SHKRIMI
e diel, 23 shkurt 2020

SHERADIN BERISHA: RITUALI MAGJIK I IBRAHIM RUGOVËS!

Pashtriku, 25 janar 2020: Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t'i radhisim, (pa i përsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete.

Ibrahim Rugova edhe në takime me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politik të z.Rugova, më së miri e shpërfaq Shkëlzen Maliqi, një mik i tij i hershëm, i cili e kishte shoqëruar gjatë një turneje politike në disa shtete perëndimore.

Shkëlzen Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar një ritual magjik, gjegjësisht një aftësi të panjohur të Ibrahim Rugovës.

Në qershor 1997, te revista „Zëri shqiptar“ Maliqi thotë (citoj): Gjatë takimeve, ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...” - përfundon citati. (Burimi: Revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).

Gjatë karierës politike,pak gjëra kanë ndryshuar në atë "pllakën monotone" të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulime në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm e monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë politike që proklamonte atëkohë në opinionin publik.



Ibrahim Rugova dhe Shkelzen Maliqi


____________________


SHERADIN BERISHA: BUJAR BUKOSHI - "SHKAKU KRYESOR PËR DËSHTIMIN PRAKTIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS ËSHTË IBRAHIM RUGOVA"!


http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9574


***


SHERADIN BERISHA: FADIL HYSAJ - "RUGOVA NUK NJEH KËSHILLË QË I VJEN NË GJUHËN SHQIPE"

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9567


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks