SHKRIMI
e martë, 18 qershor 2019

DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): NUK KA AKADEMI USHTARAKE MË TË MIRË SE LUFTA (VI)

Tiranë, 11 Qershor 2019: Gjatë intervistave të zhvilluara në emisionin “debat plus”, të organizuara prej RT Dukagjini, enkas për Luftën e Koshares, gjatë muajve prill-maj 2019, me rasin e 20 vjetorit të asaj lufte, si dhe prej debateve përmes shtypit të shkruar dhe atij në fejsbuk, po vizatohet pak e nga pak përpara nesh tërë kompleksiteti i Luftës në Koshare, e cila ka marrë emërtimin “Betja e Koshares”. Debatet përmes librave, intervistave, analizave dhe komenteve, të cilat kanë ardhur gjithnjë e më shumë më të plota, tash kemi mundësi t’i ndajmë faktet nga manipulimet, duke u bërë gjithnjë e më shumë sa më i qartë realiteti i Luftës në Koshare. Sa më shumë që arrijmë ta kapim lidhjen e brendshme të ngjarjeve të atyre 65 ditëve të luftimeve të atjshme mbrojtse, aq më shumë habi kanë ngjallur shkaqet se pse u kalua në mbrojtje nga ato forca dhe si është e mundur që edhe pse e vetëndryshuan deryrën e ngarkuar, janë bërë e bëhen përpjekje të shpallet Br.138 “Agim Ramadani” si çliruesja e Kosovës e “që ka bërë luftën më heroike nga e tërë Ushtria Çlirimtare e Kosvës”! Kjo propagandë hilanjoze ka arrit të krijoi në popull, sidomos në rradhët e politikës, përshtypjen se po të mos kishte ndodhur Lufta në Koshare, vështirë se do të kishte fituar lirinë Kosova dhe vështirë që të përmendej me respekt tregërmshi “UÇK”; pavarësishtë se lufta në Koshare nisi 17 ditë më vonë pasi kishte filluar bashkveprimi luftarak midis Aleancës më të madhe Ushtarake Botërore, NATO-s, me tregërmshin: “UÇK”, (Ushtria Çlitimtare e Kosovës). 


Edhe unë si dhe ju kolegët e Luftës në Koshare, kam dalë prej furtunës së asaj lufte me disa ide. Prej kur ajo luftë mbaroi, kam filluar të jetoj duke menduar me kokë dhe jo me zemër. Por te një pjesë e juaj, drejtues të Br.138 “Agim Ramadani”, po vërej se vijoni të jetoni duke menduar me zemër dhe jo me kokë. Kur jeton me kokë dhe jo me zemër, i peshon dhe i analizon më objektivisht pasionet dhe veprimet, si të tuat edhe të të tjerëve, me një kureshtje të ftohtë; kur jeton me kokë, brenda vetes qenkan dy njerëz: njeri jeton, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, tjetri mendon dhe e gjykon atë. Ai “tjetri” më thotë të gjykoj me qetësi gjithë atë luftë që pashë e jetova si dhe vetëlavdërimet tuaja. Dhe ai “tjetri” më sugjeroi të krahasoj luftën tuaj në Koshare me luftën që ka zhvilluar një brigatë tjetër e UÇK-së. Dhe më sugjeroi të marr për krahasim Br.121 “Iemat Jashar Kumanova”, e cila, më falni, por qëndron mbi Ju, pavarësishtë se e lënë në hije dhe e pavlerësuar, sikundër jeni vlerësuar ju.



Cili është motivi i këtij krahasimi? Dëshira për t’i parë gjërat siç janë, dhe për të gjetur faktet e vërteta tek veprimtaria luftarake e secilës prej këtyre dy njësive luftarake, për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës. Ky krahasim bëhet edhe për të demontuar propagandën tuaj të ethshme për minimizimin ose mohimin e kontributit të njësive të tjera luftarake të UÇK-së, propagandë e nisur prej mbarimit të luftës dhe vijon ende.

Ndonse jam fare i panjohur për ju, si dhe kam pasur fatkeqësinë të meritoj zemërimin tuaj, ngaqë u jam dukur mohues i vlerave tuaja, por këtë e bëj që ju, drejtuesit kryesorë të Br.138 “Agim Ramadani”, të njihni veprën e vërtetë luftrake tuajën, për të mësuar se si ka vepruar një simotër e formacionit tuaj luftarak; dhe jo të asgjësoj iluzionet tuaja të ëmbla. Këtë krahasim e bëj vetëm e vetëm që të kemi kënaqësinë e një shpirti të ri, i cili të na fali kënaqsi të pakufishme mes veti dhe jo duke mbivlerësuar secili vetveten. Këtu nuk ka ligësi, por drejtësi. Vetëm atëherë kur njeriu arrin të njohë vetveten krejtësishtë, atëherë ai mund të vlerësoi qoftë edhe drejtësinë hyjnore. Në qoftë se nuk sqarohen çështjet sot, në qoftë se nuk kërkojmë që këto gjëra të kristalizohen sot, me qëllimin e mirë që të gjithë të dinë se kush ka qenë, ç’ka qënë dhe çfarë ka bërë, atëherë populli nuk do të dijë kurrë se nga t’ia mbajë.

Nga çdo pikëpamje që ta shikosh veprimtarinë luftarake të Br.121 “Ismet Jashar-Kumanova”, (që unë po e marr për krahasim me Br.138), ajo është një spektakël që vështirë se mund t’i gjendet shoqe në tërë luftën çlirimtare të Kosovës po të kemi parasysh: territori ku ajo brigadë u ngarkua me detyrë të organizonte mbrojtjen pozicionale aktive të paramenduar është shumë i diskutueshëm dhe tepër i gjerë; fronti i saj që ishte tepër i shtrirë dhe shumë i thyer ku kalonin vijat mbrojtëse; masa e madhe e ushtrisë të rregullt armike të cilën përballoi; një lloj mbrojtje në rrethim të gjatë e cila zor se mund të mbështetej në ndonjë bazë organizative që kishte ekzistuar më parë gjatë gjithë periudhës shtatëmujore masive të luftës në Kosovë; pa financat e nevojshme të mëdha për një mbrojtje të tillë me luftime të përditshme e në atë terren malor të populluar, e mbështetur krejtësishtë në popull; mënyra e udhëheqjes së saj dhe parimet e përgjithshme taktike të zhvillimit të atij luftimi 8,5 mujor (260 ditë) në mbrojtje aktive; një mbrojtje e përhershme pozicionale aktive në një luftën guerile, rast i paprecedent – të gjitha këto janë një gjë krejt e re për historinë e Kosovës dhe për historianët ushtarakë shqiptarë.

Duke ruajtur gjithë institucionet drejtuese të luftës dhe popullsinë e 37 fshatrave, kjo brigadë e mësoi atë popullsi në të njëjtën kohë me shërbimin në front, pa e vënë përpara rrezikut dhe situatave të rënda. Njëkohësishtë kjo brigadë, nën kujdesin e drejtpërdrejt të Shtabit të Përgjithshëm shfrytëzoi me mjeshtëri të rrallë armëpushimin e njëanshëm të tetorit 1998, për të siguruar rezerva materiale e ushqimore për një kohë të gjatë lufte në rrethim, të cilat, të menaxhauara me mjeshtëri nga i palodhshmi dhe i kujdesshmi Idriz Hyseni, (ekonomati i SHP), bëri që kjo bigadë ta realizoi detyrën, si dhe shpëtoi gjithë atë popullsinë nga uria kur në Malet e Berishës u grumbulluan mbi 150.000 popull në muajt mars-prill 1999.

Sigurisht Br.121 “Kumanova” nuk mund të matet me kutin e një brigade këmbsorie të një ushtrie të rregullt e me përvojë luftarake, sikundër ishin brigadat e armikut; qoftë edhe me një brigadë të një ushtrie të rregullt pa përvojë luftarake. Por ama, ia doli ta përballonte ushtrinë e rregullt serbe. Këtë e arriti duke i shpërndarë komandatët me përvojë luftarake shtatëmujore në çdo batalion; mori nga brigadat e tjera luftëtarë të vjetër dhe i futi në çdo skuadër, togë e kompani; ditët e luftimit vullnetarët e rinj futeshin në skuadra, toga e kompani të përbashkëta me veteranët dhe, si të thuash, inkuadroheshin brenda tyre. Pa përvojën e veteranëve të njësiteve të para të fillimvitit 1998, organizimi i mbrojtjes nga Br.121”Kumanova” do të kishte kërkuar shumë më tepër kohë e sakrifica dhe ndoshta do të kishte më shumë humbje.

Numuri tepër i vogël i të vrarëve (74 vetë) dhe i të plagosurve i kësaj brigade, (po të kemi parasysh kohëzgjatjen 8,5 mujore të luftës në rrethim), në krahasim me Br.138 “Agim Ramadani” që pati 114 për dy muaj luftë, provon se në shumicën e luftimeve, artilerinë armiku e ka përdorur kryesisht në distancë mjaft të mëdha në krahasim me përdorimin që ai i ka bërë artilerisë së tij në Koshare,; gjë që tregon se sulmet i ka ndërprerë shpejt, dhe është tërhequr dhe kjo si rrjedhojë e kundërsulmeve të menjëhershme nga togat, kompanitë dhe batalionet e Br.121 “Kumanova”.

Meritë të veçantë në këtë drejtim, duke mos e lejuar artilerinë armike t’i afrohej sa më shumë frontit në Malet e Berishës kanë edhe brigadat e tjera, por veçanërisht Batalioni Autonom i SHP nën komandën e Jetullah Qarrit-Gurri, i cili bënte mbrojtjen e përparuar të këtij rajoni mbrojtjeje, duke kapur drejtime, lartësi sunduese dhe qafa për të shmangur afrimin e artilerisë armike si dhe befasinë e sulmit të armikut, duke e penguar atë bashkë me forca të caktuara të brigadave fqinjë, si dhe duke e sulmuar artilerinë armike kryesisht natën, sipas taktikës së luftës partizane; dhe falë këtij fakti, duke e penguar armikun, brigada merte me kohë lajme mbi sulmet e armikut dhe u kundërvihej duke i sulmuar. Mbrojtja pozicionale aktive në luftën guerile, (si në rastin tonë), përdoret vetëm në raste të veçanta, në rajone dhe pika të caktuara me rëndësi strategjike dhe përkohësishtë; por edhe në këto raste të vaçanta, mbrojtja pozicionale aktive kombinohet detyrimisht me mbrojtjen e manovrueshme. Mbrojtja e kësaj brigade ishte e përhershme, dhe kombinimin e këaj mbrojtje të përhershme me mbrojtje të manovrueshme të kësaj “kështjelle” (malet e Berishës), SHP e realizoi përmes lëvizjeve të vazhdueshme në vijat e ndarjes me zonat e pushtuara të nënreparteve të Batalionit Autonom dhe të brigadave fqinje, të cilat patën karakterin e luftimeve që nuk formonin një front të rregullt. Ky është një rast tipik unik në historinë e luftës guerile shqiptare, i huazuar prej taktikave dhe strategjia e Skënderbeut. Si rrjedhojë e kësaj strategjie malet e Berishës prej shtatoit 1998 dhe deri në fund të luftës mbeti zonë e gjerë e banuar e lirë; e vetmia. Kjo u arrit me luftë prej Br.121 “Kumanova, batalioni Autonom i SHP dhe i disa nënreparte të brigadave fqinje, e ideuar kryesishtë prej ish-shefit “joprofesionist” i SHP, kolonel Bislim Zyrapi.

Po të kemi parasysh se Br.121, duke pasur një vijë kaq të gjatë mbrojtje, ku bashkëveprimi luftarak midis zonave operative çalonte së tepërmi për shkaqe objektive, gjithkush mendon se është e pamundur që ajo brigadë t’ia ketë dalë e vetme kësaj detyre.

Këtu qëndron mënçuria e “joprofesionistëve” të SHP të UÇK-së, duke përzgjedhur këtë rajon strategjik për t’u vendosur përfundimisht institucionet drejtuese të luftës. Kjo përzgjedhje është tepër e zgjuar, pasi ekzistonte mundësia për t’u tërhequr në çdo drejtim të mundshëm ngaqë nuk ka asnjë pengesë ujore në çdo drejtim strategjik nga ku mund të delet, si dhe është tepër e vështirë që armiku të përdori në këtë terren teknikën e rëndë luftarake në formacion të regullt luftimi, gjë që mbrojtja e kishte shumë më lehtë të luftonte me atë teknikë.

Sikundër dihet, SHP ka qëndruar nën mbrojtje të Br.121 “Kumanova”, në Malet e Berishës ose rreth maleve të Berishës, duke lëvizuar herë në Kleçkë e herë në Divjakë. Vetëm prej 25 gushtit deri 25 shtator 1998 SHP ka qenë bartur në Drenicë ( në fshatrat: Negroc, Vuçak, Terdec, Vërboc e Krahsmiroc). Prej 26 shtatorit 1998 ai u rivendos përfundimisht në Malet e Berishës, në Fshatin e Ri, Lladroc, dhe prej janarit 1999 nuk ka lëvizur më nga Divjaka derisa u zhvendos përfundimisht në Prishtinë, më 24 qershor 1999. Ruajtjen e afërme të tij e realizoi pandërprerje një prej kompanive të batalionit autonom të SHP.

Gjithkush mund të pyesë: Pse iu dha një vijë mbrojtjeje kaq e gjatë Br.121 “Kumanova”? Edhe në këtë rast analiza ushtarake e “joprofesionistëve” që komandonin UÇK-në është treguar tepër e mënçur. Shfrytëzimi i veçorive të terrenit në të gjithë këtë vijë mbrojtjeje prej 33 km, është bërë me qëllimin e zgjuar:

Së pari, malet e Berishës janë çelësi i gjithë territorit të Kosovës; kush e ka në dorë këtë territor, ka nën hyqëm gjithë Kosovën. Me humbjen e këtij territori Kosova do të ndahej në dy pjesë pa asnjë lidhje me njera-tjetrën, dhe do t’i jepte armikut mundësinë ta shpartallonte krejt UÇK-në; kështu që rimarja e atij territori nga UÇK-ja do të ishte e pamundur.

Së dyti, forca e rezistencës e këtij pozicioni të famshëm, nuk qëndron aq në aftësinë mbrojtëse të lartë të të gjithë drejtimeve të tij, se sa në faktin se ky terren është i atillë që pala sulmuese gati përherë është e detyruar t’i ndajë forcat e veta në shumë drejtime, ndërkohë që pala mbrojtëse ka mundësi që t’i përqëndroi focat e veta kundër çdo drejtimi prej grupeve mësymse, t’i thyejë ata me kundërsulm si në sajë të epërsisë numerike të përqëndruar për momentin dhe t’i kthehet tjetrit; ashtu edhe në sajë se armiku është i detyruar të sulmoi nga poshtë-lart. Këto kanë bërë që kundërshtari infektohej shpesh herë nga pavendosmëria dhe hiqte shpejt dorë nga sulmi.

Së treti, armikut, për ta pushtuar këtë terren do t’i duhej të angazhonte njëherësh shumë forca këmbsorie të mjaftueshme. Kjo do të bënte që armiku të mos angazhohej në luftime me forca të shumta kundër zonave të tjera; mirëpo këto forcat e tjera tonat do ta sulmonin në shpinë, dhe kështu ka ndodhur. Por kjo është parashikuar edhe në ndarjen e hapësirës përgjegjëse për Zonën e Dytë Operative, që kjo, me mënyrën e shpërndarjes së brigadave të tjera t’i vinte shumë shpejt në ndihmë kësaj brigade dhe pastaj të ktheheshin në rajonin e tyre pa u sulmuar nga armiku.

Të gjitha këto çfarë rendita më sipër bindin çdo ushtarak të aftë se prej muajit tetor 1998 Lufta Çlirimtare e Kosovës filloi të merrte karakter strategjik dhe fillon të tregohet një interes për pozitën strategjike të Drenicës së Poshtme dhe Llapushës.

Armiku kishte gjasa ta mposhtte këtë brigadë në rast se do të bënte një mësymje të shpejtë, gati të furishme, sikundër tentoi në datën 31 mars 1999 kur e rrethoi me 15.000 forca, por atëhere ishte vonë për armikun, pasi kjo brigadë qe përforcuar edhe me gati 4000 luftëtarë të tjerë, ku përfshihej gjithë Zona e Dytë Operative dhe një pjesë e Zonës së Parë Operative. Atë ditë armiku pandehu se tërheqja e organizuar e gjithë forcave të Zonës Dytë Operative drejt maleve të Berishës ishte panik dhe kujtoi se do ta kishte të lehtë ta shuante Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dështimi i asaj goditje të furishme e armikut donte të thoshte humbje e gjithë Operacionit “Patkoi”, parë nga pikëpamja ushtarake.

Përfundimi: Br.121 “Ismet Jashari-Kumanova” veproi gjatë gjithë luftës me mbrojtje aktive. Por me disa dallime kolosale prej Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të cilat jemi përpjekur t’i pasqyrojmë në formën e një tabelekrahasuese:


Në raport me Br.138 “Agim Ramadani”, Br.121 “Ismet Jashari-Kumanova” pati edhe këto tri veçori:

A). Këtu patëm një fenomen të ri: pjesëmarrja masive e gruas dhe vajzës shqiptare në luftë, e që solli bashkimin si asnjëherë të popullsisë të këtyre fshatrave si dhe veçori për gjithë Luftën Çlirimtare në Kosovë; gratë dhe vajzat e këtyre 35 fshatrave jo vetëm që u bënë logjistika e vërtetë e asaj lufte, por luftuan krah për krah me vëllezërit e burrat në të gjithë aspektet e luftës, duke përfshirë edhe luftën me armë.

B). Brigada 121 “Kumanova” dhe popullsia e kësaj zone ku ajo veproi u bënë ballë me heroizëm gjt gjithë periudhës 5 mujore në rrethim të gjitha operacioneve armike për pushtimin e kësaj zone dhe asgjësimin e institucioneve drejtuese të asaj Lufte Çlirimtare të Kosovës, duke dalë ngadhënjyes mbi ushtrinë e shumtë e super të armatosur serbe.

C). Njëkohësisht, me organizimin dhe forcimin e Brigadës 121 “Kumanova” dhe luftës së popullsisë së kësaj zone, në zjarrin e kësaj lufte lindën edhe elementët e parë të qeverisjes gjatë luftës, pasi në këtë rajon strategjik u praktikua mobilizimi i detyrushëm pas thirrjes së QPK lëshuar më 1 prill 1999.

Që edhe lexuesi i sotëm dhe ai i nesërm, për ta pasur të qartë detyrën luftarake të Br.121 “Kumanova”, më duhet që të zgjatem disi. Për këtë e quaj më se të domosdoshme të sqaroj me pak fjalë se cilët ishin këto institucione të luftës aq të rëndësishme që u angazhua një brigadë e veçantë për mbrojtjen e tyre, kahas mbrojtjes së popullsisë së 35 fshatrave dhe asaj pjese të popullsisë së zhvendosur nga zonat përreth:

 Së pari, mbrojti institucionin kryesor ushtarak drejtues të Luftës për Çlirimin e Kosovës, SHtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duhet bërë e qartë se Luftën për Çlirimin e Kosovës e udhëhoqi ky SHP i UÇK-së, të cilin kuadrot e Frontit të Koshares dhe gjithë politika në Kosovë që e mbështet këtë të pavërttë, se gjoja “SHP i UÇK-së përbërë nga joprofesionistë”. Dhe këtë e kanë ose nga megalomania ose nga xhelozia, e cila ka gjasa që t’u buroi jo vetëm nga mosnjohja e luftës së zhvilluar nga gjithë formacionet e UÇK-së brenda në Kosovë, nga të qenit e tyre jashtë Kosove, si dhe nga përpjekja për të justifikuar mosangazhimin e tyre në luftë.

 Kjo brigadë mbrojti Qëndrën e Bashkëveprimit Luftarak midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Aviacionit të NATO-s, e cila realizoi një bashkveprim të shkëlqyer, për të cilin Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Uesli Klark, në datë 12 qershor 1999 dërgoi me fax mrënjohjen, në të cilën theksohej: “Bashkveprimi më i mirë luftarak në historinë 50 vjçare të NATO-s”. Ishte ai bashkveprim që realizoi çlirimin e Kosovës pa qenë nevoja që NATO të ndërhynte me forca tokësore, për të cilin diskutohej çdo ditë në instancat e larta ndërkombëtare, sikundër del nga libri i gjeneralit Uesli Klark. Dhe kjo është meritë e SHP të UÇK-së, të cilit ia siguruan kushtet e punës forcat e Br.121 “Kumanova”. Mua më ka befasuar dhe më befason fakti se pse e mbajnë fshehur (në mos e kanë zhdukur) këtë vlerësim të Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s(??!!) Ndoshta ngaqë “dashamirëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe “pofesionistëve” të Koshares nuk u intereson ta publikojnë këtë vlerësim, i cili i bën nder jo vetëm UÇK-së dhe Kosovës, por gjithë kombit shqiptar, dhe nga ana tjetër shumëzon me zero propagandën pacifiste kundër SHP të UÇK-së.

 Kjo bigadë mbrojti Radion Kosova e Lirë, e cila u vendos në fshatin Berishë, dhe filloi nga transmetimet më 4 janar 1999, duke u bërë një armë e fuqishme për edukimin politik e ushtarak të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të masave të gjera popullore në Kosovë. Ajo radio shërbeu si një tribunë për demaskimin e politikës pacifiste: “nuk është koha për luftë të armatosur”; duke ngjallur te populli urrejtjen e pakufishme ndaj pushtuesit dhe propagandistëve kundër luftës së armatosur.

 Mbrojti Agjencia e Lajmeve Kosovapress e vendosur në Fshatin e Ri, duke filluar nga transmetimi i lajmeve më 4 janar 1999, duke u bërë për të gjitha mediat kombëtare e botërore prezantuesja e së vërtetës për luftën e drejtë të popullit shqiptar në Kosovë dhe për luftimet e sukseshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; kjo Agjenci, përmes lajmeve dhe komenteve të saj politike e ushtarake bëri të mundur që lufta e jonë çlirimtare të pëkrahej nga e gjithë bota demokratike.

Unë kam qenë në Malet e Berishës dhe rreth maleve të Berishës në ditët e Luftës Çlirimtare. Fashistët serbë gjatë operacionit të verës së vitit 1998 i kishin kthyer fshatrat e vendosura në malet e Berishës pothuajse në një shkretëtirë. Kaloje një fshat, dy, tre, dhjetë dhe kudo syri s’të zinte veçse gërmadha. Ishin këto fatkeqësi që e frynë shpirtin luftarak të asaj popullsie. Por kam qenë edhe para një muaji, por….., nuk është vendi të flas për të sotmen. Në shtëpitë e këtyre fshtarave unë pashë se si ishte lufta dhe se si bëhet lufta popullore; pashë se ç’do të thotë popull-ushtar; pashë si u shporr lufta andej nga erdhi: nga Beogradi. Këto 35 fshatra në muajt e fundit të luftës u shndërruan në vendgrumbullimin më të madh të populates në Kosovë, të cilin makineria ushtarake serbe, edhe pse e goditi pandërprerje nga të gjitha anët, madje edhe nga ajri me aeroplanë bombardues, nuk arriti ta demoralizoi atë popull; nuk arriti t’i pushtojë ato 35 fshtra në këto 260 ditë; nuk arriti të depërtojë në Malet e Llapushnikut e të Berishës, të Kleçkës e fshatrave të tjera të Rrafshnaltës, edhe pse kishte premtuar se sapo të pushtonte atë pjesë të Kosovës, atje do ta ndërtonte një Stadium të madh të futbollit. Dhe kjo është meritë e Br.121 “Ismet Jashari-Kumanova” dhe e gjithë Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”.

Gjë që ju oficerat profesionistë që luftuat në Koshare, nuk e patë dhe nuk kishit si ta shihnit se si u mund armiku para këtyre fshatrave, pasi, sikundër na tha gjeneral Hyseni, ju e patë ikjen e tyre shumë vonë, në datën 19 qershor, kur u erdhën tek ju forcat e KFOR-it. Ndërsa unë, 5000 luftëtarët e Zonës së Parë e të Dytë Operative dhe gati 150.000 pleq, gra dhe fëmijë të atyre fshtarave dhe të shpërngulurit nga Drenica, Llapusha e Malisheva, grumbulluar në Malet e Berishës gjatë atyre 12 ditëve të para të oprracionit “Patkoi”, në përballje me gati 15.000 të forcave të ushtrisë së rregullt serbe, e pamë në mëngjeszin e 1 prillit 1999, kur u shpërthye rrethimi dhe iu tha Operacionit famëkeq “Patkoi” të Serbisë: SHPORRUNI!

Në fundin e lartësive të Maleve të Berishës ishin hapat e fundit që operacioni “Patkoi” nuk mundi të vijonte më tej. Në vend që ai operacion të shuante luftën tonë, ishte ky popull dhe kjo UCK që e bënë të merrte peropinë ai Opracion fashist.

Aty unë pashë se çfarë është uria masive, por pashë njëkohësishtë se si nënat fshatare kosovare, atë ditë që i thamë armikut: Shporru nga Kosova!, bënin çmosë që fëmijëve të mos u mbetej pa u festuar në ndonjë mënyrë a gëzim tjetër ajo fitore: ato gjenin ndonjë copë bukë të tepërt, që në ato ditë ishte një dhuratë fort e madhe, dhe ua jepnin fëmijëve; ndërkohë që ju që drejtuat luftën në Koshare dhe forcat që ju komandonit ndodheshit akoma në Papaj, pasi nuk ishit angazhuar akoma në luftë. Kur ju u angazhuat në luftimet e 9 prillit 1999, kjo popullsi kishte një javë që festonte fitoren e çlirimit, pasi ishin të sigurtë se për ushtrinë serbe në Kosovë e kishte marrë ferra uratën.

Sikundër shihet: Është trimëria e këtij populli që na bëri ne trima. Heronjtë njihen vetëm kur shpëtojnë popullin e vet nga vdekja e sigurtë. Ndërsa për Ju që komanduat luftën në Koshare, a mund të na thoni: kë shpëtuat?

Është ky popull hero, që e solli lirënë dhe jo disa komandantë. Qindra mijëra njerëz u thurrin lavdi shumë komandantëve të formacioneve të ndryshme në Kosovë; kurse vetë ky popull dhe ish-luftëtarët e Br.121 “Kumanova” dhe Br.138 “Agim Ramadani” nuk e dinë se kanë kryer ndonjë akt heroik: ata mendojnë se kanë zbatuar thjesht detyrën e ushtarit të Atdheut. Është ky heroizëm masiv që më frymëzon të shkruaj këto pak rreshta, duke e ditur se kjo s’është asgjë në raport me sakrificat që ata kanë bërë.

Dhe këtë respekt më së shumti ma ka ngulitur në zemër një dialog shumë i shkurtër i një foshnje me nënën e saj, dialog që ma kapi veshi rastësishtë në mesnatën e 31 marsit 1999, në fshatin Divjakë, mes tre shtëpive të Nezir Selim Zogaj, ku qe vendosur selia e Shtabit të Përgjithshëm, në kohën kur po shkoja në godinën ku ishte sistemuar Drejtoria Operative, ku më prisnin shokët të diskutonim për mënyrën se si do të shpërthehej atë natë rrethimi. Kishte aq shumë popull të grumbulluar e ulur mes borës e nën shi, të mbuluar me plastmase a batanie, ku “nuk kishe vend ku të hidhje mollën”. Dëgjoheshin veç krisma të largëta mitralozësh dhe artilerie. Duke cur me vështirësi përmes kësaj mase gjigande njerëzish të të gjitha moshave dhe, në moment që dëgjova zërin e asaj foshnje që pyeste mëmëm a gjyshen e saj, (që ishin sistemuar nën një plastmas të madh, nën të cilin kishte shumë gra e fëmijë të tjerë), mbajta këmbët në momentin kur dëgjova zërin e asaj foshnje:

- Serbët, nënë, si janë?

Dhe unë tërë kurreshtja qëndrova në vend dhe bëja sikur kërkoja diçka nëpër xhepa, për të dëgjuar se si do t’i përgjigjej mëma apo gjyshja asaj foshnje. Dhe më befasoi ajo përgjigje profetike e asaj femre që foli:

- E, si të ta thotë nëna, shpirti nënës . . . Serbët, të keqen nëna, vrasin e presin,… por nga pushka e babit tënd një ditë do të vdesin!

Dhe, duke u larguar, m’u kujtua një thënie filozofike që s’di se kur e ku e pata lexuar dikur: “Mendimi i një femre të padjallëzuar e me shpirt femëror, hera-herës është më i mënçur se mendimi i të urtëve.” Dhe thashë me vete: “Luftën e kemi të fituar, se e kemi gjithë popullin me vete”. Dhe eca drejt godinës ku më prisnin shokët për të diskutuar vendimin që do të duhej të merrrnim atë natë vendimtare, për të cilën kam kohë që punoj mbi një libër të posaçëm.

Dhe, në mbyllje të kësaj analize krahasuese midis dy brigadave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e tepëroj aspak ta ritheksoj për çdo shqiptar në Kosovë e jashtë saj, se sikur armiku gjatë operacionit “Patkoi” do të kishte mundur të pushtonte këtë hapësirë malore të Kosovës, malet e Berishës, të cilën e mbronte Br.121 “Ismmet Jashari-Kumanova”, në fund të marsit 1999, jo vetëm që UÇK-së do t’i thyhej shtylla kurizore e saj, gjë që armiku do t’i kishte krahët e lirë për ta shtyrë zonën e Dukagjinit, të Pashtrikut dhe të Nerodimës drejt Shqipërisë, duke i krijuar Millosheviçi mundësinë ta pastronte përfundimisht pjesën jugore të Kosovës, më e populluara, duke e vënë botën para faktit të kryer: “Nuk është e vërtetë se ka shqiptarë në Kosovë.”

E tillë është vepra e kësaj brigade heroinë, pjesë e Zonës së Dytë Operative, drejtuar nga dëshmorët Ekrem Rexha dhe më vonë nga Tahir Sinani. Kush nuk e di, le ta mësojë e të mos ulërasë nga smira e xhelozia.

Fakti që pas pesë muaj luftimesh pothuajse të pandërprera, në kushtet më të disfavorshme që mund të përfytyrohen, forcat e kësaj brigade mundën t’i qëndronin një kundërshtari shumë më të fuqishëm e më të madh në numër, është diçka që e nderon pa masë trimërinë dhe qëndresën e tyre dhe të popullsisë së atyre fshatrave. Si e tillë, kjo brigadë dhe kjo popullsi e kanë mbuluar veten me një lavdi të merituar.

 Me këtë rast dua t’i drejtohem, së pari, Kryeministrit Ramush Haradinaj: Janë këto nëna dhe gra fshatare që duhen shpërblyer me pensione të përjetshme me 1000 Euro në muaj, dhe jo ato gra që kanë bredhur me burrat e tyre nëpër Evropë kur këto nëna e gra luftonin dhëmbë për dhëmbë me vdekjen bashkë me fëmijët e tyre që çliruan Kosovën.

 Së dyti, e kam me Presidentin Thaçi, i cili me mosvlerësimin dhe mosdekorimin e kësaj brigade heroinë ka bërë vetvrasje. Ai do t’i bënte nder vetes nëse u kërkon ndjesë dhe u bie në gjunjë efektivave të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” dhe nënave të atyre 37 fshatrave që nuk i ka përmendur e dekoruar një për një ata dhe atë brigadë; duke i kujtuar se janë këta luftëtarë e ky popull që shpëtuan edhe jetën e vetë Thaçit.

 Së fundi, u bëj një kërkesë skupltorëve dhe piktorëve prej Kosove, jashtë e brenda saj, të përjetësojnë me një monument madhështor Nënën Fshatare Kosovare duke transportuar e mjekuar luftëtarë, duke furnizuar me ushqim e municione luftëtarët nëpër pozicione, se janë ato nëna që e mbajtën në këmbë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi boll u lodhën duke u servilosur të huajve dhe ca palo komandatëve.

Shënim: Një pjesë e të dhënave janë marrë prej fotoalbumit “Popull dhe ushtarë të pandarë”, me autor Naim Bujupi, ish-shef për Marrëdhënie Ushtarako-Civile në Brigadën 121 “Ismet Jashari - Kumanova”, Prishtinë, 2018

(VIJON)

Tiranë, 5 qershor 2019

__________________________________________

Në 20 vjetorin e luftës në Koshare

DILAVER GOXHAJ: 'BETEJA E KOSHARES' - KALIMI NË MBROJTJE - IMPONIM APO VULLNET (V)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8805


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks