në një pritje të vjetër, sa vetë qenja e tyre mbi këtë truall. Në pritjen e prajshme, të qetë, prehëse e plot shpresë: që i Epërmi t'marrë pranë vetes "viktimat e fëminisë"!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks