SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

REXHEP KASUMAJ: KONVERTITËT (Një soj zhbirues)

Berlin, 16 nëntor 2019:

1. Traditë mjegullnaje

Në Prishtinën e vjetër, madje dhe n'kasaba të tjera, elita e zotnive, për tu dicerencuar nga "qyli" e plebsi, flisnin turqisht në shtëpi, Dhe, ashtu, identifikoheshin me Entitetin supranacional osman.

R
udimentë të tillë kishin rrugëtuar deri vonë. E sot gjithnjë. Privilegji ishte qendërshtysa e njëjtësimit me perandorinë, atëherë - dhe transformimit fiktiv në perandorinë tjetër jugosllave, më vonë!

Por kur mimikria është e gjatë, shekuj e tillë, ajo shndërrohet në pjesë të qenies. E dyzon atë deri në kufijtë e shfytyrimit. Megjithatë, substanca etnike, e spostuar pak, ruhet përherë në arkivin shpirtëror.

2. Evokim...

E kujtoj dhe rrëfej shpesh me humor një fragment interesant, që do rreket të shpjegojë këtë fenomen të pështirë.

Ishte përvjetori i Universitetit të Prishtinës. Nuk e di pse, por rastësisht, me një kolegun e redaksisë turke A. B., do uleshim kalimthi në kafenenë e këndshme që aherë quhej "Tre sheshirat", tashmë e zhdukur bashkë me kujtesën e një kohe të madhe...

Por, ambienti komod, eleganca e shërbimit dhe, natyrisht, birrat e Pejës shoqëruar nga peshq të fërguar, u bënë shkak-fajtorë, që ndenja të zgjaste më shumë.

3. Filli i temës

Dhe këtu niste fillesa e shkrimit. Drama e paharruar e një konvertiti tragjik. E tillë, ajo ende bën metaforën e temës ndër vite.

Ndërsa këmbenim mendime për artin, poezinë (se poet ishte), vrushkujt e ftohtë e shkumëzues, turbullonin gjakun ngadalë. Dhe kthjellësinë e arsyes. Asaj që dhunohej e mezi mbahej, në shfaqjen e kurdisur.

Dhe pastaj, papritur, do ndodhte prerja, transmigrimi etnik: herë në njërën, realen e herë në tjetrën, maskën e saj.

4. Drama...

Rrjedhimisht, bashkëndenjësi im përsa kohë ishte esëll, pohonte gjithë patos të ishte turk. Po më pas, kur "uji i bekuar" do shtohej, fliste butësisht, me dhimbje e syveshur: rikthehej përmallshëm në "origjinën" e braktisur. E më thoshte: po çfarë turku i shkretë unë, ore! Shqiptar jam e kemi qenë gjithmonë. Po, ashtu është pra, ia ktheja qetësisht, ndërsa shihja vështrimin e tij mjegullor. Kjo është e vërteta, i thoshja. E di dhe kuptoj plotësisht transforminin, gëzofin e ri lukrativ...

Mirëpo, ndërkohë, do të pasonte sërish një rrotullim prapa, në krahët e species shndërrimtare. Të krijesës amorfe që këmbente votër e emër për hir të një ledhatimi: të pushtetit serb që desh të paksonte dominimin absolut shqiptar në Kosovë.

Dhe ndaj, posa mendoja se e "ribëja" shqiptar, ai ikte e tretej përsëri. Dhe tretej në një vendçlirim të bukur: në toalet. Vente, villte, freskohej e kthjellohej...E kur kthehej prapë në tryezë, përpiqej të formonte një pamje të stisur e serioze. Dhe solemnisht deklamonte: unë jam turk!

Atëherë s'do duroja dot e do ia përplasja në ftyrë: po ti i nderuari A., a s'ishe pak më parë shqiptar? Madje i madh. Plot pendesë, bindje e përmallim. Vallë në "qenef" ndrrove lëkurë e u bërë sërish turk? I bie tani që s'je veçse një "turk qenefi"... Pse jo. Identitet i admiruar. Erëmironjës. I kulluar. Me të ardhme të ndritur si ky diell i lehtë vjeshtak.

U hidhërua pak. Më shikoi sikur kërkonte mirëkuptim. Por nuk foli asgjë. Thërritëm garsonin dhe ikëm!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks