SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

Prof.Adem Gavazaj: I vonuari gjithmonë ka paguar çmimin e vonesës!

Prizren, 12 nëntor 2019: Ftesat që po marrin udhëheqësit dhe luftëtarët e UÇK-së nervozojnë. Këto ftesa nga prokuroria e Gjykatës Speciale duhet të kuptohen si ftesa për tu gjykuar njerëzit që kanë prishur rendin e ri botëror të njerëzimit. Kështu do të thoshte edhe Yuval Noah Harari historiani më me ndikim tek pushtetarët politik, ideologjik e ekonomik, të botës së sotme.

***

Këso far ftesash, kanë marrë e do të marrin:

1)Të gjithë të “fuqishmit”, nëpër botë që iniciojnë luftëra, ose që i kundërvihen me forcë iniciuesve të luftërave,

2) Do të marrin ftesa të gjithë të fortët politik nëpër shtete të ndryshme që lejojnë, me kriminalitetin, imoralitetin dhe hajdutërinë e tyre varfëri ekstreme në popull.

Tre problemeve më të mëdha botërore që janë:

1. varfëria ekstreme,

2. lufta dhe

3. epidemitë - duhet të mos ndodhin, sepse zhvillimi i sotëm teknik dhe teknologjik nuk len vend për to, - shkruan Yuval Noah Harari në librin e tij “Homo Deus”.

Mbrojtësit në këtë kohë të dukurive siç janë varfëria, lufta, epidemitë janë politikanët, të cilët, si të tillë duhet të izolohen ose duhet të frikësohen, do të thoshte Harari. Parimin për izolimin ose frikësimin e këtyre tipave, të fuqishmit e rendit të ri botëror e kanë vënë në jetë dhe është funksional.

Kjo e vërtetë, e vënë në jetë nga rendi i ri botëror po shihet shumë qartë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në Kosovë u “detyruan” deputetët të votojnë Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë dihej se do t'i dënonte ose frikësonte udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së. Megjithatë forcat latente të rendit të ri botëror, i bënë më të zëshëm, deputetët që kishin ardhur në parlament nga rrjedha e UÇK-së, që ta votonin këtë gjykatë.

Edhe në Shqipëri u “detyruan” parlamentarët, nga forcat latente që ta votojnë reformën në drejtësi edhe pse e dinin të fortët e politikës se, ajo reformë do ta dëmtojë shtratin e tyre, të kriminalitetit, hajdutërisë dhe imoralitetit.

Gjykata Speciale për UÇK-në (Krimet e luftës) në Hagë, e iniciuar nga rendi i ri dhe e votuar nga Parlamenti i Kosovës po ec rrugës për dënimin ose frikësimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Po bënë ftesa, ndoshta kanë mbet edhe pak ftesa dhe do të fillohet me gjykimin e aktakuzave të ngritura si kundër vënës të iniciuesve të luftës në Kosovë…

Edhe reforma në drejtësi e iniciuar dhe e imponuar nga të fuqishmit e rendit botëror në Shqipëri, nuk ka të ndalur… Këtë konstatim po e thonë të fuqishmit e rendit të ri botëror. Ata po thonë se Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur dhe shumë shpejtë do të japë shqiptarëve, sistemin gjyqësor që meritojnë… Në Shqipëri Reforma në drejtësi është e orientuar kundër varfërisë.

Dihet dhe shihet shumë qartë nga të gjithë, se varfëria,në Shqipëri është pasojë e më të fuqishmëve të politikës.

Me dënimin ose frikësimin e pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë Rendi i ri botëror tregon se nuk dënohen vetëm iniciuesit e luftës por edhe kundër vënësit e luftës së iniciuar.

Me reformimin e drejtësisë në Shqipëri do të dënohen pushtetarë të fuqishëm të lidhur me kriminalitetin, hajdutërinë dhe imoralitetin.

Me veprimet dhe sjelljet e tyre, politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri, shqiptarët, janë vonuar në kuptimin e rendit të ri botëror. Dihet çdo vonesë ka çmimin e vet. Kësaj radhe vonesën për moskuptimin e programit të ri botëror për njerëzimin do ta paguajnë vet politikanët shqiptar, e jo populli si përherë. Çmimi: ose do rrinë në burg, ose do të frikësohen se do ti shtinë në burg. Fatkeqësi për udhëheqësit dhe luftëtarët e UÇK-se. Nuk kanë pasur ata zgjedhe tjetër. Por rendi i ri është ky. Kjo fatkeqësi e tyre do të lexohet krenari-lavdi për ta.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks