SHKRIMI
e mërkurë, 22 janar 2020

SHERADIN BERISHA: SI TË SHPËTOJMË E TË LIROHEMI NGA KËTA POLITIKANË GËNJESHTARË, HILEÇARË E GRABITÇARË?!

Pashtriku, 24 nëntor 2019: Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se "elita politike" shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo 'specie' si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë.

Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët.

Qytetarët (kjo 'turmë' e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykon me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!

***

Në janar të vitit 2015, mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita (VV, AAK, NISMA) po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!


Tani shtrohet pyetja:

Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin "Skënderbeu", për ta mundur të keqen?!


A e dini Pse?!

Sepse ky popull përveç pozitës (PDK - LDK), realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, sic ishin Ramush Haradinaj i AAK-ës, Fatmir Limaj i NISMËS etj)!


Shpresa - thonë - vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t'ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur...!

***

Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 - 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:

"Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë - si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?"


Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë sinqerisht, se, si të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë hileqarë e të pangopshëm?


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks