SHKRIMI
e martë, 12 nëntor 2019

SKËNDER SADRI KAPITI: ARSYET PSE FITOI VETËVENDOSJA DHE ALBIN KURTI

Durrës, 11 tetor 2019: Arsyet pse doli A.Kurti dhe Levizja “VETËVENDOSJE” si forcë e parë politike në Kosovë përsëri me 6 Tetor 2019 , janë po ato që e nxorën si parti politike më të votuar edhe me 11 Qershor 2017. Ajo edhe atëhere fitoi zgjedhjet, dhe arsyet jane pothuajse të njëjta, dhe të cilat i pata botuar në shkrimin me titull:l “Kosova votoi për një Politikë të Re dhe për një Kryeministër të Ri” i shkruar me dt. 16 Qershor 2017 dhe botuar menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te dt. 11 Qershor 2017.

Si shkrim dhe si titull vlen edhe pas dy vitesh, vlen edhe sot për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre të datës 6 Tetor 2019. Ai shkrim vlen pra edhe për sot, pasi atë e verteton edhe rezultati i verdiktit dhe i vullnetit të sovranit, i popullit të Kosovës, i cili ia besoi përsëri votën dhe qeverisjen “VETËVENDOSJES” dhe Albin Kurtit

Ky shkrim i kushtohej fitores se “VETËVENDOSJES” të para dy vitesh, por qe ne ate kohe dy aleatet e VETVENDOSJES, AAK dhe NISMA e tradhetuan VETVENDOSJEN dhe bene aleancen PAN me PDK thaciste dhe me Behxhet Pacollin.

Rezultat i kesaj akrobacie dhe matrapzlleku politik e të paturp, gjendja në Kosovë vetem sa u perkeqesua, u rrit krimi,hajnija,papergjegjshmeria, korrupsioni dhe zhvatja e grabitje e parase publike, pasurive kombetare dhe hajnija e admistrastes burokratike dhe te tejngopur me poste parazitare e të mbushur me injorantë e të korruptuarish.

U formua një qeveri me lloj-lloj ministrish, me dhjetra e dhjetra këshilltarë e pseudokëshilltarë, me mbi 80 zëvëndës ministra dhe me lloj-lloj fantastrukturash, dikasterash e drejtorish tërësisht burokratike e të panevojshme që si shpërblim morën edhe rritje pagash por edhe benefite e shpërblime të tjera.

Për pasojë të jo vetëm të këtyre por edhe të rritjes së varfërisë, papunësisë dhe të humbjes së besimit dhe të shpresës se qytetareve ky kualicion mori një ndëshkim shumë të madh tani me 6 Tetor 20198.

Me 6 Tetor populli shqiptar i Kosovës, mëncuaria dhe pagabueshmeria e tij ia beson edhe kesaj radhe te drejten per te qeverisur përsëri “VETËVENDOSJES” si forcë e parë politike në Kosovë.

Ja më poshtë dhe shkrimi im i datës 16 Qershor 2017 me titull:

“Kosova votoi për një Politikë të Re dhe për një Kryeministër të Ri”

Zgjedhjet në Kosovë me 11 Qershor 2017 treguan nivelin e lartë të pjekurisë dhe të mënçurisë politike të votuesit në Kosovë, i cili u soll dhe zgjodhi ashtu si votuesi amerikan dhe ai francez që votuan dhe zgjodhën politikën e re dhe presidentët e rinj, duke ndëshkuar politikat e vjetra apo elitat dhe establishmentin politik.

Pra ashtu si në SHBA ku fitoi Lëvizja e Donald TRUMP dhe në Francë ku fitoi “Marshimi” i Emmanuel MACRON, edhe në Kosovë fitoi Lëvizja “Vetëvendosja”e Albin KURTIT, ku zgjedhesit në Kosovë votuan për një Politikë të Re dhe për një Kryeministër të Ri, pra për një politikë dhe për një qeverisje ndryshe. Arsyet se përse shqiptarët në Kosovë e votuan “Vetëvendosjen” si forcë të parë politike janë këto:

1-Partitë politike ,PDK dhe LDK, e kanë sunduar skenën politike në Kosovë që nga Çlirimi i saj e deri më sot, dhe kjo, por sidomos bashkëqeverisja e tyre e fundit i diskreditoi dhe i konsumoi së tepërmi të dyja ato parti, pasi dështuan në luftën kundër krimit dhe korrupsionit; dështuan në ndërtimin e demokracisë dhe “shkelqyen”në mosfunksionimin e saj dhe te ligjit, gjë e cila bëri të kundërtën: instalimin dhe perfeksionimin e korrupsionit në sistem dhe infektimin e rëndë të këyre dy partive politike të të dy kryetarëve të tyre si Hashim Thacin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK së me krimin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë kombëtare të tyre.

2- Atyre u munguan kapacitetet politike, juridike, intelektuale, profesionale, diplomatike dhe patriotike; si dhe iu mungoi përgjegjësia, përkushtimi dhe vullneti politik për ndërtimin e një shteti ligjor modern dhe me standarte demokratike, gjë e cila bëri të mundur edhe mosliberalizimin e vizave për në BE.

3-Dështuan në aspektin e ndërtimit të një sigurie dhe mirëqënie ekonomike dhe përkujdesjeje sociale dhe punësimi gjë e cila rezultoi me eksodin e madh të qytetarëve nga Kosova drejt BE-së.

4- Politikës apo elitës politike që e dominoi Kosovën iu konsumuan të gjitha akrobacitë e pazaret e politikës së interesit personal, nepotik, klientelist e klanor si dhe të gjitha mashtrimet e gënjeshtrat politike e publike.

5- Politikën PDK-LDK e diskredituan dhe dy marrëveshjet me dëm të jashtëzakonshëm të prestigjit dhe të interesit kombëtar si: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, duke u ekspozuar kështu edhe si një politikë kundërpatriotike.

6- Votuesi kosovar votoi për një politikë të re, për klasën e mesme, për një rrugë të mesme kundër monopoleve korruptive politiko-ekonomike dhe polarizimit të shoqërisë në një pakicë të pasurish dhe një shumice të varfër dhe të papërkrahur; populli i Kosovës votoi për një politikë antikrim dhe antikorrupsion.

Pra, votuesit në Kosovë ndëshkuan politikën e vjetër e të dalë tashmë jashtë mode, ndëshkuan politikën e parazitizmit; politikë e cila u ndëshkua për mungesën nga ana e saj të disiplinës dhe respektit ndaj parimeve dhe vlerave kombëtare dhe demokratike. Dhe prandaj publiku ia besoi kështu politikën dhe qeverisjen një politike të re, asaj të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit e cila ka bërë gjatë gjithë kohës një opozitë të fortë, reale, të sinqertë me popullin dhe që ka pasur guximin dhe kurajon për të thënë të vërtetën dhe për ta mbrojtuar atë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, të shtetit dhe interesin kombëtar.

Ajo gjithnjë ka kërkuar ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë dhe kombëtarizmin; për të bërë reformimin e shtetit dhe të shoqërisë me reforma moderne dhe reale; duke u përballur guximshëm me politikën e pushtetit i cila ka përdorur përveç të tjerash kundër saj edhe dhunën, edhe hipokrizitë: që dështimet, gabimet dhe fajet e veta t’ua faturonte atyre të cilët nuk kishin faj, pra opozitës ,”Vetëvendosjes”.

Këto i konstatoi votuesi në Kosovë dhe prandaj votoi patriotizmin real, ndryshimin, të renë dhe perspektivën, ligjin dhe demokracinë, pra “Vetëvendosjen”, e cila ka treguar se: si të parin parim dhe premtim ajo ka interesin publik dhe atë kombëtar.

(Shkruar nga Skënder S.KAPITI Durrës, 16 06 2017).

Dhe me 6 Tetor 2019 Gjykatësi popull me votën e tij e votoi pra përsëri “VETVENDOSJEN” e Albin Kurtit , kjo po për ato arsye si të 2 viteve më parë, si dhe për faktin pra se ajo nuk ka mbi supe dhe nuk është e ndotur nga qeverisja e pushtetit qëndror, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe nuk është e infektuar nga pushteti ,korrupsioni, hajdutëria, zullumi dhe as nga tradhëtia publike dhe e interesave kombëtare ashtu siç janë komsumuar me këto akuza , sjellje e vepra partitë e tjera politike të cilat morën ndëshkimin e meritruar me 6 Tetor 2019.

Qëndrimi i “VETEVENDOSJE”-s ka qenë i papajtueshëm me filozifinë e keqpushtetit të PDK-se, si kur ajo keqqeverisi së bashku me LDK-në e Isa Mustafës ashtu edhe kur ajo keqqeverisi së bashku me AAK dhe NISMA-n. Ajo ka qenë kundështar i vendosur dhe i palëkundër kundër pushtetit oligako-korruptiv të tyre, kundër pushtetit autokratik e personal të PresIdentit Hashim Thaçi, kundër tradhëtive e pazareve me trojet e me territoret, kundër ndarjes së Kosovës.

Prej vitesh , qe nga formimi i saj, VETVENDOSJA ka qenë opozita më e besueshme në betejën politike të saj kundër krimit të organizuar, korrupsionit, hajnisë dhe tradhëtisë publike të të gjitha pushteteve që kanë qeverisur Kosovën.

Prandaj votuesi inteligjent kosovar votoi për më të mirën, për ndryshimin,votoi për VETVENDOSJE-n , votoi për Republikën, për shtetin ligjor dhe të së drejtës;votoi për antikorrupsionin, për konsolidimin e pavarësisë e të demokracisë dhe për integrimin e Kosovës.

Le të besojmë dhe le të shpresojmë për ndryshimin përmirësues dhe çmontimin e ndëshkimin e sistemit oligarko-korruptiv,mafioz dhe hajdutokrat.

Le të shpresojmë e të besojmë për çlirimin e energjive politike, patriotike dhe të intelektualizmit të vërtetë e pozitiv.

Urime “VETËVENDOSJES” dhe Albin Kurtit


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks