SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

BEDRI TAHIRI: NUK RRËNOHET KUJTESA HISTORIKE!

Pashtriku, 24 qershor 2019: (Guximi nuk njeh rrugë të pakalueshme. - Ovidi) - Sot e tutje, kushdo që vjen në Kosovë dhe nuk e viziton Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, lirisht mund të thuhet se nuk ka parë asgjë. E njëjta gjë vlen edhe për ata që shkojnë në Shqipëri dhe nuk vizitojnë “Drenicën” e Durrësit, ku rrezaton përplot atdhedashuri Monumenti i UÇK-së dhe salla muzeale me fotot e dëshmorëve dhe me dëshmi të tjera nga periudha më e ndritur e historisë sonë kombëtare, nga lufta e fundit çlirimtare.

Unë, kur nisëm andej, gjithë atë rrugë të mundimshme nëpër Alpet shkëmbore shqiptare, e bëj si me krah shqiponje, sepse atje poshtë me pret Durrahu plak me gjitha atë begati të lavdisë uçekeiste.

Edhe sivjet e njëjta gjë. Por, me të zbritur nga autobusi, ngela si i nemitur. O Zot! Përpara më del “DRENICA” e gjymtuar! Mendoja se do ta gjeja më mirë se sa e kisha lënë vitin e kaluar, kur ja e kundërta. I fshiva sytë dhe nuk më besohej…

Dhe, pasi çlodhem pakëz dhe marrë vesh të vërtetën e hidhur, tentimin tinëzar për rrënimin e kësaj kujtese historike, në mendjen time më faniten tri kapërcyellit, nëpër të cilat kaloi ky lokal i vogël që bëri punë aq të madhe…



FILLLIMI- i mbarë dhe i shkëlqyeshëm. Me gjithë pengesat e shumta, në periudhën mars- qershor 1998, u mobilizuan, u përgatiten dhe u nisen për në fronte mbi 12 mijë luftëtarë , shqiptarë dhe të huaj.

LAVDIA- Pas luftës, sërish përballë sfidave. Politikanët tanë pseudopatriotë e intrigantë, sikur harruan çdo gjë, e harruan edhe këtë odë të madhe burrash buzë Adriatikut. Por, ata që e hoqën me lëkurë, vëllezërit KAPITI, qëndruan të palëkundur në idealet e tyre fisnike. U bë si u bë dhe një ditë ngjau lavdia: u bë monumenti i UÇK-së! Sakaq, kjo “Meke e shqiptarisë” u bë nderi i gjithë kombit.

RRËNIMI- një shkreptimë ditën për diell. Soji i atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën nuk dinë të veprojnë ndryshe. Mu ata që kishin marrë vendimin për një monumenti të tillë, ata edhe e godasin!

O tempora, o mores!!!

“Drenica” rron në zemrën e madhe të popullit

Në ndërkohë aty ia bëhu edhe avokati përmetar, që po ashtu ka bërë shumë për luftën e UÇK-së, z. Ilir Malindi, i cili pos tjerash thotë:“Drenica” nuk është thjeshtë një lokal, por një qendër edukimi historik e kombëtar. Pra është një momument historik, i cili si i tillë duhet të përjetësohet nga të dy qeveritë tona, në Tiranë e në Prishtinë. Të gjithë ata trima që u nisen nga këtu e që luftuan, shumë edhe ranë heroikisht për tokën e të parëve të tyre, me vete kishin marrë nga një pjesë të asaj Kosove që quhesh Drenica e Durrësit. Nga këtu, me idealin për çlirimin e atdheut, u mobilizuan mijëra veta, të cilët nuk pyeten për asgjë, pos për çlirimin e trojeve shqiptare nga barbarët serbë. Në këtë kuadër është e domosdoshme që, ashtu sikurse lufta e UÇK-së, edhe kjo të përjetësohet, sepse është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Para se gjithash është detyrë e Institucioneve Arsimore të Kosovës dhe të Shqipërisë që kjo të futet në planprogramet e tyre dhe brezat e rinj ta vizitojnë rregullisht këtë memorial me rëndësi historike e kombëtare…

…Përkundër përpjekjeve të shoqatave të ndryshme e intelektualëve në zë, si Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo etj. institucione të caktuara shtetërore dhe personalisht kryeministri Fatos Nano nuk janë të interesuara ta përjetësojnë këtë monument të rëndësishëm të historisë sonë mbarëkomëtare. Mjerisht, këta elementë janë kthyer në vegla të shovinizmit serbo-grekë , të cilët kërkojnë zhbërjen e çdo gjëje me vlerë kombëtare. Është për t’u dhimbsur përpjekja dhe sakrifica e familjes së ndershme e atdhetare të Kapitëve, e cila po bie në vesh të shurdhër. Ata mund ta shkatërrojnë këtë ndërtesë, por nuk mund ta heqin nga zemra e madhe e popullit shqiptar ndjenjën e atdhedashurisë, heroizmit dhe përjetësinë e këtij simboli shqiptar,- përfundon ai me një keqardhje të shtuar.

-Goditja na erdhi si thikë pas shpine,- nis bisedën z. Skënder Kapiti. Kjo ngjau më 4 maj 2004, në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës. Ishte ditë e diel kur bulduzherët e Bashkisë së Durrësit, më mirë të themi të vet kryetarit (L. K.) ia mësyen “DRENICËS”. Thënë të drejtën, ne jemi mësuar me këso marifetlleqësh, më parë e rrënuan “KOSOVËN” e Naimit, pastaj edhe mua ma dërguan një paralajmërim për rrënimin e shtëpisë së banimit, por kjo më erdhi më rëndë, sepse këtu po rrënohen vlerat e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së. Mirëpo reagimet e banorëve të plazhit, të 12 shoqatave dhe sidomos ato të mediave vizuele qenë të ashpra dhe të shpejta sa i detyruan horrat të tërhiqen me bisht nën shalë…

Pronari i saj, z. Gani Kapiti, flet më pak dhe rri i menduar. Mbase është mërzitur nga fjalamanët. Plotësisht e arsyeshme. Tek njerëzit që bëjnë shumë, zhgënjimi vepron më fuqishëm. Por, jo, ai është i fortë dhe i pathyeshëm.

-Atë që e bëra me djersë e mund jam në gjendje ta mbrojë me çdo kusht, qoftë edhe me jetë. Që nga fillim jam mishëruar me UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Pas luftës secili e tregoi fytyrën e vet…Sidoqoftë unë prapë mbes në timen: Për UÇK-në jap edhe kokën!- shprehet ai shkurt e qartë…

Dhe, sot, megjithatë, “DRENICA” qëndron në këmbë.

Dhe, vizitorët nuk kanë të ndalur. Ata vijnë nga të gjitha anët e globit. Ka nga Çamëria e nga Shkodra, nga Presheva e nga Tetova, nga Labëria e nga Drenica, nga Kërçova e nga Shala e Bajgorës, nga Mallakastra e nga Llapi, nga Shkupi e nga Ulqini, nga Përmeti e nga Dukagjini, nga Gjilani e nga Mirdita…Ka nga Amerika e nga Gjermania, nga Italia e nga Anglia, nga Skandinavia e nga Australia…


Aty vijnë, shohin, fotografohen, çmallen. Më mirë se të tjerët ndjehen familjarët e dëshmorëve. Ata kur i shohin bijtë e tyre, në mesin e të gjallëve dhe të pavdekshmëve, sikur përtërihen, sikur rinohen. Më nuk ndjehen të vetmuar. Kur vij këtu më hiqet edhe sëmundja që e kam, thotë Brdhyl Llagami nga Tirana, babai i dëshmorit Skerdilajd Llagami- Komandant SHPENDI.

-Që tri vjet vij rregullisht këtu, por nuk më ka rastisur ta shoh një udhëheqës kosovar,- shprehet me çudi një plak me qeleshe të bardhë dëborë!!!

Askush asnjë fjalë!

Dhe, heshtja është pranim.

As në fletoren e përshtypjeve nuk gjetëm ndonjë nënshkrim politikanësh që meriton ta nënvizojmë.

Vallë, mos po vjen në shprehje ajo thënia e mençur e të madhit Faik Konica, që thoshte: Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet dhe e fundosën politikanët!

No comment!!!

Durrës, 2004


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks