SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

HAZIR MEHMETI: ATY KU LULEZON BURKA, VRITET E ARDHMJA!

Vjenë, 20 korrik 2019: “Anarkia është më e keqe se sa tirania” (Nga: Leksikoni i analizave filozofike)

Gëzimi i lirisë ishte një eufori e arsyeshme e bazuar në vuajtjet shekullore të kombit. Asnjëherë lufta për liri nuk pushoi, ani pse kombi u tkurr në përmasa drastike në të gjitha anët gjeografikë të tij. Armiku ishte i egër dhe barabar duke përdorur të gjitha format e mundshme të terrorit fizik e psikik mbi popullatën shqiptare. Secili armik e kishte të parën “Përçaj e sundo” përmes propagandës në format më perfide të mundshme për ta gjunjëzua dhe çrrënjosur qenien shqiptare në trevat etnike ku ata jetojnë si populli më i lashtë i Gadishullit Ilirik. Propaganda më e fuqishme në dobi të armikut bazohej në ndalimin e mësimit dhe edukimit shqip duke filluar shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke vazhduar në pushtetet pushtuese greke e serbe në Çamëri, Kosovë, Iliridë, Tivar, Sanxhak, Preshevë etj.


Në lojën e tyre të ndytë pushtuesit ditën ta shfrytëzojnë religjionet në kryerje shërbimi ndaj tyre për ta shkatërruar qenien shqiptare. Pushtimi turk lejonte mejtepe për mësim fetare në gjuhën arabe e turke edhe pse asnjë vijues nuk e dinte turqishten e as arabishten. Mësuesi (hoxha) i kishte duart e lira të vepronte me egërsi e brutalitet çfarë vetëm ai dinte. Në Çamëri e pjesët tjera të viseve shqiptare të pushtuara nga Greqia, kisha ortodokse greke mbillte farën e urrejtjes deri në gjenocid ndaj gjuhës dhe kombit shqiptar. Kjo hasmëri ishte e shprehur sidomos tek ata klerik shqiptar që kërkonin mësimin dhe predikimi në gjuhën shqipe, kërkonin dhe hartonin abetare në gjuhën shqipe. Shumica e tyre e pësuan keq duke i mbytur në format më brutale. E ditur kjo, nga historia e terrorizimit të mësuesve e intelektualëve nga secili që ka ndjenja kombëtare dhe ka mësuar nga Rilindësit tanë të mëdhenj.



Kleri e dogma

Si duket klerizmi dhe klerikët ndërrojnë pushtet por jo edhe zanatin e tyre. Kjo u pa e po shihet, mjerisht, edhe në ditët tona. Në të gjitha viset shqiptare pas thyerjeve të mëdha sistemesh u bë garë si asnjëherë për ndërtimin e objekteve të kultit në shtrirjen e dogmës bashkë me frikësimin e njerëzve edhe atje ku asnjëherë nuk kishin arritur shekujve. Derisa në Shqipëri gara bazohej në sloganin e “ndalimit komunist të fesë”, në Kosovën pa pushtet, vrapuan dhjetëra rryma sektesh fetare të gatshme për ndërtimin e objekteve të kultit rrymash nga më ekstremet në emër të lirisë së re nga pushtuesi serb. Këto agjentura i kishin të përgatitur klerikët që t’i instalojnë aty ku duhet për ta vrarë shpirtin e njeriut të thjeshtë shqiptar të vuajtur. Tani i duhej edhe frika nga zoti, e gjithë kjo në shërbim të shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse, turke dhe agjenturave sektare të drejtuara nga ISS me frymëzimet e krye katilit i quajtur Egërsira e Shekullit. Aty erdhën pa kontrolle e drojë: Tërnavtë, Ramiqtë, Krasniqtë, Daqiqtë e Vuqiqtë me kryebabain e tyre Vaso Çibrilloviqin. Këto surrate surigane nuk lanë rrugë pa përdorur së vepruari kundër shqiptarëve që tani ishin liruar nga robëria të mbështetur nga bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e sapo dalë nga lufta e kapur nga klanet e caktuara në emër të meritokracisë nuk kishin dije e as përvojë në përballje me rrymat e financuara nga shërbimet sekrete të huaja dhe dredhive të ndërkombëtarëve si përgjegjës të parë në sigurinë e vendit të shkatërruar. Nga këto agjentura të majme me të holla u hapen kurse të shumta fetare shpesh nën maskën e mësimit të gjuhëve të huaja. Klerikët organizojnë mësime fetare e “aktivitet kulturore” me fëmijë të mitur, vajza të mitura, të varfra e jetime nga pasojat e luftës duke i paguar për vënieje ferexhe të cilën e kishte hedhur gjyshja ime para një shekulli. Shumë nga ato u keqpërdorën dhe asnjë dënim për ta. Këto shërbime nën maskën e fesë dhe fuqisë së dollarit bënë miq të shumtë nga radhët e “komandantëve” e “gjeneralëve” me të cilët bashkëvepruan në ndërtimin e xhamive dhe vendosjen e “mësuesve” me qëllim lulëzimin e rrymave ekstremiste fetare në të gjitha viset e vendit. Ndërtuan rreth 800 xhamia me burime financiare nga rrymat sektare fashiste islamike.

Frytet

Ideologjia dogmatike fashiste islame e kultivuar brenda këtyre rretheve dhe objekteve kulti filloi të jep fytet e para.

- Për ta ruajtur pushtetin grupet klanore partiake lidhin koalicion me grupin ekstremist fetar i cili bëhet edhe pjesë e qeverisë.

- Ky grup fyen çdo gjë kombëtare, fyen Shën Terezen, fyen Krye heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, fyen çdo shqiptar kudo që ndodhet mu në parlamentin e Kosovës. Nën maskën e imuniteti të deputeti këta suriganë kurrë nuk patën punë me prokurorë shteti.

-Nga Kosova në Siri bëhen pjesë e ISS qindra të rinj nga të gjitha viset shqiptare, vetëm nga Drenica diku 50 ISS të armatosur në Siri, kur dihet se ky rajon ishte i varfër por jo në shërbim të sekteve e shërbimeve të huaja armiqësore.

-Mësueses (hoxhonicë) me burkë i dorëzohen fëmijët nga prindërit e pa përgjegjshëm e të mashtruar. Në Turqi në shkollat publike nuk lejohet asnjë rit fetar as veshje religjioze, as shamia. Kam vizituar me grupin e mësuesve austriak disa shkolla në Stamboll e rrethinë. Lexojeni çka thotë Ataturku për shkollën, fenë dhe kombin.

Shihet:

Sot në Kosovë paguhen me mijëra klerik për shërbimet e tyre antikombëtare për të cilët nuk dihet origjina e shkollës së kryer dhe nuk kërkohet asnjë kriter i njohurive të tyre mbi historinë dhe gjuhën shqipe. Shumica e tyre nuk dinë të shkruajnë e flasin shqip.

Në shërbim të tyre disa pseudo intelektual, mësues, avokat, mjek të cilët shkojnë me ibrik abdesi në punë publike i paguar nga djersa e qytetarit.

( Në radhë për pagim tatimi për shtëpi pritej, dëgjojmë: Tani vjen vëllezër, ka shkuar ta falë drekën. Dhe ne heshtëm, ku të ankohesh!!! E tmerrshme! Ose, specialisti me mustaqe (bile edhe drejtor), shkon të falet kur plaka 80 vjeçare pret tri orë para dere, e tani duhet të pres derisa të falet “specialist” në kohën e paguar nga shteti....) Këto sekuenca janë personale të autorit për një kohë të shkurtër në pushime ). Kush do të jeton në vendin ku askush nuk jep llogari askujt! A ka perspektivë ai vend!!

Shërbimet sekrete nuk flenë, as langonjtë e tyre. Ata mbjellin farën e urrejtjes ndaj vlerave të figurave madhore kombëtare. Dhe, nuk është e rastësishme as shembja e statujave dhe lapidarëve të heroit Idriz Seferi në Malet e Zeza, patriotit Zejnullah Halili në Kokaj, shkrimtarit dhe heroit Shtjefën Gjeqovit në Zllakuqan, aty ku festohet 120 vjetori i shkollës shqipe... Nuk është e rastësishme as njollosja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto veprime ushqehen nga mosveprimi i ligjit në Kosovë ku asgjë nuk është e mbrojtur, as vet figurat që janë simbol i identitet tonë kombëtar në botë, as vet jeta jonë.

“Anarkia ekziston atëherë kur nuk ka parlament, legjislativ apo ligje. Është më e keqe se sa tirania” (Nga: Leksikoni i analizave filozofike)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks