SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

DILAVER GOXHAJ: SA TË VËSHTIRË E KEMI TA PRANOJMË TË VËRTETËN!

Tiranë, 9 dhjetor 2020: Duke lexuar shkrimin “30 vjet nga themelimi i PPD”, shkruar nga znj. Diana Toska, më ngjalli kërshërinë dhe interesim për faktin që ajo thekson, se një vit pas krijimt të saj, PPD hyri në zgjedhje dhe fitoi për herë të parë 23 deputetë në parlamentin e Maqedonisë. Dhe, duke lexuar më tej, mësojmë faktin tjetër, se PPD lindi dhe fitoi në kushtet e një agresiviteti të egër shovinist të forcave politike shtetërore dhe strukturave të ndryshme shoqërore në Maqedoni; lindi dhe fitoi kur pushtetarët dhe politikanët shovenë maqedonë i quanin shqiptarët “myslimanë të rënë gabimisht në Maqedoni nga qielli”; kur bëhej thirrje që “Maqedonia të pastrohej nga shqiptarët”; kur ishte aktuale mos lejimi i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe etj.

Dhe, nën atë terror shtetëror të jashtëzakonshëm, PPD e udhëhequr me guxim prej z.Nevzat Hahili arriti jo vetëm që i faktorizoi shqiptarët nën pushtimin maqedonas, por haptazi pat kërkuar edhe një referendum për ndarjen e Maqedonisë dhe bashkimin e pjesës shqiptare me trungun amë: Kosovën dhe Shqipërinë.

Si rrjedhojë, artikullshkruesja më nxiti të verifikoja datat e krijimit të partive politike në Shqipëri e Kosovë në kushtet e hapësirës së pluralizmit politik, si dhe ngjashmëritë në programet e tyre. Dhe na rezulton, se Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar 3,5 muaj më herët se PPD, ndërsa në Shqipëri Partia Demokratike është krijuar 8 muaj pas PPD.



Nevzat Halili


Por, po të shohim kushtet politiko-shoqërore të themelimit të LDK në Prishtinë dhe PD në Tiranë, në krahasim me PPD, ato të dyja e kanë pasur rrugën bulevard, pa asnjë pengesë dhe, njëkohësishtë, anëtarësitë e dy të parave ishin të konvertuarit nga komunistë në demokratë nën përkrahjen e pushtetit shtetëror, ndërsa PPD ishte kryesishtë me anëtarësi nga shtresat më revolucionare të popullit shqiptar në Maqedoni e në kushtet e terrorit shtetëror.

Po ashtu, nëse krahasojmë edhe programet politike të tyre, janë si nata me ditën. Në programin e LDK thuhej: “Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit.”

Ndërsa në programin e PD në Shqipëri thuhej: “Partia Demokratike e Shqipërisë lufton për të drejtat e njeriut, pluralizmin politik, lirinë e fesë, lirinë e fjalës, dhe për një Shqipëri më të mirë e të zhvilluar dhe me orientim perëndimor europian.”

Ndryshe nga LDK dhe PD e Tiranës, në programin e PPD thuhej: “Kërkojmë status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni me nacionalitetet e tjera.” Dhe këtë status ua kërkonte me këmbëngulje mohuesve të të drejtave të shqiptarëve edhe pse janë shtetformues.

Bazuar në këto krahasime PPD-ja rezulton themeli i pluralizmit të të gjitha viseve shqiptare, e cila duhet të merret si model, pasi kërkonte shtetin ligjor demokratik në kushtet e një shteti nacional-shovinist, kurse PD dhe LDK kërkonin thjesht pushtet dhe asgjë tjetër, sikundër ka treguar kjo periudhë 30 vjeçare. Nevzat Halili, me guximin e tij politik arriti që si kurrë më herët të frymëzojë e të kthejë në vendlindje pothuaj të gjithë shqiptarët emigrant të Maqedonisë, për të mbështetur partinë e parë shqiptare në zgjedhjet e vitit 1991, si dhe kërkoi publikisht autonomi të shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë nismë, Nevzat Halili, zhvilloi edhe një referendum, por nuk u jetësua, prandaj dhe në vitin 1994 u largua nga kreu i partisë. Që do të thotë se asnjë kryetar partie shqiptare ende nuk e ka arritur këtë nivel prej demokrati të vërtetë.

Duke i bërë evidente kushtet në të cilat u themelua PPD e udhëhequr nga Nevzat Halili, programin e saj politik, faktin që qysh në zgjedhjet e para ajo fitoi 23 vende në parlamentin e Maqedonisë;

- kthimin e madh të mërgimtarëve në vendlindje për të mbështetur partinë e parë shqiptare në zgjedhjet e vitit 1991;

- nismën për autonomi të shqiptarëve në Maqedoni, atij i duhet kënduar kënga ngjashëm sikundër bëri Naim Frashëri për Shkollën e Parë Shqipe pasi, në kushte të ngjashme si ajo shkollë, u ngrit dhe fitoi edhe PPD e kryesuar nga Nevzat Halili, prandaj ia vlen t’i themi:

Lumja ti, moj PPD, o lule,

që le pas shoqet e tua,

si trimi në ballë u sule

ta paçim për jetë hua!


Kushdo që është sot burrë,

Dhe shqiptar i vërtetë,

Emërin e Nevzatit s’e fshin kurrë,

Dhe nderi i rron për jetë.

* * *

Në vijim të shkrimit të saj, zvj. Toska thotë edhe një tjetër të vërtetë: “Pikërisht në kohën kur shqiptarët kishin nevojë për unitet më të madh për ta luftuar nacionalizmin antishqiptar, nga Shqipëria, përmes Televizionit Shtetëror Shqiptar, në adresë të PPD-së dhe liderit të saj, u hodhën dyshime e akuza, të cilat jo vetëm që lënduan dhe futën përçarjen dhe ndasitë në lëvizjen e parë shqiptare... u defokusuan dhe filluan të merren më shumë me veten, me pozicionimin dhe dominimin, brenda për brenda korpusit shqiptarë.”

Por unë do të thoshja se znj. Toska na thotë veç gjysmën e së vërtetës. Ajo nuk i thotë lexuesit se Sali Berisha e bëri atë diversion në bashkëveprim me Arbër Xhaferrin dhe grupin e tij, të cilët donin të eleminonin PPD thjesht për pushtet dhe jo për të drejta të shqiptarëve. Zonja Toska nuk e analizon se nga erdhi Arbër Xhaferri (dërguar posaçërisht nga Partia Demokristiane në Kosovë) dhe me kënd bashkpunoi kur Sali Berisha dërgoi në kongresin e PPD Ali Spahinë, Dylber Vrionin e Shaban Meminë dhe bashkë me Arbër Xhaferrin e klanin e tij përçanë PPD, ku me një pjesë të saj krijuan Partinë Demokratike Shqiptare. Ky akt ishte veprimi më antikombëtar për shqiptarët në Maqedoni, pasi pluralizmi politik në kushtet e një robërie është përçarje dhe jo faktor uniteti. Të njëjtën gjë bëri edhe LDK në Kosovë, e cila lindi si reaksion ndaj Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila kërkonte, si dhe PPD-ja, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kjo zonjë na thotë gjysmën e së vërtetës edhe për faktin tjetër, se është PDSH e Arbër Xhaferrit dhe e Mendu Thaçit që, kur shqiptarët në Maqedoni e panë se të drejtat e tyre për status të barabartë me maqedonët as që përmendeshin fare, krijuan UÇK-në dhe filluan t’i kërkonin të drejtat e tyre me armë, ndërkohë që PDSH e Arbërit dhe e Menduit jo vetëm që i quajti “njerëz të frustuar”, (ngjashëm i Ilir Meta atëherë kryeministër që i quajti “enveristë” dhe Fatos Nano e Sali Berisha i quajtën “folkloristë”), por edhe nuk dolën nga qeveria, por mbështesnin veprimet ushtarake qeveritare kundër shqiptarëve. Dhe ajo që ka ngelur enigmë është fakti: Si ndodhi që udhëheqja politike e Ushtrisë Çlirtimtare Shqiptare në Maqedoni ngarkoi si përfaqësues të saj në bisedimet e Ohrit Arbër Xhaferrin (?!) , atë që i quajti “njerëz të frustuar” dhe i luftoi bashkë me ushtrinë dhe policinë maqedone.

Por antishqiptarizmi ka shumë forma dhe nuk mbaron kurrë ndaj PPD. Pas 27 viteve, në 27.8.2017, anëtarësia e kësaj periudhe e PPD e shkrinë atë, duke i mohuar edhe emrin dhe e ndajnë në dy parti të tjera! Dhe sot, në 30 vjetorin e saj asnjë forcë politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri nuk shprehin asnjë fjalë mirënjohjeje për atë forcë politike, pioneria e vërtetë e pluralizmit politik shqiptar; po ashtu edhe për udhëheqësin e saj, Nevzat Halilin.

Ja, këta jemi ne shqiptarët, ku armik më të madh kemi vëllanë që përparon pozitivisht më shpejt se ne. Këtë e shohim këto ditë edhe në Kosovë, ku të gjitha partitë politike të atjeshme e urrejnë dhe po bëjnë të pamundurën që VV të mos e marri pushtetin, vetëm e vetëm, se ajo kërkon të ndërtoi një shtet të vërtet demokratik e ligjor në Kosovë.

Ja, këta jemi ne, ku heronjtë i kthejmë në baltë dhe baltën e bëjmë hero.

Të mos na vijë aspak keq nga këto fjalë.

Tiranë, 06 janar 2020

__________________

30 vjet nga themelimi i PPD

Shkruar nga: Diana Toska

http://www.kosovapress.com/sq/opinione/diana-toska-255/30-vjet-nga-themelimi-i-ppd-240299/


***

Shpallet Republika e Iliridës- Nevzat Halili President of ILIRIDA

https://www.youtube.com/watch?v=P48BeawvB9k


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks