SHKRIMI
e enjte, 22 gusht 2019

REXHEP KASUMAJ: KONFORMIZMI QE VRET ...

Berlin, 21 maj 2019: (Mbi personalizimin e të vërtetës)

1.

Parisi mirëpriste botën që kish vajtur të ndante dhimbjen për sulmin mortor në redaksinë e Charli-Hebdo-së. Dhe, ndërsa prania e të tjerëve kje një gjest politik, madje hipokrizi e kulluar, marshi i klerikëve shqiptarë përçonte shpirt koekzistence. Ishte, thjeshtë, një mikrokozmos tolerance që Europa ëndërronte ndër shekuj. Por vetë shqiptarët, elita e dijes do t'i dërgonte më herët mbarë Dheut kumtin e kundërt. Një pretendim të rëndë, të trishtë. Një maskë shëmtie mbi ftyrën e pafaj...


2.

"Shkodra ishte qyteti më i përçarë shqiptar në punë feje. I ndarë si me thikë midis katolikëve dhe myslimanëve, ai shkumëzonte nga pasionet e të dyja palëve kundër njëra-tjetrës... Një traditë e tërë urrejtjeje, e mjaftueshme të ushqente breza të tërë njerëzorë, mbahej gjallë me të gjitha mjetet: libra, revista, shoqata, procesione, thashetheme, përdhosje vendesh të shenjta, grindje, vrasje e gjer te masakra që shmangeshin me vështirësi."

Rilexova këtë fragment nga një ese i Kadaresë për Migjenin dhe u tmerrova. Si qenkësh e mundur? Pyetja që bëra në heshtje, trondiste gjithë kullën e kulturës që përceptoja. Një nga postulatet e vetë qytetnisë shqiptare.

Unë që besoja krenisht m'një pamje tjetër historie, s'arrija kurrësesi të dyshoja dhe, më pas, të bashkëpohoja: athua kështu paskësh qenë!

Përvojat e zonës ku jam burrnuar rrëfejnë krejtësisht ndryshe: as urrejtje, as konflikte, as mnirje, as përçarje, as vrasje ndërfetare. Përkundrazi. Shqiptarët i diferenconin fiset, por asnjëherë feja. Edhe krushqitë s'do të kenë ndalesë, prag fatal përkatësinë religjioze. Kjenë vetëm fiset, 12 tyresh, që nuk përzjenin deri vonë gjakun e tyre.

3.

Shkodra paraqitej si metaforë negative. E zezë. Dhe një ekzemplar bashkëjetese të vështirë e përfytëse ndër shqiptarë.

Urrej iluzionet. Lavdinë e shpifur. Dhe delirin e madhështisë së paqenë kombëtare. Megjithatë e besoj virtytin rrallë të harmonisë fetare të popullit tim.

Sidoqoftë, është e bukur, fisnike kur shkrimtari i shpërfaq botës të vërtetën, sado të errtë, për kombit të vet. Është një përndritje intelektuale dhe naltësi njerëzore. Madje, një shërbesë që i bën Votrës, sepse e vërteta, vetëm ajo, i hap udhët e dritësisë.

Mirëpo shpjegimi, me gjasë, del të jetë ndryshe. Kadare do t'a shkruaj trajtesën në kohën e Rendit komunist. Ushtrimi i fesë ishte ndaluar. Entusiazmi për veçanësinë planetare, për vrasjen e Zotit, ishte i madh. Po meqë njeriu s'bën dot pa Zotin, aherë ai do zëvendësohej me një Instancë tjetër tokësore. Për të rrafshuar sfidën, në kazamate gulagësh vuanin mëkatin e mashtrimit gjithë eprorët e saj. Urrejtshëm dergjeshin, sidomos, dinjitarët e iluminuar françeskanë...

Ndaj dhe, besnik ndaj konformizmit legjendar, Kadare personalizonte të vërtetën dhe mallkonte periudhën para-ateiste. Që, ashtu, si provë shërbese a hir lojaliteti, të përligjte përulësisht suspendimin e saj. Të ideologjisë Zotmunguese, si fillesë e lirisë së njeriut!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks