SHKRIMI
e enjte, 18 korrik 2019

GJEKË GJONAJ: KOJA E ZBRAZUR ME GJASHTË PËRMENDORE!

Ulqin, 18 Qershor 2019: Gjëja e parë që i bie në sy mysafirit apo kalimtarit të rastit në Kojë, vendbanim me popullatë shqiptare 15 kilometra larg Podgoricës, përveç natyrës së mrekullueshme dhe shtëpive përdhese të punuara prej guri, tashmë të zbrazura, janë përmendoret - shtatoret, e personaliteteve të njohura historike të trevës dhe të figurave të shquara fetare. Ditën e festës fisnore të kësaj krahinë shqiptare, Sh’na Nout, më 13 qershor 2019, u zbulua shtatorja e këtij shenjtori, donacion i dy mërgimtarëve kojas në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kolë dhe Tomë Ivanaj. Prej atë ditë Koja bëhet apo pasurohet edhe me një shtatore tjetër, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë sosh. Kojasit në mërgim përmendoren në Kojë ua ngritën shtatë dëshmorëve të tyre, Dok Krcajt, Cak Ivanajt, Kolë Marashajt, Gjeto Kolçajt, Tomë Ivanajt, Gjeto Ivanajt dhe Marash Gjokajt, të cilët dhanë jetën për trojet arbërore në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911, në Deçiq. Fshatin Kojë e zbukurojnë edhe shtatorja e Nënë Terezës, Prëtash Zekës Ulaj, Prëtash Shabës Gorvokaj dhe priftit Mark Bakoçaj( Gjeloshaj).

- Si të duket Koja? Ke shëtitur shumë treva shqiptare dhe ke parë edhe vende të tjera, i them unë një intelektuali të mirënjohur dhe të respektuar nga Malësia, i cili kishte ardhur atë ditë në manifefestimin “Logu i festës së Sh’na Nout”, organizuar nga shoqata “Koja” me veprim në SHBA.

- Krahinë e bukurë shqiptare. Me histori të lavdishme. E njohur me burra të shquar, luftëtarë, atdhetarë, besnikë, fisnikë , mkikëpritës e të ndershëm. Mbrojtës të flaktë të trojeve arbërore, nëpër fortuna e regjime të ndryshme të kohës. Ruajtës fanatikë të trashëgimisë kullturore shqiptare dhe vlerave kombëtare shqiptare. Por, trevë e pazhvilluar ekonomikisht. Pa infrastrurkurë të domosdoshme. Pa rrugë të asfaltuar plotësisht nga rruga kryesore për në Ubla, deri në qenddër të fshatit. Pa ujësjellës të përfunduar. Pa shkollë katërklasëshe ku dikur mësimi zhvillohej në gjuhën serbokroate-malazeze e gjuhën shqipe. Pa shitore me artikuj ushqimorë. Pa linjë autobusi. Pa ambulancë. Pa shitore me artikuj ushqimorë.Me përkujdesje të vështirësuar shëndetësore. E zbrazur, domethënë e vetmuar, më përgjigjet ai.



- Po. Këtu për shembull në vitin 1971, kanë jetuar 81 familje me 536 banorë. Në atë kohë fshati gjallëronte nga njerëzit. Shkolla katërklasëshe zhurmonte nga nxënësit. Prindërit kënaqeshin me fëmijët. Gjjyshërit dhe gjyshet me nipat e mbesat. Barinjtë dhe bareshat shoqëroheshin me njëri-tjetrin me grigjën e tyre të dhenëve, larg fshatit në bjeshkët e larta të Koritës dhe Koshticës derië tek liqeni i Rikavecit, ku i kishin dhe vazhdojnë t’i kenë tëbanet (dbanet) e tyre. Të rinjtë e të rejat e fshatit aregëtoheshin duke luajtur lojëra të ndryshme popullore, duke kërcyer valle, e duke kënduar shqip nën tinguj e fyellit, zypares, çiftelisë e lahutës. Arat, tashmë djerrina, ishin të mbushura plot me produkte vendore, misër, thekër, patate, lakra, qepë e të tjera që kultivoheshin me kujdes nga duartë e vyera të banorëve të këtushëm që janë shëmbëlltyrë për gjeneratat e ardhshme. Nga ana tjetër sot, siç më informuan, në Kojë gjatë gjithë vitit jetojnë vetëm gjashtë familje, dhe se dy prej këtyre familjarëve veç kanë marrë vizën e mërgimtarit në Amerikë të cilët dhe së shpejti do ta lëshojnë vendlindjen e vet, i them unë.

- Koja legjendare po zbrazet. Po boshatiset gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i përmendoreve po shtohet,ma ktheu ai.

- Ashtu është. Koja u mbush me përmendore! Fund e krye shtatore. Ne shqiptarët ( malësorët) ende jetojmë me patritiotizëm, ia ktheva unë.

- Po zotëri ne kemi luftuar, kemi derdhur gjak për këto troje dhe duhet t’i jetësojmë në vepër që më të mos harrohen kurrë, m’u përgjigj.

Pas kësaj bisede të shkurtër miqësore, nën flladin e freskët të lisave para Kishës së Sh’na Nout, atë ditë përvëluese qershori, u dakorduam se tendenca e shtimit të përmendoreve nuk është e pranishme vetëm në Kojë, por edhe në trevat tjera të Malësisë, Kosovë e Shqipëri.

Jemi popull romantik.Ne viteve të fundit më shumë jemi orientuar të ndërtojmë shtatore, se sa të të ndërtojmë fabrika, të hapim vende të reja pune, të ndalojmë emigrimin e të rinjve tanë dhe të ndërtojmë një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjeheni?

Nëse vazhdojmë që në çdo cep të Malësisë të ndërtojmë nga disa shtatore, pllaka përkujtimore e të ngjashme Malësia do të shndërrohet në trevë ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë krahinë dhe kontribuojnë nëpërmjet të taksave në mbarëvajtjen e saj. Vallë, mos ka ardhur koha të mendojmë se mos e kemi tepruar pakë me këto përmendore, të cilat me siguri kanë një kosto të lartë financiare, derisa rinia po ikën çdo ditë për shkak të papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik të Malësisë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks