SHKRIMI
e premte, 13 dhjetor 2019

REXHEP KASUMAJ: MJERIM ...

Berlin, 10 Qershor 2019: Marrëveshja historike e Kumanovës kujtohet me frymë çlirësie nga të gjithë shqiptarët. Dhe, natyrisht, eksponentët politikë bëjnë vlerësimet brenda shërbesës të tyre.

Nga lajmet, evokimet, ndjesitë triumfale e interpretimet që vërshuan mediat, do t'më ndalonin veçanërisht dy qasje mjeshtërore.

I pari, premieri Haradinaj, thotë:

"Marrëveshja e Kumanovës i dha vulë drejtësisë sonë...".

Në gjithë klimën e haresë, ngathtësia mendimore e tij, më solli një tis të hollë deshpërimi.

Si është e mundur, thashë, që të mos e di akoma se ajo nuk vulosi "drejtësinë", por të drejtën tonë. Ndryshe, rezultonte se bëhej fjalë për sistemin pozitiv të së drejtës, e pra, për rendin e mëpasmë juridik në Kosovë. Jo, ore. Marrëveshja njohu e legjitimoi të drejtën politike e natyrale të shqiptarëve për vetëjetesë në vendin e tyre të lirë.

Dhe i dyti, Pacolli, krejt i humbur pohon: "Marrëveshja i dha fund tiranisë...".

Ç'lehtësi e padurueshme e injorancës. Prej tij, ndërkaq, mund të ishte e pritshme. Sepse më ngjan një vegëzim klasik i idiotit dhe punëligut.



Po si do të ishte mbarimi i një lufte mes dy kombesh, fund i tiranisë? Mes kombesh, njërit pushtues territori e resursesh të huaja jetike dhe tjetrit, që ngrihej e vdiste për të drejtën ekzistenciale në truallin e vet?

Me definimin "dhënje fund të tiranisë", Pacolli dëshmonte se nuk e njeh (e si do t'a njihte?) këtë lektyrë elementare, e që këtej, kulturën e historisë. Kjo, në fokusin e tij, nënkuptonte vetëm luftën për çlirim politik e social nga zgjedha e regjimit, por jo dhe nga okupimi qindvjeçar serbian.

Ndaj, a do mjaftonte rënja e Millosheviqit që shqiptarët të ishin të lirë? Asnjëherë. Të gjitha Serbitë - monarkike, republikane a komuniste, ushtruan pushtim e sundim mbi Kosovën. Identike e patën doktrinën dhe, njëkohësisht, armën për dhunë, grabitje e poshtërim të shqiptarëve.

E tillë, pa fije dyshimi, do ishte edhe Serbia e Vuçiqit apo e atyre që do vinin pas tij.

Mirëpo, zhgënjimi im ngjizej dhe nga ideja se nomenklaturësi që ka më shumë ministri sesa kuvendarë, ndoshta nuk vuan vetëm keqkuptimin historik. Mjerimin e thellë intelektual. Ndoshta ende, si një rudiment, në votrën e tij shpirtërore gëlon ëndrra e hershme e "Nënës Serbi"!

Them sërish ndoshta, sepse nëse jo dija a morali, së paku instinkti do t'i pëshpëriste: mos, është kauzë e djegur!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks