SHKRIMI
e martë, 12 nëntor 2019

SHERADIN BERISHA: SAMI LUSHTAKU DËSHMITAR I 4-5 KAPSVE TË SHTETIT, QË KONTROLLOJNË ҪDO GJË NË KOSOVË! KUSH JANË ATA?!

Pashtriku, 4 tetor 2019: Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pas vendimit të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, për shkarkimin nga pozitat publike dhe partiake të anëtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit, në një prononcim publik ka deklaruar:

“Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nga të gjitha nëndegët dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre për mospunën time”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me këtë rast z.Lushtaku ka thënë se nga PDK-ja duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët sipas tij: “kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Në çdo shtet të botës demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia, Sami Lushtaku do të ishte dëshmitar i prokurorisë për hetimin e atyre 4 - 5 personave, të cilët kontrollojnë çdo gjë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit!

---------------

Tani shtrohen pyetjet:

1. Pse nuk është thirrur Sami Lushtaku nga prokuroria për të dëshmuar për këta 4 - 5 persona të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë?

- Përgjigjia: sepse drejtësinë siç thotë Lushtaku e kontrollojnë pikërisht këta 4 - 5 personat e PDK-së!

2. A mund të jenë këta 4 - 5 personat e PDK-së, që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, anëtarë të thjeshtë të kësaj partie?

- Pergjigjia: jo, në asnjë rrethanë këta nuk janë!

3. A mund të jenë këta 4 - 5 personat e PDK-së, që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, kryetarët e nëndegëve apo të degëve të partise?

- Përgjigjia: jo, në asnjë rrethanë këta nuk janë!

4. Atëherë kush janë këta 4 - 5 personat e PDK-së, që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë?!

- Pergjigjia: pa dikutim janë krerët e PDK-se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, vetë Sami Lushtaku, Enver Hoxhaj etj., ndërsa ata që janë përfshirë e përmendur në bisedat telefonike të Klanit PRONTO, janë argatë të kësaj kokë kriminale!


Prandaj ky soj politikanësh nuk duhet të votohen me 6 tetor!


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks