SHKRIMI
e premte, 13 dhjetor 2019

REXHEP KASUMAJ: DY FUSHA TË LARGËTA DHE NJË E TRETË NË MES

Berlin, 24 Korrik 2019:

1.

Ndërsa rilexoja mitet e lashtë, do ndaloja dy-tri herë tek "Fushë e Elizeut".

Ashtu si gjithë mitet, të çlironte nga realiteti profan e i mërzitshëm. Botë e tyre është plot jetë, hije, dritë, mner, mort, pavdekësi, rilindje, mundësi dhe kohë e pafund...

Natyrisht, nuk bredhja Elizesë, nuk sodisja bukuritë e kësobotshme parisiene. Ishte një përjetim më i thellë imagjinar.

Fushat e Elizeut, thoshte libri, gjendeshin në botën e përtejjetës ku preheshin shpirtërat e njerëzve të drejtë.



2.

Ndalova e mendova me pak trishtim. Nga njëjtësi e emrit apo vendzënjës së tyre në hemisferën perëndimore të rruzullimit, një aluzion, poaq fryme mitike, ftillohej ngadalë.

Dhe, disi vetishëm, në fantazinë krijuese ngjizej ekzistenca paralele e dy fushave: e andejmja dhe e këtejmja në përballjen e vështirë ku e dyta mposhtej vazhdimisht...E midis tyre, si mes jetës e vdekjes, vuante heshtjen e pakuptuar nga askush dhe një tjetër, humbësisht e tretur...

Ndaj dhe të dyjat bashkë më kujtojnë vargun e këngës së moçme epike, gati funebre:

"Oj Kosovë, ti fushë e gjânë,

pse kaq shumë vajton..."!

Të këngës për fushëdhimbjen, sepse më parë se FushëKosovë, ajo mund të quhet pikërisht kështu: Fushëdhimbje! Për një Fushë të pafaj, të munduar, të prerë rrite e të harruar shekujsh nga gëzimet e jetës...

Dhe në vajin e lulëkuqeve të saj kishte nismën, përcytjen, dorëfshehtën, prapaskenat a thikën e mbuluar nga palët e frakut të zi, pikërisht kjo fusha e mbidhéshme e Elizesë.

Si ndodhi, prandaj, që shpirtërat e saj të këndejjetës ishin kaq të ultë. Kaq jetëvrasës. Krejt mnere e ligësi të pabesë...

3.

Kthjellësia e gjykimit historik, nuk turbullohet dot nga lojë e dyfishtë: Marsejezë për vete e gropë varri për të tjerë.

Mjaftonte, pra, që një populli të vetëm t'i ketë vënë prangat e gjeopolitikës për t'u cilësuar e tillë. Dhe i kishte vënë, njëmend, Arbërit në fillimshekullin e ikur duke e larë në gjak e lot...

Madje dhe 100 vjet pas, përhihen sërish maskat e vjetra. Lumi Ibër kumton gjithçka. Dhe dëshmon poashtu më shumë se gjithë kronikat për ngjyrën e tij...

Shpirtërat e drejtë të Elizeut do jenë prekur, tronditur e pikëlluar përsa kanë marrë lajmet e liga. Por ata s'mund të flasin nga largësia e shurdhër e Tokës dhe Kohës.

Krejt ç'mund të bëjnë është t'mos u lënë vend fantazmave çnjerëzore të Fushës së Sipërdhéut!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks